LIVE UPDATES
Ekonomi

Abonetë falas për studentët ulin 37% shitjet e biletave, Shoqata kërkon rimbursim të plotë ose rritje çmimi të biletës ditore

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën drejtuar bashkisë së Tiranës thekson se nisma të tilla duhet të marrin në konsideratë interesat e të gjithë grupeve. Shoqata kërkon kompensim 100% të çmimit të abonesë për studentët ose në të kundërt bashkia duhet të miratojë kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës ditore nga 40 lekë në 80 lekë.

29 November 2022, 07:15 Nga DOSJA
Abonetë falas për studentët ulin 37% shitjet e biletave, Shoqata
Foto ilustruese

Nisma e bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” që nisi zbatimin nga 1 nëntori 2022 ka reduktuar për secilin operator në Tiranë 37% shitjet e biletave. Operatorët ngrenë shqetësimin se rënia e biletave po tkurr fitimet e tyre, në një kohë kur ata po vuajnë edhe shtimin e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe ulja e numrit të pasagjerëve 35% më pak se vjet.

Për dhënien falas të aboneve të studentëve operatorët kompensohen nga bashkia 600 lekë, ndërsa çmimi i abonesë në treg të lirë është 1,600 lekë. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën drejtuar bashkisë së Tiranës thekson se nisma të tilla duhet të marrin në konsideratë interesat e të gjithë grupeve. Shoqata kërkon kompensim 100% të çmimit të abonesë për studentët ose në të kundërt bashkia duhet të miratojë kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës ditore nga 40 lekë në 80 lekë.

“Edhe ne jemi dakort me nismën “Abone falas për studentët”, por kjo nuk duhet të bëhet në “kurriz” të operatorëve dhe aq më tepër duke i çuar ata drejt falimentit me politika dhe vendimmarrje të prera”, thuhet në letër.

Për Shoqatën e Transportit në kushtet kur nuk përcaktohet një vlerë proporcionale e kompesimit të abonesë me çmimin e tregut, transporti publik qytetas do të detyrohet që të kërkojë rritje të çmimit të biletës ditore, për të mbijetuar. Drejtuesi i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha për Monitor se humbjet e operatorëve nga rënia e shitjes së biletave parashikohet të thellohen për muajin dhjetor, pasi te nisma “Abone falas për studentët” do të përfshihen edhe studentët e universiteteve publike.

Në fund të muajit tetor Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi kërkonte rimbursimin e plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e operatorëve. Në kryeqytet operojnë 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Kërkesë e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas drejtuar Bashkisë së Tiranës për marrje masash të menjëhershme në zgjidhjen e kolapsit të krijuar në transportin urban qytetas si pasojë e shpërndarjes së abonesë falas për studentët.

Në përgjigje të shkresës nr. 619, dt 01.11.2022, sqarojmë se jemi në dijeni të dispozitave ligjore dhe parashikimeve që ato kanë, por kërkesat tona janë të lidhura me problematikat praktike të cilat në kushtet aktuale e bëjnë të pamundur ofrimin cilësor të shërbimit publik qytetas deri në vështirësi financiare apo pamundësi për operim nga operatorët e këtyre linjave.

Kjo domosdoshmërish tregon se nevojat e operatorëve janë më të mëdha dhe ligji apo vendimet e marra nga Bashkia Tiranë janë jo efektive. Gjithashtu vendimmarrjet janë marrë pa konsultime paraprake me grupet e interesit, pa u njohur situata në terren dhe vështirësitë që kanë operatorët në realizimin e disa veprimtarive të menjëhershme dhe të pa trajtuara, siç është edhe shpërndarja falas e abonesë të studentëve. Gjithashtu kushtet aktuale kanë ndryshuar dhe ato nuk janë marrë në konsideratë, në përcaktimin e vendimarrjeve të marra dhe kompensimin e ofruar. Për këtë dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka kërkuar përmes operatorëve të saj takim me kryetarin për të trajtuar pikërisht këto problematika.

Ashtu sikurse ju përcaktoni në shkresën tuaj sqaroni se mbështetur në Vendimin Nr. 66 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për “Indeksimin e tarifave të transportit qytetës në Bashkinë e Tiranë”, pika 1. nënpika 1.1.4 parashikon tarifën e transportit per studentët:

“Për biletë pajtimi mujor, të përgjithshëm, për studentët, për të gjithë linjat 600 (gjashtëqind) lekë, (duke përfshirë dhe TVSH).”

Një dispozitë e tillë ka qënë proporcionale deri në momentin që aboneja e studentit nuk ishte përcaktuar falas, pasi operatorët kanë pasur mundësinë e nxjerrjes së fitimit edhe me shitjen e biletave ditore dhe mujore. Me aplikimin në terren të vendimit dhe shpërndarjen e aboneve falas për secilin operator shitja e biletës ka rënë me 37% dhe fitimet janë ulur ndjeshëm, duke sjellë kështu operimin me humbje ose operimin pa asnjë fitim, ku kompensimi në vlerën e mësipërme nga Bashkia Tiranë vlera 600lekë/për abone studenti nuk i ndihmon aspak operatorët, për ta bërë më të përballueshme këtë situatë të vështirë. Duke parë këto humbje dhe operimin në kushte të tilla, cila është forma që operatorët mund të mbrohen, kur vendimmarrjet merren nga vetë organi përgjegjës pa u konsultuar me grupet e interesit dhe vlerat e kompensimit, vlera e biletave etj përcaktohen po nga organet tuaja, pa marrë fare në konsideratë asnjë faktor tjetër si rrija e çmimeve, rritja e naftës, ulja e shitjeve të biletave, pandemia dhe vështirësitë e sjella prej saj apo edhe vetë situatën që transporti ndodhet sot?

Përcaktimi i abonesë së studentit falas, është një vendimmarrje e shpejtë e cila jo vetëm që nuk është rakorduar me ne, por është njoftuar direkt për aplikim dhe zbatim në formë detyruese, pa lënë kohën e nevojshme në dispozicion se si do gjendej transporti në momentin që kjo politikë mund të realizohej dhe vihej në praktikë. Një vendimmarrje e tillë e shpejtë, duhet të marrë parasysh që kushtet sot me rritjen e çmimeve, periudhën e pandemisë, vështirësitë e operatorëve në përballimin e çmimit të naftës etj, nuk është një vendimmarrje efektive, aq më tepër pa studiuar kushtet ku gjendet transporti sot dhe pa rakorduar atë me secilin operator.

Me VENDIM Nr. 101, datë 1 9.10.2022 “PËR KOMPENSIMIN E BILETËS SË PAJTIMIT MUJOR, TË PËRGJITHSHËM (ABONESË SË STUDENTIT) PËR STUDENTËT E PAJISUR ME KARTË STUDENTI PËR TË GJITHA LINJAT, NË TRANSPORTIN QYTETAS NË BASHKINË E TIRANES” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e mësipërm, pra kompensimi për 600 lekë/abone e “Shitur”.

Bazuar në sa më sipër me humbjet që ne si operatorë po kalojmë, ndodhemi në kushtet kur pamundësia në veprim dhe mospatja e asnjë mjeti tjetër efektiv për “shpëtimin” e transportit publik qytetas, të kërkojmë rritjen e vlerës së biletës së pajtimi mujor, të përgjithshëm, për studentët dhe automatikisht rritjen e kompensimit së kësaj bilete nga Bashkia Tiranë. Në kushtet kur nuk përcaktohet një vlerë proporcioanle e çmimit të biletës së pajtimit mujor për studentët dhe një kompensim bazuar në vlerën e re, transporti publik qytetas do të detyrohet që të kërkojë rritje të çmimit të biletës ditore, për të mbijetuar dhe për të pasur mundësi në ofrimin e shërbimit cilësor.

Bashkia Tiranë në nisma të tilla duhet të marrë në konsideratë interesat e të gjithë grupeve. Edhe ne jemi dakort me nismën “Abone falas për studentët”, por kjo nuk duhet të bëhet në “kurriz” të operatorëve dhe aq më tepër duke i çuar ata drejt falimentit me politika dhe vendimmarrje të prera.

Nëse vazhdimisht ne hasemi me vendimmarrje të tilla, kjo tregon një paqëndrueshmëri të madhe ku dita ditës do gjendemi në kushte të ndryshme të pastudiuara, pa lënë afatet e duhura për aplikim dhe pa mbështetjen e duhur, që do e bëjnë transportin publik qytetas në gjendje të mjerueshme, duke prekur cilësinë shërbimin dhe vetë të ardhurat e qytetarëve.

Bashkia duhet të gjejë zgjidhje për këtë dhe këto zgjidhje duhet të rakordohen me ne. Në politika të tilla, operatorët e shërbimit publik qytetas nuk duhet të njihen me vendimmarrjen e marrë në pak kohë dhe thjesht ta zbatojnë atë, pavarësisht se ajo vendimmarrje i çon në pamundësi objektive dhe fizike për të vepruar dhe me humbje të mëdha. Qëllimi i transportit publik qytetas nuk është vetëm ofrimi I shërbimit, por ofrimi I një shërbimi cilësor, të shpejtë dhe të sigurt, duke e bërë transportin qytetas gjithnjë e më shumë popullor dhe të pëlqyer. Për ta arritur këtë duhet që dhe organet përgjegjëse të marrin masa proporcionale, pa dëmtuar “biznesin” dhe pa pasur qëllim shtyrjen e shërbimit drejt mosfunksionalitetit dhe falimentit.

Për këtë, për të përcaktuar një masë të drejtë kompensimi për operatorët, bazuar në gjendjen aktuale kërkojmë që Bashkia Tiranë, të marrë në konsideratë dhe kushtet e mëposhtme:

Shpresojmë që kërkesa jonë të trajtohet me seriozitet dhe jo thjesht të citohen ligjet dhe vendimet e marra, sepse ato I njohim dhe I aplikojmë çdo ditë. Qëllimi është të krijojmë politika dhe mbështetjen e duhur për të ofruar një shërbim cilësor dhe të kënaqshëm për të gjitha palët.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas

Marrë nga Monitor

bashkia tirane

Sondazh

Ekonomi 27 November 2022, 07:04 A.B

Nafta, shumë xhiro për asgjë

Nafta Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin