LIVE UPDATES
Editorial

Kush do ta drejtojë Europën?

Zgjedhjet europiane po bëhen gjithnjë e më politike, duke u nxitur nga agjenda të brendshme dhe jo nga vizioni për Europën. Ndaj, analizimi i rezultateve është një proces kompleks.

13 June 2024, 10:40 Nga Ditmir Bushati
Kush do ta drejtojë Europën?
Foto ilustruese

BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën, mirëpo ato nuk janë gjë tjetër veçse 27 zgjedhje paralele, pasi çdo vend vendos vetë për mënyrën e zgjedhjes të përfaqësuesve në Strasburg. Zgjedhjet europiane kanë qenë historikisht zgjedhje të dorës së dytë, por me ndikim në zhvillimet e brendshme politike, sikurse u dëshmua në Francë me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga presidenti Macron. Zgjedhjet europiane po bëhen gjithnjë e më politike, duke u nxitur nga agjenda të brendshme dhe jo nga vizioni për Europën. Ndaj, analizimi i rezultateve është një proces kompleks.

Lavjerrësi djathtas

Në mënyrë të qartë lavjerrësi është zhvendosur djathtas. Pesha politike e forcave të qendrës së djathtë dhe të djathtës ekstreme është rritur. Gjithsesi, tkurrja e partive politike të grupuara rreth qendrës është e vogël, nga 59% në 56% të vendeve në Parlamentin Europian, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Partia Popullore Europiane jo vetëm doli e para, duke konsoliduar traditën e vendosur që prej vitit 1999, por edhe pësoi rritje. Partia Popullore Europiane është rritur në numra dhe në influencë në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, çka e bën atë një faktor politik të pazëvendësueshëm në formimin e institucioneve të reja të BE-së.
Aleanca Progresiste e Socialistëve dhe Demokratëve doli e dyta, por hemoragjia e votave të saj nuk është ndalur. Liberalët u reduktuan ndjeshëm, për shkak të humbjes së rëndë që pësoi partia e presidentit Macron në Francë. Sërish, grupimet politike të lartpërmendura do të kenë një shumicë udhëheqëse në Parlamentin Europian.

Zgjedhjet e 2019-ës u shënjuan nga triumfi i të gjelbërve, çka shtyu BE-në drejt miratimit të Agjendës së Gjelbër. Në këto zgjedhje të gjelbërit u reduktuan ndjeshëm, duke u renditur si grupi i dytë më i vogël në Parlamentin Europian. Bie në sy fakti se të tre raportet që u kërkuan nga BE-ja në vigjilje të ripërtëritjes së institucioneve europiane: (i) për përgatitjen në fushën e mbrojtjes, hartuar nga ish presidenti finlandez, Sauli Niinistö; (ii) për tregun e brendshëm, hartuar nga ish kryeministri italian, Enrico Letta; (iii) për nxitjen e konkurrueshmërisë, hartuar nga ish kryeministri italian, Mario Draghi; mjedisi nuk figuron si çështje. Është e qartë se do të kemi një Europë më pak të përqendruar në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbër.

Këputja e “kordonit sanitar”

E djathta ekstreme fitoi terren. Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve është rritur, si pasojë e suksesit që shënoi në zgjedhje partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, por edhe të partive të ngjashme në Poloni, Spanjë e Suedi. Edhe më djathtas tyre, grupimi politik Identiteti dhe Demokracia shënoi rritje, si pasojë e rezultateve të partisë së Marine Le Pen në Francë dhe Partisë së Lirisë në Austri. Rritje, që do të ishte më e qenësishme nëse ky grupim nuk do të kishte dëbuar nga gjiri i vet para pak javësh Partinë Alternativa për Gjermaninë, e cila nxori në vend të tretë social-demokratët e kancelarit Scholz.
Vlen të theksohet se partitë e ekstremit të djathtë shënuan fitore të rëndësishme në shtete ku asnjëherë nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë pushtet, kryesisht në Francë dhe Gjermani. Në shtetet, të cilat janë dëmtuar nga qeverisjet populiste, partitë tradicionale arritën rezultate të mira. Megjithëse në çdo palë zgjedhje europiane është folur për një “kordon sanitar” ndaj partive të ekstremit të djathtë, duhet pranuar se asnjë nga këto subjekte nuk ka retorikë të dhunshme. Vetë Ursula von der Leyen në debatin e Maastricht që u zhvillua mes kandidatëve për president të Komisionit Europian e këputi konceptin e “kordonit sanitar”, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me këto grupime politike me kushtin që ato të respektojnë vokacionin europian, parimet e shtetit të së drejtës, dhe qëndrimet e deritanishme të BE-së ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Në rast se i marrim grupimet e lartpërmendura të së djathtës ekstreme së bashku dhe shtojmë këtu edhe votat e partisë së kryeministrit hungarez Orbán, ato renditen në vendin e dytë, pas Partisë Popullore Europiane, duke nxjerrë në vend të tretë Aleancën Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Potenciali i këtij bashkëpunimi ekziston edhe pse nuk është i lehtë. Megjithëse konglomerati i të djathtës ekstreme pajtohet me nevojën për një “luftë nga brenda” ndaj “elitës së Brukselit”, në politikë të jashtme dhe sidomos në qëndrimet ndaj Rusisë ka dallime të forta mes tyre.

Të panjohurat e udhëheqjes së re politike

Sfida e parë pas konstituimit të Parlamentit Europian ka të bëjë me ndarjen e pozicioneve të rëndësishme europiane. Socialistët dhe Demokratët mandatuan kancelarin gjerman Scholz dhe kryeminstrin spanjoll Sánchez, ndërkohë që Partia Popollore Europiane pritet të mandatojë kryeministrin polak Tusk dhe kryeministrin grek Mitsotakis, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për ndarjen e përgjegjësive europiane.

Me kalimin e kohës, aftësia e BE-së për të përkthyer rezultatin e zgjedhjeve në institucione të reja dhe në një udhëheqje të re politike, është bërë më e vështirë. Më parë, ishte e lehtë të identifikohej se kush do të mund të udhëhiqte Komisionin Europian, Parlamentin Europian apo pozicionet kyçe si Banka Qendrore Europiane. Tani çdo gjë është më e komplikuar. E kemi parë këtë në vitin 2019, teksa udhëheqësve europianë iu deshën disa javë që të përcaktonin presidentin e Komisionit Europian. Ndoshta tani do të nevojitet më shumë kohë për të arritur një kompromis politik, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Francë, të thirrura nga presidenti Macron.

Formatit të koalicionit të deritanishëm mes Partive Popullore Europiane, Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve dhe Liberalëve, që siguron mbështetje ndaj Komisionit Europian, mund t’i bashkëngjiten edhe të gjelbërit, hapësira e negociimit e të cilëve është ngushtuar, për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor. Mirëpo mund të krijohen edhe “shumica parlamentare fleksibël”, falë bashkëpunimit të mundshëm mes Partive Popullore Europiane me Konservatorët dhe Reformistët. Megjithëse partitë e tjera tradicionale e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me këtë grupim, Giorgia Meloni, si simboli i Konservatorëve dhe Reformistëve dhe si kryeministrja e vendit të tretë për nga pesha e madhësia në BE, pritet të luaj një rol të rëndësishëm në konstituimin e institucioneve europiane. Aq më tepër që udhëheqësit e dy vendeve kryesore të BE-së, Gjermanisë dhe Francës pësuan disfatë zgjedhore.

100 deputetët e paangazhuar

Një tjetër e panjohur e këtyre zgjedhjeve janë edhe 100 deputetët, një numër i lartë krahasuar me parlamentin e kaluar, që nuk janë të lidhur me grupimet ekzistuese politike në Parlamentin Europian. Praktika e deritanishme tregon se kjo tipologji deputetësh nuk mund të trajtohet si një e tërë. Gjithsesi, çdo grupim politik priret të negociojë me to me qëllim shtimin e radhëve, pasi dihet se përkatësia e deputetëve në grupime politike ka përparësi të padiskutueshme, përsa i përket aksesit të plotë në drejtimin e strukturave parlamentare.

