LIVE UPDATES
Politike

"E trajtoni Parlamentin si partinë tuaj"/ Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi- maxhorancës: Të adresohen vërejtjet e KE-së

Gjatë fjalës së tij, Bardhi u ndal te mosmbledhja brenda afatit 3-ditor e Konferencës së Kryetarëve, sipas nenit 98 të Rregullores së Kuvendit, pavarësisht kërkesës së depozituar nga opozita më 16 nëntor.

24 November 2026, 10:50 Nga E. D
"E trajtoni Parlamentin si partinë tuaj"/ Debat për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, akuzoi mazhorancën për shkelje të Rregullores dhe mosrespektim të të drejtave të opozitës. Gjatë fjalës së tij, Bardhi u ndal te mosmbledhja brenda afatit 3-ditor e Konferencës së Kryetarëve, sipas nenit 98 të Rregullores së Kuvendit, pavarësisht kërkesës së depozituar nga opozita më 16 nëntor.

Ai deklaroi se vonesa përbën shkelje të Rregullores dhe dëshmi të mungesës së hapësirës për opozitën në veprimtarinë parlamentare. Demokrati kërkoi gjithashtu që raporti i Komisionit Europian për vitin 2026 të mos trajtohet vetëm si dokument politik, por si një dokument pune, mbi bazën e të cilit Kuvendi të hartojë një kalendar konkret për adresimin e rekomandimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga Brukseli.

Ai theksoi veçanërisht nevojën për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur si rast moszbatimin, sipas tij, prej pesë muajsh të vendimit për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Gjithashtu Bardhi i bëri thirrje drejtuesve të Kuvendit të reflektojnë, të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojnë të drejtat e opozitës, duke kërkuar një angazhim konkret parlamentar për adresimin e vërejtjeve të Komisionit Europian.

Fjala e Bardhit ne Konferencen e Kryetareve:

 Zoti kryetar, bëtë mirë që e referuat nenin 98. Neni 98 thotë që kryetari i Kuvendit, brenda 3 ditëve, mbledh Konferencën e Kryetarëve. Sot jemi në ditën e 9-të dhe ju, në shkelje të Rregullores, nuk kujdeseni as formalisht për të trajtuar një kërkesë që është e drejtë e opozitës. Pra, ju e mblidhni Konferencën e Kryetarëve kur të keni ju kohë, kur dëshironi ju, jo kur ju urdhëron Rregullorja e Kuvendit.

Kjo tregon se sa i respektoni ju të drejtat e opozitës dhe sa seriozisht e merrni, në fakt, raportin e Komisionit Europian. Nëse kishte një gjë që ishte krejt evidente, është se ju dhe nën drejtimin tuaj parlamentarizmi në këtë vend është hedhur në erë. Nuk ka kontroll parlamentar, nuk respektohen të drejtat e opozitës, procesin ligjvënës e bëni si të dëshironi ju: vjen ligji sot dhe për dy ditë e fusni në seancë plenare.

Keni kapur të gjitha institucionet përmes një procesi të njëanshëm të emërimit politik të titullarëve në çdo institucion. Pra, praktikisht, i keni vënë kyçin Parlamentit, e trajtoni Parlamentin sikur të jetë partia juaj. Në fakt, nuk është partia juaj, por institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi, që ka përfaqësimin e të gjithë qytetarëve mbi bazën e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të rezultatit të tyre, dhe ju duhet të respektoni hapësirën që i takon opozitës.

Tani, përpara se të kalojmë te shqyrtimi, unë dua një sqarim nga kryetari i Kuvendit: pse, me ndërgjegje, ka vendosur të shkelë nenin 98? Nuk është opsional. Këtu thuhet «brenda 3 ditëve», pra mund ta mbledhësh ditën e parë, ditën e dytë, por edhe ditën e tretë. Kërkesa është depozituar në datën 16. Sot është data 24 nëntor, pra ka tejkaluar çdo logjikë normale të trajtimit të një kërkese të opozitës.

Nuk ka nevojë të bëjmë shpikje, mjafton të shikoni se çfarë bën Parlamenti i Kosovës. Sot doli raporti, të nesërmen opozita paraqiti kërkesë për debat në seancë plenare dhe të pasnesërmen Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar progres-raportin. Këtu, kur gjithçka është normale, shkelim Rregulloren, shkelim të drejtat e opozitës dhe vijmë këtu e bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Unë lutem, së pari, që të kuptojmë se puna e komisioneve parlamentare nuk pengon punën e Konferencës së Kryetarëve. Pra, nuk është argument të thuash se unë shkela Rregulloren sepse ishte i zënë Ulësiu. Nuk qëndron. Ulësiu të vazhdojë punën e vet. Konferenca e Kryetarëve e mori Ulësiun, meqenëse është i pari nga kryetarët e komisioneve, pa një specifikë të caktuar. Pra, meqenëse është i zënë Ulësiu, po shkelim Rregulloren. Ky është thelbi i argumentit që ju jepni, zonja Peleshi, dhe kjo nuk qëndron aspak, sepse Rregullorja është Rregullore dhe duhet të zbatohet.

Pra, unë mora Ulësiun se nuk doja më mirë Milvën e me radhë, mora Ulësiun meqenëse ishte i pari. Po të thuash që ka qenë i zënë Ulësiu dhe unë shkela Rregulloren, domethënë, edhe ta paraqesësh si argument, vetëm ti mund ta bësh, sepse unë nuk besoj se e bën dikush tjetër. Konferenca e Kryetarëve ka axhendën e vet. Mbledhjet e Ulësiut zakonisht i filluam pas orës 10, ndaj Konferenca e Kryetarëve mund të ishte mbledhur sot në orën 08:30, ditën e enjte, në një orar tjetër të përshtatshëm.

Do të ishte shumë më e ndershme të thoshit se mua nuk më intereson Rregullorja, nuk më interesojnë të drejtat e opozitës, bëj si dua unë, sepse kështu kam bërë që nga dita kur jam ulur në atë karrige. Do të ishte shumë më e ndershme dhe do ta kishim pranuar si argument, sepse tashmë edhe jemi mësuar. Domethënë, nuk është se është diçka e re.

Së dyti, siç jeni në dijeni, raport-progresi për vitin 2026 i Komisionit Europian ka bërë një pasqyrë të punës së Kuvendit dhe të institucioneve të tjera, duke ngritur një sërë shqetësimesh që padyshim kërkojnë debat dhe adresim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për ne, procesi i integrimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe, për këtë arsye, Kuvendi duhet të jetë i angazhuar për të adresuar me shumë seriozitet të gjitha vërejtjet që Komisioni Europian i ka bërë Shqipërisë në raportin e vet vjetor, duke e trajtuar këtë raport jo thjesht si një dokument politik, por mbi të gjitha si një dokument pune, për të cilin bashkërisht, në Kuvendin e Shqipërisë, duhet të kemi një kalendar se si do të adresojmë secilin shqetësim.

Vërej se në raport ka shqetësime që përsëriten apo mbarten nga viti në vit. Në tërësinë e vet, ka shqetësime që kanë qenë edhe në raportin e vitit të shkuar, edhe në raportin e para dy viteve e kështu me radhë.

Është e papranueshme, zoti kryetar, që për të disatën herë Komisioni Europian i kujton këtij Kuvendi detyrimin që ka për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat injorohen kur nuk i interesojnë mazhorancës, por edhe zvarriten në zbatimin e tyre derisa bëhen të pazbatueshme apo humbasin efektin e kërkuar.

Rasti më i fundit është vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor, zbatimin e të cilit ju e keni zvarritur në mënyrë jashtëzakonisht të papranueshme. Pra, kanë kaluar 5 muaj që ky Kuvend nuk zbaton një vendim që nuk ka nevojë as për një analizë të thelluar. Ai kërkon vetëm që të respektohet një e drejtë e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor.

Gjykata Kushtetuese ju ka urdhëruar që në korrik, po mbaron nëntori dhe ne ende nuk kemi ekzekutuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë në Konferencën e Kryetarëve për t’ju bërë thirrje që të reflektoni, të zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektoni të drejtat e opozitës./Dosja.al

Gazment Bardhi

Sondazh

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...