LIVE UPDATES
Bota

E trishtë! I thanë se motra vdiq nga koronavirusi, shqiptari i bën autopsinë dhe zbulon se…

23 September 2020, 18:27 Nga DOSJA
E trishtë! I thanë se motra vdiq nga koronavirusi, shqiptari i

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë në Komunën e Istogut, mori lajmin se motra e tij vdiq në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ishte e hospitalizuar si paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Megjithatë, ai filloi të dyshojë se motra e tij 71-vjeçare kishte vdekur nga virusi, pasi që nuk kishte marrë asnjë dokument zyrtar nga mjekët që vërtetonte se ajo kishte qenë e infektuar.

“Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar që ka COVID-19, por në përcjellje të terapisë gjendja herë ka qenë stabile, e herë është përkeqësuar”, thotë Kajtazi.

“Çfarë ka vepruar mjekësia, unë nuk mund t’i paragjykoj ato gjëra. Ata më thanë se motra kishte vdekur nga virusi, por nuk kam marr asnjë letër (dokument) prej mjekut që ajo ka qenë pozitive me COVID-19 ose negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kajtazi vendosi që dyshimet e tij t’i vërtetojë dhe kërkoi që motrës t’i bëhet autopsia. Dy ditë pasi kishte vdekur motra e tij rezultatet dolën ndryshe nga ajo që ishte thënë më herët.

“Në mostrën e testuar nuk ka prezencë të ARN-së të virusit SARS-Cov-2. Testimi është kryer me Real Time PCR”, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës pas kryerjes së autopsisë.

Kajtazi tregon për Radion Evropa e Lirë se nuk ka mundur të marrë pjesë as në varrimin e motrës së tij, pasi që i është thënë të qëndrojë në vetizolim, për shkak se ishte vazhdimisht në shoqërim të motrës së tij.

Obduksion për çdo të vdekur. Një konfuzion rreth numrit të vdekjeve nga COVID-19 është krijuar edhe më datë 19 shtator.

Në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), fillimisht u raportuan tri raste të vdekjes për atë ditë, por tri orë më vonë përmes një reagimi ky Institut tha se rastet e raportuara si vdekje nga COVID-19, kishin rezultuar negativë.

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për të shmangur dyshimet mbi vdekjet nga ky virus, atëherë duhet që çdo vdekjeje të dyshimtë t’i bëhet obduksioni.

“Vdekjet nuk mund të fshihen, por dyshohet se ka interferencë edhe nga politika sa i përket dinamikës dhe numrit ditor të raportimeve. Ka raste që kalojnë infeksionin dhe dalin negativë në testim, por vazhdojnë të kenë komplikime pas kalimit të infeksionit. Pra, disa mund të vdesin pasi që e kanë trajtuar virusin dhe rrjedhimisht mund të ketë gabime në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes dhe raportimit të tyre”, thotë Ulaj.

Mirëpo, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar (SSHKUK), Valbon Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka vend për dyshime sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19. Krasniqi thotë se rënia e numrit të rasteve të reja të infektuara me koronavirus nuk përcillet domosdoshmërisht edhe me uljen e numrit të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor në mënyrë të menjëhershme.

“Inkubacioni i këtij infeksioni sillet nga një deri në dy javë. Atëherë është e pritshme që pas kësaj periudhe kur fillon të bie numri i rasteve të reja, do të fillojë të bie edhe numri i rasteve të hospitalizuara. Po ashtu edhe numri i atyre që përfundojnë me fatalitetet nuk pritet të zvogëlohet të paktën deri në dy javë prej kur fillon të ulet numri i rasteve të reja të infektuara”, thotë Krasniqi.

Besimi i luhatur në sektorin e shëndetësisë, rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill. Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia.

Asnjë nga familjarët e saj nuk kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, andaj me kërkesë të tyre, trupi ishte zhvarrosur për t’iu kryer autopsia. Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar. Në fillim të muajit korrik, saktësisht më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për vdekjen e të afërmve të tyre që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

Infektologu Hamdi Ramadani, tash i pensionuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat kundërthënëse të mjekëve të ndryshëm dhe ekspertëve shëndetësorë, kanë ndikuar që qytetarët të mos besojnë që të afërmit e tyre po vdesin nga COVID-19.

“Kjo ka bërë që njerëzit, pra qytetarët apo familjarët e të vdekurve, kanë shprehur dyshime nëse eventualisht sëmundja është shkaktuar nga COVID-19 ose sëmundje të tjera. Këtë desha të them se këto vdekje, ne ende nuk e dimë a janë të shkaktuara nga COVID-19”, thotë ai.

Numër i vogël i testimeve. Derisa në Kosovë brenda ditës nuk bëhen më shumë se 500 teste, në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut, bëhen nga 1,000 deri 1, 500 teste.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se për t’u bërë një vlerësim real i gjendjes me COVID-19, në Kosovë duhet të bëhen më shumë teste.

“Numri i të testuarve është shumë i vogël, jashtëzakonisht i vogël. Pa e ditur sa kemi njerëz të testuar dhe sa i kemi pozitivë e sa negativë, ne e kemi të vështirë ta vërtetojmë se si do të sillet sëmundja pas një jave ose tri jave”, thotë Ramadani.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars. Që nga ajo kohë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovë janë infektuar me koronavirus dhe rreth 13 mijë janë shëruar. Derisa si pasojë e koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, kanë vdekur mbi 600 persona.

Marrë nga: REL

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ragip kajtazi ragip kajtazi

Sondazh

Bota 23 September 2020, 17:50

BJELLORUSI– Betimi i fshehtë i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorusisë ka provokuar sërish qytetarët vendas.Sipas mediave të huaja, pasi bjello...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin