"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
SPAK në Kadastër, akuza për tjetërsim prone. Sekuestro tokës në Gjirin e Lalëzit
9 November 2021, 09:40Nga DOSJA
DURRËS– Prokuroria e Posaçme ka ‘zbarkuar’ sot në Durrës, duke ushtruar kontrolle në Kadastrën e qytetit dhe në banesat e 7 punonjësve të këtij institucioni. Përmes një operacioni të befasishëm, SPAK ka ushtruar kontrolle në banesat e punonjësve të Kadastrës Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja. Por i përfshirë në aksion ka qenë ish-regjistruesi të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë.
Mësohet se procedimi ka nisur në 2020 nga SPAK për falsifikim të pronave në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalzit. Zyrtarët e arrestuar po hetohen për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumentave dhe grupit të strukturuar kriminal. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një hetim të regjistruar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019 dhe hetimet kanë vijuar më pas nga SPAK. Pas operacionit të kësaj të marte SPAK vendosi nën sekuestro 190 mijë metra katror tokë në zonën e Gjirit të Lalzit që nga hetimet rezultojnë të tjetërsuara.
TIRANË– Ministrja për Energjitikën, Belinda Balluku ka deklaruar se naftëtarët e Ballshit do të marrin pagë nga buxheti i shtetit edhe për dy vite të...
BOLONJA – Karabinierët italianë ekzekutuan me sukses operacionin “Maffi” . 60 karabinierët e Bolonjas sekuestruan 7.5 kg kokainë dhe një parcel të mbjell...
TIRANË– Në komisionin e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi buxhetin e 2022, për të cilin tha se do të rrisë ndihmën ekonomike për d...
VLORË –Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.Tre automjete janë përplasur njëra pas tjetrës ku është plagos...
MAT – Sa herë bie shi, Mario Doka nga Fshati i Klosit i duhet të përleshet me rrëketë. Ai thotë se ato vijnë nga kanalet e papërfunduara të një degëzimi t...
TROPOJË-Forcat e policisë kanë qenë të pranishme paraditen e kësaj të marte pranë HEC-eve në Valbonë, në përpjekje për të zbatuar vendimin e Gjykatës së La...
TIRANË– Në rrugën e Elbasanit, mbrëmjen e djeshme ka nisur prerja e pemëve. Dosja.al ka siguruar pamjet nga ky aksion që nisi mbrëmjen e djeshme në k...
DURRËS– Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit lidhur me mashtrimin me TVSH, duke bërë që dëmi në buxhetin e shtetit ...