LIVE UPDATES
Ekonomi

Albcontrol nuk ka arkëtuar rreth 60 milionë euro në dy vjet për shkak të bllokimit të llogarive nga Becchetti, mungesë transparence në bilanc

Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve.

22 January 2024, 10:28 Nga I.A
Albcontrol nuk ka arkëtuar rreth 60 milionë euro në dy vjet
Albcontrol

TIRANË- Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, ka të paarkëtuara rreth 6.7 miliardë lekë (65 milionë euro) për periudhën 2021-2022, që duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, ulje­-ngritje e mbikalime. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave të paarkëtuara (mbi 90%, ose rreth 60 milionë euro) është krijuar në 2021-2022 dhe lidhet me bllokimin e llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti.

Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve.

E dhëna është bërë e ditur në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare të bilancit të Albcontrol të vitit 2022.

“Gjatë vitit 2022, ashtu si dhe gjatë vitit 2021, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi onroute dhe terminal charge, si pasojë e një vendimi të shkallës së parë të Brukselit për ngrirjen e llogarive të Albcontrol, pranë organizatës Eurocontrol”, thuhet në shpjegimet e bilancit.

Eurocontrol është organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.

Zëri “Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore”, i cili paraqet të drejtat për arkëtim për shoqërinë, por që nuk janë arkëtuar paratë për këto të ardhura, është rritur me shpejtësi nga viti 2021, kur u bë dhe bllokimi i llogarive të Albcontrol, pranë Eurocontrol.

Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021 dhe 6.7 miliardë lekë në vitin 2022. (shiko grafikun:  Albcontrol, Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore).

Mungesë transparencë në bilancin e 2022

Në bilancin e vitit 2021, Albcontrol e pranonte se ishte në vështirësi likuiditeti për shkak se të ardhurat e saj ishin bllokuar në llogarinë e saj në Bruksel nga Eurocontrol.

Sipas raportit të vitit 2021, gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2021, nga aktiviteti i “Mbikalime & ulje ngritje”, është arkëtuar e duhet të ishte në dispozicion të shoqërisë për të plotësuar detyrimet e programit, shuma me vlerë neto 20.98 milionë euro, ose 2.57 miliardë lekë.

Ndërsa në bilancin e vitit 2022 nuk sqarohet se pse është rritur kaq shumë zëri i “Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore”, sa është shuma e paarkëtuar nga bllokimi i llogarive për vitin 2022, nëse ka shanse që kjo shumë të arkëtohet ndonjëherë, apo shuma është kaluari në llogari të Beccheti.

Audituesit, me të cilët u konsultua “Monitor” thanë se, duke pasur parasysh informacionin lidhur me vendimin e gjykatës belge për rreth 110 milionë Euro, pra rreth 12 miliardë lekë, jepet rezervë për të gjithë vlerën e kërkesave të arkëtueshme prej 6,748,776,109 lekë, që duhet të zhvlerësohen tërësisht dhe të kalojnë në humbje pasi gjasat për të mos u arkëtuar janë më të larta se mundësia e realizimit të tyre.

Audituesit thonë se normalisht shënimet shpjeguese në bilanc duhet të jepnin një pamje më të qartë të situatës së krijuar prej çështjes Becchetti, por gjithashtu pasqyrat duhet të përfshinin më shumë informacione përshkruese lidhur me këtë çështje.

Edhe raporti i auditorëve të pavarur, ndonëse është opinion me rezervë, sërish nuk jep shumë shpjegime për situatën reale të Albcontrol, por mjaftohet duke thënë se duke qenë se llogaritë bankare të shoqërisë Albcontrol pranë Eurocontrol janë ngrirë “Gjatë kryerjes së procedurave të mëpasshme të auditimit kemi ndeshur në informacione publike, si rrjedhojë e vendimit të gjykatës së apelit në Bruksel, që mund të krijojë ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi”.

Të ardhurat e Albcontrol, 23% më të ulëta se në 2019-n

Në vitin 2022, të ardhurat e deklaruara të Albcontrol ishin 2.7 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm. Ndonëse situata me fluturimet u përmirësua ndjeshëm pas kufizimeve në lëvizje të vitit 2020, sërish të ardhurat ishin 23% më të ulëta se në 2019-n, pikërisht për shkak të pamundësisë së arkëtimit të të ardhurave nga shërbimi onroute dhe terminal charge, që derdhen pranë organizatës Eurocontrol. Kompania ka mundur të arkëtojë vetëm të ardhurat që merr nga fluturimet që realizohen mbi territorin e vendit.

Si rrjedhojë e mosrritjes së të ardhurave dhe shtimit të shpenzimeve, Albcontrol ka deklaruar një fitim minimal prej 16 milionë lekësh, nga 533 milionë lekë në 2021.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.

Pas këtij vendimi, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë. Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës,  kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t. Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.

Marrë nga Monitor.al

albcontrol francesco becchetti eurocontrol

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin