"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Ekipi i OBSH-së inspekton një laborator të Wuhanit
3 February 2021, 07:34Nga DOSJA
KINË– Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vizituar një laborator në Vuhan të Kinës për të cilin ka pasur pretendime se nga aty ka dalë koronavirusit i ri.
Inspektimi i institutit të virologjisë Wuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19.
Misionin e ekspertëve të OBSH, Kina e kishte vonuar gjatë gjithë vitit të parë të pandëmisë. Ky ekip e ka për detyrë të shpjegojë se si kërceu virusi nga kafshët te njerëzit.
Por, ka pikëpyetje për faktet që mund të gjejnë ata, pasi ka kaluar shumë kohë që nga fillimi i pandemisë.
“Ne po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, – tha zoologu dhe anëtari i ekipit Peter Daszak, sipas një video të transmetuesit japonez TBS.
Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19 – i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën – ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe mund t’u transmetohej njerëzve përmes një gjitari tjetër.
Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë, përpara se të largoheshin pa u ndalur për të folur me mediat që prisnin jashtë.
Kishte spekulime në fillim të pandemisë që virusi mund të kishte dalë aksidentalisht nga laboratori i biosigurisë në Vuhan, megjithëse nuk kishte prova për të mbështetur atë teori.
Kina e ka mohuar atë mundësi dhe ka folur për teori të pabazuara se virusi mund të ketë origjinën diku tjetër ose është sjellë në vend me importet e prodhimeve të detit të ngrirë. Teoritë janë refuzuar nga shkencëtarët ndërkombëtarë.
Marrë nga REL.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi të martën një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për sistemin e imigracioni...
Bota 3 February 2021, 07:18
KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...
Gjatë vitit 2020, janë arrestuar 32 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale, ndërkaq janë suspenduar 83 të tjerë, thonë zëdhënësi i Inspektoratit Policor ...
SHBA– Presidenti i SHBA-së Joe Biden po urdhëron një rishikim të procedurave për shqyrtimin e kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë dhe në sistemin e...
Innovation Centre Kosovo ka prezantuar ditën e sotme logon për 13 vjetorin e Kosovës si shtet i pavarur. Në një posttim në Facebook ICK ka ftuar të gjithë njerë...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e de...
SHBA- Amazon do të ngelet pa drejtues në tremujorin e tretë të këtij viti. Buisnessinsaider shkruan se Kreu i saj Jeff Bezos nga drejtimi i Kompanisë do të kalo...
KOSOVË- Kreu i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli do të jetë kandidati i koalicionit AKR-LDK për President i Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi...
KOSOVË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se votimi nëpërmes postës ka nisur ditën e sotme. Në një njoftim zyrtar ka shpjeguar mënyrën ...
FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka reaguar për dëminin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se dëni...