Një BE më e rrepte me emigracionin, më pak e gjelbër

Për pesë vitet që vijnë, në rrafshin e drejtimit politik, ka të ngjarë që animi djathtas i Parlamentit Europian do ta bëjë BE-në edhe më të rreptë në çështjet e migracionit. Politika e tanishme e BE-së për emigracionin është ndikuar nga e djathta për më shumë se një dekadë. Ideja për të siguruar kufijtë, për ta shtrirë më tej sigurinë e Europës duke u dhënë vendeve fqinje fonde (Turqisë, Libisë, Tunizisë), është me të vërtetë një qasje që vjen prej asaj politike. Pra, nga njëra anë e djathta, dhe e djathta ekstreme, kanë formësuar agjendën politike të BE-së, dhe nga ana tjetër, kjo prirje do të theksohet, për shkak të rezultateve zgjedhore.

Gjithashtu, BE-ja pritet të orientohet drejt një agjende që më shumë sesa e gjelbër do të jetë kafe, e përqendruar te politikat industriale në fushën e mbrojtjes. Pra, mund të kemi një ripërtëritje të të gjitha prioriteteve industriale të Europës. Megjithatë, duhet nënvizuar ndryshimi midis, nga njëra anë, prioritizimit të shpenzimeve për politikat e mbrojtjes kombëtare dhe nga ana tjetër, financimit për riorganizimin e ekonomisë europiane dhe për mbrojtjen e përbashkët europiane. Një BE, e ndikuar nga e djathta ekstreme, do të vuaj më shumë për të gjetur gjuhën e përbashkët për sigurimin e financimeve për mbrojtjen e përbashkët.

Një BE që i mëshon më shumë “sovranizmit” dhe më pak e gjelbër vështirë se do të dëshironte të financonte një politikë industriale europiane, edhe nëse kjo është ajo që nevojitet për të nxitur konkurrueshmërinë e BE-së në tranzicionin energjetik dhe digjital, e lëre më të bëjë ndonjë përparim në reformat e politikave bujqësore, të nevojshme për të arritur qëllimet e mbrojtjes së mjedisit dhe për t’i paraprirë procesit të zgjerimit me 36 shtete.

A do të përparojë procesi i zgjerimit?

Zgjerimi i BE-së mund të përparojë duke e konsideruar atë si anën e kundërt të zbehjes së saj të brendshme, por edhe si një mundësi për të ndërmarrë reforma të thella institucionale. Thënë ndryshe, një BE që organizohet në trajtën e rrathëve koncentrikë duke u zgjeruar dhe thelluar njëkohësisht për politika të ndryshme, çka do të lehtësonte procesin vendimmarrës. Mirëpo, një BE me nuanca apo ç’është më e keqja me përfaqësim joliberal të identifikuar madje në pozicione kyçe, nuk do të kishte vullnetin politik dhe besueshmërinë për të folur për sundimin e së drejtës, as me shtetet kandidate për anëtarësim në BE dhe as në arenën ndërkombëtare.

Zgjedhjet në SHBA dhe e ardhmja e Europës

Zgjedhjet europiane përfunduan pa i dhënë përgjigje pyetjes se kush do ta drejtojë Europën. Ndoshta zgjedhjet presidenciale në SHBA do të jenë më përcaktuese për të ardhmen e Europës sesa zgjedhjet për në Parlamentin Europian. Kjo ndodh për shkak të ndarjeve brenda Europës. Linja përcaktuese në BE nuk është domosdoshmërisht midis së djathtës dhe të majtës, apo midis veriut dhe jugut, por midis vendeve që kërkojnë më shumë autonomi, autonomi sovrane të Europës dhe vendeve të cilat nuk kanë besuar kurrë te kjo autonomi. Në këtë konteskt, zgjedhjet presidenciale në SHBA, në një mënyrë apo tjetër, do të ndikojnë edhe kursin e BE-së në raport me procesin e integrimit europian, arkitekturën e sigurisë së Europës, e cila vuan pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe bashkëpunimin me NATO-n.

zgjedhjet për në parlamentin europian

Sondazh

Editorial 4 June 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Editorial 18 May 2024, 08:07 Fatos Lubonja

Pse shkoi Rama në Greqi?

Fatos Lubonja TIRANA-  Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpe...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin