Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Ai bëri të ditur se takimi ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi ditën e nesërme Veliaj ka një seancë gjyqësore dhe palët duhet të konsultohen për çështjet që do të diskutohen në gjykatë.
FIER- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka denoncuar një situatë problematike në ambientet e Burgut të Fierit, ku pretendon se nuk po i lejohet të hyjë për të takuar klientin e tij. Gjatë një interviste Ndreca deklaroi se kishte rreth një orë e gjysmë që priste për të zhvilluar takimin me Veliajn, por autoritetet e institucionit nuk po i jepnin leje për të hyrë.
Sipas avokatit, si arsye për moslejimin e hyrjes i ishte komunikuar mungesa e forcave policore dhe e personelit për shoqërimin e të paraburgosurit. Ndreca e cilësoi këtë situatë si të paligjshme dhe një cënim të rëndë të të drejtës për mbrojtje, duke theksuar se legjislacioni parashikon mundësinë e takimit të avokatit me klientin në çdo kohë.
Ai bëri të ditur se takimi ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi ditën e nesërme Veliaj ka një seancë gjyqësore dhe palët duhet të konsultohen për çështjet që do të diskutohen në gjykatë. Avokati kërkoi gjithashtu që për pengesën të mbahej një procesverbal zyrtar, por sipas tij edhe kjo kërkesë nuk u pranua.
Plarent Ndreca: Në fakt u bë një orë e gjysmë që jam këtu duke pritur për të takuar klientin. Nuk po lejohem dhe vazhdon akoma e njëjta histori që ‘nuk kemi forca policore dhe njerëz për të shoqëruar’. Ndërkohë që ligji parashikon se hyrja e avokatit ndodh në çdo kohë. Vazhdon paligjshmëria e veprimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kufizimi i takimeve edhe me avokatin. Unë nesër kam një seancë gjyqësore dhe duhet të takohesha patjetër me klientin. 1 orë e gjysmë në pritje siç e shihni dhe nuk lejohem. Asnjë bazë ligjore, asnjë përgjigje zyrtare. Kërkoj të mbajnë procesverbal për këtë fakt. As procesverbal nuk japin.
Një situatë skandaloze dhe një situatë që nuk e meriton shteti shqiptar që të shkojë në këto nivele që s’kanë asnjë përputhje e asnjë lidhje me asocimin dhe standardet europiane. Kjo është një situatë e paprecedentë. Një cenim i rëndë i standardeve të mbrojtjes dhe cenim i rëndë i të drejtës së klientit tim, për çdo të paraburgosur, apo i çdo personi nën hetim apo në cilësinë e të pandehurit, për t’u takuar në çdo kohë me avokatin e tij. Pra unë nuk kam asnjë mundësi të konsultohem dhe të flas me klientin për seancën e nesërme, duke dëmtuar edhe strategjinë që ne kemi për nesër, apo për komunikimin që kemi për një vendim të mundshëm apo potencial që Gjykata nesër mund të japë për zgjedhjen e spitalit nga Veliaj.
Këtë situatë unë e konsideroj institucionale. Një sjellje e rëndë e paligjshme institucionale. E një institucioni në varësi të qeverisë, të kryeministrit, i cili ka bërë ato deklarata që ka bërë në Asamblenë Kombëtare dhe të Tiranës. Ja ku është prova që standardet nuk janë ato që thotë Rama. Ja kush është standardi. Avokati në 2026-ën nuk lejohet të hyjë e të takohë klientin e tij. Një e drejtë bazike që besoj se edhe vendet që janë pa asnjë pretendim për të hyrë në Europë, besoj se i respektojnë. Unë po pres edhe pak, jam i detyruar të kthehem në Tiranë. Është konsumuar ky udhëtim dhe unë nuk kam arritur të bëj takimin për të cilin erdha. Përgjigje ka me telefon, por nuk bëjnë një procesverbal./Dosja.al
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara pritet ...
George Gerapetritis dhe Ferid Hoxha ATHINË- Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillo...
George Gerapetritis ATHINË- Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, ka riafirmuar mbështetjen e Greqisë për integrimin e ...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka avancuar me përzgjedhjen e kandidatëve që pritet të garojnë në zgjedh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të paraqesë amendamente për paketë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se negociatat me partitë e tjera opozitare për zgjedhjet...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar kritikat ndaj mediave për mënyrën se si llogarisin koh&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar disa media për mënyrën se si, sipas tij, ndajnë...
Komisioni i Venecias TIRANË- Komisioni i Venecias do të dërgojë më 25 nëntor dy ekspertë në Tiranë, në p&eum...
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur veten...