Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Cincinnati të Ohajos, SHBA, ku një djalë në moshën 4-vjeçare ka humbur jetën pasi ka gjetur një armë të mbushur me fishekë, të lënë të fshehur poshtë krevatit në apartamentin ku po qëndronte.

SHBA- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Cincinnati të Ohajos, SHBA, ku një djalë në moshën 4-vjeçare ka humbur jetën pasi ka gjetur një armë të mbushur me fishekë, të lënë të fshehur poshtë krevatit në apartamentin ku po qëndronte.
Sipas njoftimeve të policisë, vogëlushi Ceontay Miller Jr. ndodhej nën kujdesin e tezes dhe partnerit të saj, të cilët dyshohet se e kishin lënë vetëm me vëllain e tij 1-vjeçar, ndërsa fëmijët po shikonin televizor, raporton Daily Mail.
Në një moment, 4-vjeçari ka zbuluar armën poshtë krevatit dhe, teksa po luante me të, e ka drejtuar drejt vetes dhe ka tërhequr këmbëzën. Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin Mercy ëest, por mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
Ngjarja mori një tjetër kthesë tronditëse kur një fqinje gjeti vëllain e vogël, vetëm 1 vjeç, duke lëvizur i vetëm në korridorin e pallatit dhe të mbuluar me gjak. Gruaja, Latoya Davis, tregoi se kishte zbritur me nxitim për të ndihmuar dhe kishte telefonuar menjëherë urgjencën. Ajo u kujdes për foshnjën për më shumë se pesë orë, pasi kuptoi se ai kishte mbetur pa kujdestari.
Policia arrestoi Cameron Sanders, 25 vjeç, dhe Cekyiah Miller, 22 vjeçe, të cilët akuzohen për neglizhencë dhe vepra të tjera penale. Gjatë kontrollit në apartament, hetuesit zbuluan më shumë se 90 gramë kokainë, një armë tjetër zjarri të pasiguruar në një dollap kuzhine, si dhe prova të tjera që lidhen me posedimin e paligjshëm të armëve dhe trafikun e drogës.
Sanders përballet me gjashtë akuza, përfshirë vrasje të pavullnetshme, rrezikim të mirëqenies së fëmijëve, trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armës. Ndërsa Miller akuzohet për dy raste të rrezikimit të fëmijëve dhe trafik droge.
Avokatja e Miller ka pretenduar se klientja e saj nuk ishte në dijeni të armëve dhe drogës në banesë. Megjithatë, dokumentet e policisë tregojnë se ajo u kishte thënë më parë autoriteteve se partneri i saj kishte një armë.
Ndërkohë të arrestuarit ndodhen në paraburgim, teksa Sanders ka një garanci prej 82,500 dollarësh, ndërsa Miller prej 40,000 dollarësh. Ata pritet të dalin para gjykatës më 30 nëntor./Dosja.al
EUROPË- Pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë po ndihen gjithnjë e më shumë edhe në Gjirin e Finlandës.&...
RUSI- Pas sulmit të forcave ukrainase ndaj dy anijeve ruse në portin e Bengazit në Libi, Rusia ka paralajmëruar Ukrainën për paso...
TANZANI- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën turistike të Nungëi në Zanzibar të Tanzanisë, duke shkaktuar...
GJERMANI- E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ...
GJERMANI- Anketa e Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesionit (IAB) në Gjermani po zhvillon mundësinë p&...
LIBI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Libinë muajin e ardhshëm, për herë të parë në m&eum...
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor priten të takohen në Bruksel me datë 25 nënt...
GJERMANI- Autoritetet në Danimarkë dhe Gjermani janë alarmuar këtë të hënë pas disa kërcënimeve për...
ANGLI- Pesë nga nëntë ish-kryeministrat e gjallë të Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar kryeministrin Andy Burnh...
GREQI- Autoritetet greke janë vënë nën hetim të një adoleshenti 14-vjeçar pasi dyshohet se po kërkonte disa mëny...