LIVE UPDATES
Ekonomi

BB: Ekonomia shqiptare ngadalësohet në 2025, dobësimi i kërkesës dhe investimeve rrit pasiguritë

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje ka kompetenca, të cilat janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të imponuar ligje dhe për të shkarkuar zyrtarë.

24 April 2025, 14:27 Nga N.F
BB: Ekonomia shqiptare ngadalësohet në 2025, dobësimi i
Foto

TIRANË- Shqipëria ka mbyllur vitin 2024 me një rritje ekonomike prej 3.9%, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm për të dytin vit radhazi, sipas raportit Ekonomik Pranveror 2025 të Bankës Botërore. Rritja është mbështetur nga konsumi privat, dërgesat e emigrantëve dhe zgjerimi i kredidhënies për familjet.

Megjithatë, perspektivat për vitin 2025 janë më të zymta. Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të ulet në 3.2%, ndërsa në 2026 në 3.1%, si pasojë e ngadalësimit të kërkesës së jashtme, dobësimit të investimeve të huaja dhe pasigurive globale që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare.

Në nivel rajonal, Ballkani Perëndimor ka ruajtur një mesatare rritjeje prej 3.5% në vitin 2024, me Kosovën dhe Serbinë që kanë shënuar ndër rritjet më të larta. Për vitin 2025, raporti parashikon një ngadalësim të përgjithshëm në rajon, me rritjen mesatare që pritet të bjerë në 3.2%.

Kosova mbetet ndër vendet me projeksionin më optimist me 3.8%, e ndjekur nga Serbia me 3.5% dhe Shqipëria me 3.2%. Ndërkohë, Mali i Zi dhe Bosnja pritet të qëndrojnë në nivele të moderuara, përkatësisht 3.0% dhe 2.7%.

Parashikimet pasqyrojnë ndikimin e kërkesës së dobët të jashtme, tensioneve gjeopolitike dhe një ambienti më të vështirë financiar për investime në gjithë rajonin. Rajoni mbetet i ndikuar nga ecuria e ekonomisë europiane dhe ekspozimi ndaj tregjeve të huaja, ndërkohë që konsumi dhe remitancat vijojnë të jenë motori kryesor i rritjes.

Ekspertët e Bankës Botërore rekomandojnë thellimin e reformave për përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e inovacionit dhe zvogëlimin e varësisë nga ndërmarrjet shtetërore, për të mbështetur një rritje më të qëndrueshme dhe të drejtuar nga sektori privat.

Rritja më e ngadaltë kërcënon Europën Lindore ndërsa shtohet urgjenca për reforma

Rritja më e ngadaltë po rëndon mbi Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, ndërsa inflacioni, kërkesa e dobët e jashtme dhe inercia strukturore po marrin terren. Banka Botërore bën thirrje për reforma të guximshme për të çliruar produktivitetin dhe për të shmangur kurthin e vendeve me të ardhura mesatare.

Konsumi i qëndrueshëm ndihmoi që ekonomitë në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore të qëndrojnë në këmbë vitin e kaluar, por një përzierje toksike e kërkesës së dobët të jashtme, inflacionit të qëndrueshëm dhe dobësive strukturore tani po kërcënon ta fusë rajonin në një kurth të rritjes së ulët.

Sipas Raportit Ekonomik Pranveror 2025 të Bankës Botërore, të publikuar të mërkurën, rritja rajonale pritet të ngadalësohet në një mesatare prej vetëm 2.5% për vitet 2025 dhe 2026.

Nëse përjashtohet Rusia nga këto të dhëna, parashikimi përmirësohet disi në 3.3%, por mbetet dukshëm më poshtë se mesatarja 4% e periudhës 2010–2019.

Cilat vende po ngadalësohen dhe pse?
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Azia Qendrore, nënrajoni më i shpejtë në rritje i ECA, nuk është imun.

Rritja e saj pritet të ngadalësohet nga nivelet e forta të vitit 2024 në 4.7% për vitet 2025–2026, e ndikuar nga zgjerimi më i ulët i sektorit të naftës në Kazakhstan, rënia e eksporteve dhe ngadalësimi i flukseve të remitancave.

Rusia përballet me një rënie të mprehtë, me rritje të parashikuar prej vetëm 1.3% — gati tre herë më e ngadalshme se në vitin 2024. Sanksionet më të forta, rritja e kostove të huamarrjes dhe çmimet më të ulëta të energjisë po shtojnë kufizimet strukturore, duke rrezikuar largimin e ekonomisë së saj nga rruga e para-pandemisë.

Turqia, që po kalon një ribalancim ekonomik delikat, pritet të zgjerohët me 3.3%, një përmirësim i dukshëm krahasuar me vitet e fundit, por ende nën mesataren e saj afatgjatë.

Polonia ka një pamje më optimiste, me një rritje prej 3.1%, e mbështetur nga investimet të mbështetura nga fondet e Bashkimit Europian, megjithatë mbetet ende nën mesataren e saj para vitit 2020 për shkak të dobësisë së zonës së euros dhe rreziqeve të vazhdueshme të politikave tregtare.

Në Ballkanin Perëndimor dhe Kaukazin Jugor, rritja pritet të moderuar në 3.4% dhe 3.5%, përkatësisht, ndërsa rimëkëmbja e Ukrainës ka gjasa të ngadalësohet ndjeshëm, me rritje të parashikuar prej 2% për shkak të sfidave të vazhdueshme të lidhura me luftën.

Pa reforma urgjente, rreziku është stagnimi. Banka Botërore paralajmëron se vendet që dështojnë të modernizojnë kornizat e tyre ekonomike, të zgjerohen bazën e taksave dhe të investojnë në kapitalin njerëzor mund të kenë vështirësi në mbajtjen e rritjes, madje edhe të modestës.

Për shumë vende, hapësira fiskale po zvogëlohet, duke kufizuar mundësitë për stimuj, ndërkohë që nevojat për shpenzime publike po rriten.

Për të shmangur stagnimin dhe për t’u afruar më shumë me statusin e të ardhurave të larta, rajoni duhet të përparojë në inovacionin e biznesit, krijimin e tregjeve konkurruese dhe reforma që rrisin produktivitetin. Pa këto, premtimi i konvergencës me ekonomitë më të avancuara rrezikon të dalë edhe më shumë jashtë arritshmërisë./ Monitor

bb ekonomia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin