LIVE UPDATES
Ekonomi

Efekti i pandemisë te fitimet e bankave, më i ulët krahasuar me vendet e tjera

14 August 2021, 05:25 Nga DOSJA

TIRANË– Efekti i pandemisë në sektorin bankar shqiptar ka qenë relativisht i kufizuar, krahasuar me rajonet e tjera të Botës. Për vitin 2020 kthimi nga aktivet i sektorit bankar zbriti në 1.2%, nga 1.5% që kishte qenë një vit më parë. Rënia erdhi për shkak të tendencës së kundërt të fitimit, që ra me 15%, me totalin e aktiveve të bankave, që u rrit me 7.2%. Megjithatë, kjo ishte një tendencë globale e lidhur me pandeminë dhe në situatën aktuale kthimi nga aktivet i bankave shqiptare është relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera.

Sipas statistikave nga The Banker për vitin 2020, kthimi nga aktivet i bankave në nivel global ishte 0.51%, në rënie nga niveli 0.72% i vitit 2019. Sipas rajoneve, Europa Qendrore dhe Lindore kishte nivelet më të larta të kthimit nga aktivet të bankave, me 1.2%, nivel i njëjtë me atë të sektorit bankar shqiptar.

Kthimi nga aktivet është një tregues që jep idenë e eficiencës së investimeve të sektorit bankar. Në pjesën dërrmuese, aktivet e bankave konsistojnë në forma të ndryshme të huadhënies përmes procesit të ndërmjetësimit financiar. Këto forma mund të jenë kredi për individët dhe bizneset, hua për qeverinë, përmes blerjes së bonove dhe obligacioneve, apo për institucione të tjera financiare, në formën e vendosjeve dhe mbajtjes së llogarive.

Një tendencë të ngjashme po shënon edhe kthimi nga kapitali aksioner. Edhe ky tregues u ndikua nga pandemia dhe për të gjithë vitin 2020 ra në 10.65%, nga 13.45% që kishte qenë në vitin 2019. Kthimi nga kapitali matet si fitimi para taksave (mesatarizuar me bazë vjetore) në raport me kapitalin aksioner të sektorit bankar. Sidoqoftë, edhe për këtë tregues Shqipëria ngelet në nivele ndjeshëm më të mira krahasuar me mesataren globale. Për vitin 2020, sektorët bankarë me kthimin më të lartë nga kapitali ishin ata të Amerikës Latine, me 10.5% dhe Europës Qendrore dhe Lindore, me 10.3%. Kthimi i sektorit bankar shqiptar, prej 10.65%, ishte sërish pak më i lartë krahasuar me mesataren e Europës Qendrore dhe Lindore.

Vendet e Bashkimit Europian shënuan nivelet më të ulëta të përfitueshmërisë për vitin e kaluar, qoftë të matura si kthimin nga aktivet, me 0.16%, ashtu edhe si kthim nga kapitali, me 2.75%. Sistemi bankar në vendet e BE-së vuajti pasoja serioze nga kriza financiare, që sollën më tej një valë shtrëngimesh rregullatore, që e kanë bërë edhe më sfiduese rritjen e normave të fitimit të bankave.

Të dhënat më të fundit tregojnë se treguesit e rentabilitetit të sektorit bankar shqiptar janë në përmirësim gjatë këtij viti. Kthimi nga aktivet në fund të muajit maj ky tregues ishte në nivelin 1.26%, nga 0.88% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kthimi nga aktivet matet si raport i fitimit të sektorit bankar para taksave (i mesatarizuar me bazë vjetore) me totalin e aktiveve të sektorit. Një rritje e këtij treguesi tregon se investimet e bankës në aktive financiare po rezultojnë me një fitim më të lartë. Deri në fund të muajit maj, sektori bankar shqiptar raportoi fitime neto në vlerën e 7.9 miliardë lekëve, 55% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa kthimi nga kapitali në fund të muajit maj, kthimi nga kapitali, rezultoi në nivelin 11.57%, nga 7.78% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: The Banker, BSH

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi bankat ne shqiperi bankat ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin