LIVE UPDATES
Bota

‘DW’: Si ia doli regjimi i Lukashenkos të shtypë protestat në rrugë në vjeshtën e vitit 2020?

9 August 2021, 07:59 Nga DOSJA
‘DW’: Si ia doli regjimi i Lukashenkos të shtypë protestat

Dhjetorin e kaluar pamje të tilla ishin pjesë e restrospektivës së vitit: protestat më të mëdha në Bjellorusi që nga pavarësia e Republikës, të ndezura nga Svetlana Tihanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika Zepkalo.

Njerëzit protestuan nga 9 gushti i vitit të kaluar në mënyrë të rregullt kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, që nxorrën fitues Aleksander Lukashenkon.

BE është e mendimit, se shumica e votuesve ia kishin dhënë votën një kandidateje tjetër: Svetlana Tichanovskajas. Bashkëshortja e një blogeri opozitar, Sergej Tihanovski u fut në fushatë në vend të bashkëshortit të saj të arrestuar.

Megjithëse fituesja me gjasë e zgjedhjeve duhet të shkonte disa ditë pas votimeve në ekzil, qindra mijëra vetë u grumbulluan në rrugë dhe kërkonin në mënyrë paqësore dorëheqjen e Lukashenkos dhe zgjedhje të ndershme.

Për shkak të masës së jashtëzakonshmë të njerëzve në protesta u përhap ndjesia, se regjimi do të merrte fund brenda ditësh ose pak muajsh. Shumë vetëve Lukashenko që pozonte me kalashnikov dhe jelekë antiplumb u dukej më shumë një figurë komike.

Një konkluzion i gabuar, siç u kuptua më vonë. Një këshill i thirrur shpejt i opozitës nuk mund t’i jepte më impulse lëvizjes protetuese. Shtyllat kryesore të regjimit, aparati i sigurisë dhe pushtetit i qëndruan besnike regjimit. Edhe grevat në fabrikat shtetërore, me rëndësi për Lukashenkon ishin më të vogla se pritej.

Nga ana tjetër Rusia – në një union me Bjellorusinë u pozicionua, në fillim me gjysmë zemre pastaj plotësisht në favor të Lukashenkos.

Presidenti mundi të fitonte kështu kohë për kundërsulm. Maria Kolesnikova, që në fushatë zgjedhore drejtoi ekipin e ish-bankierit Viktor Babarikos, ndërkohë të dënuar me 14 vjet, e që pas largimit në ekzil të Tihanovskajas dhe Zepkalos në gusht 2020 u bë fytyra kryesore e lëvizjes protestuese, duhet të paguante një çmim të lartë për luftën e përbashkët.

Në shtator ajo u detyrua të largohej nga vendi, po për shkak se Kolesnikova e grisi pasaportën dhe nuk donte të largohej nga vendi, u arrestua. Këto ditë zhvillohet pas dyerve të mbyllura procesi kundër saj. Kolesnikovën e kërcënojnë 12 vjet heqje lirie.

Kështu regjimi i Lukashenkos ia doli të shtypë protestat në rrugë në vjeshtën e vitit 2020. Rrugët u boshatisën. Flamujt e bardhë me shirit të kuq, simbol i opozitës, të varur në shtëpi, të stilizuar në veshje apo të vizatuar në fytyra nuk u panë më nëpër rrugë. Pas kësaj fshihej ndërhyrja brutale e policisë. Ka pasur një numër të madh raportimesh për tortura, kampe të ngritura me shpejtësi, ku njerëzit mbaheshin në kushte të padurueshme, pa ujë e ushqim. Disa njerëz ndërruan jetë si pasojë e dhunës shtetërore. Raste të tilla vdekjeje nuk janë zbardhur deri më sot.

Perëndimi reagon me sanksione, Rusia me para për Lukashenkon

Bota shihte se si sunduesi bjellorus godiste me brutalitet kundërshtarët e tij dhe nuk lëvizi shumë nga vendi. Republika 9 milionëshe në Europën Qendrore iu la vetes. SHBA dhe BE reaguan me një spirale sanksionesh, por sipas një analize të Deutsche Welles, masat ndëshkuese e kanë goditur fare pak regjimin e Lukashenkos.

Präsidentschaftswahl in Weißrussland | Swetlana TichanowskajaNga ana tjetër pushtetmbajtësit në Minsk i erdhi një ndihmë zemërgjerë nga Rusia: Në fillim të verës Bjellorusia mori edhe pjesën tjetër të një kredie ruse në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Para gjashtë muajsh ishte paguar e njëjta shumë për Minskun. Megjithëse flitet, se Putini ka një marrëdhënie të vështirë me Lukashenkon, në takimet e fundit sundonte harmoni si kurrë më parë.

Bjellorusia “paralele” po shkatërrohet

Për katër vite mund të ndjeheshe i lirë në Bjellorusi e mund të bashkekzistoje me shtetin, pa t’u prerë rruga nga lakejtë e Lukashenkos. Shoqëria civile po lulëzonte, me teatro alternativë, shoqata artistësh dhe OJQ, edhe falë ndihmës nga perëndimi. Në vitin 2021 regjimi i ka vënë kyçin kësaj jete, që në Bjellorusi, quhej jeta paralele. Pika kulmore ishte në maj 2021, kur avionë ushtarakë bjellorusë detyruan një avion të Ryanair të zbresë në Minsk nën pretekstin e një bombe, por në fakt u arrestua blogeri i arratisur në Lituani, Roman Protaseviç. Blogeri i ri bashkë me Stepan Putilon drejtonte një nga kanalet më të suksesshëm në telegram Nexta me mbi 1 milionë ndjekës.

Russland Putin und Lukaschenko in SotschiE është pikërisht mbështetja kaq zemërgjerë e Moskës, që e bën Lukashenkon të ndjehet kaq i sigurtë saqë pas takimit në korrik me Putinin në Shën Peterburg ai filloi një valë represionesh kundër kundërshtarëve të tij, me kontrolle në të gjithë vendin e arrestime si tek OJQ-të ashtu edhe mes gazetareve e gazetarëve të paktë të pavarur në vend. Më 23 korrik për shkak të presionit shtetëror u mbyllën më shumë se 50 OJQ. Dhjetëra akivistë, reporterë dhe kulturbërës lanë vendin nga frika e raprezaljeve. E si e tregon edhe historia e sportistes olimpike bjelloruse, Kristina Timanovskaja, regjimi Lukashenko as nuk ka ndërmend të lirojë vidat./DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne bjellorusi protesta ne bjellorusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin