"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo, REAGIMET
18 February 2022, 09:02Nga DOSJA
TIRANË-Është ndarë në moshën 74-vjeçare nga jeta poeti Bardhyl Londo. Dosja.al mëson se poeti i mirënjohur ishte i shtruar prej disa ditësh në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Londo vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme e cila i mori jetën mëngjesin e sotëm. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e tij.
Miq, kolegë dhe dashamirës shprehën keqardhje për këtë humbje të madhe. Presidenti i vendit Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe miq të tjerë dhe personalitete reaguan pas marrjes së lajmit të trishtë.
Kush ishte Bardhyl Londo?
Poeti u lind në vitin 1948 në Përmet. Në fillim të viteve ’70 ai spikati si një ndër poetët më të talentuar. Në 1975 me vëllimin “Krisma dhe Trëndafila”, u afirmua si një ndër poetët më të mirë të brezit të tij. Filloi punë në gazetën letrare “Drita” të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për tu emëruar kryeredaktor në fund të viteve ’80. Me largimin e Dritëro Agollit nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Bardhur Londo u zgjodh kryetar. Si një poet I angazhuar, poezia e tij e pas viteve ’90, reflektonte kaosin social dhe politik që kaloi vendi gjatë tranzicionit. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.
VEPRAT E TIJ:
Krisma dhe trëndafila[1] – (1975) Hapa në rrugë [1] – (1981) Emrin e ka dashuri[1] – (1984) Si ta qetësoj detin – poezi (1988)[2] Ditë njerëzore [1] Shën Shiu – 2010 Jeta që na dhanë – 2013
TIRANË – Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbrojti projektligjin e qeverisë për reduktimin e numrit të gjykatave të shkallës së parë administrative dh...
TIRANË– Shqipëria po ndihmon për shuarjen e zjarrit që shkrumboi ditën e sotme tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë. Ministri Niko Peleshi ka ndarë vi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë pro projektit për Portin e Durrësit. I pranishëm në Durrës me kandidatin Luan Hoti, Basha tha se nuk mund ...
Nga Elton QynoKaq vite punë si gazetar kronike dhe që mbuloj aktivitetin e Gjykatave dhe Prokurorive në vend, kam shkruar për hallexhinj, bosa droge, vrasje, fa...
TIRANË– Ferdinand Kazaferi, një nga banorët e prekur nga prishja e shtëpive tek zona e Unazës së Re ka treguar se si ka nisur devijimi i rrugës që ng...