LIVE UPDATES
Ekonomi

Debati, zgjerimi i Autostradës Tiranë–Durrës, 3 propozimet për nxitjen e zhvillimit ekonomik

Në kushtet kur po përparon rehabilitimi i autostradës Tiranë–Durrës, është momenti i duhur që ky investim të shoqërohet me një dialog praktik me komunitetin e biznesit dhe me njësitë vendore përreth, në mënyrë që zgjidhja të jetë e plotë dhe me efekt afatgjatë.

3 March 2026, 07:14 Nga E.d
Debati, zgjerimi i Autostradës Tiranë–Durrës, 3 propozimet
Foto ilustruse

Rehabilitimi i Autostradës Tiranë–Durrës nuk mund të jetë vetëm asfaltim apo zgjerim, por duhet të mundësojë krijimin e asaj që quhet “Durana” në projektet e zhvillimit ekonomik. Propozimi për 3 nyje aksesi që duhen përfshirë në projekt, që jo vetëm do të lehtësonin trafikun, por edhe do të rrisnin konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Në kushtet kur po përparon rehabilitimi i autostradës Tiranë–Durrës, është momenti i duhur që ky investim të shoqërohet me një dialog praktik me komunitetin e biznesit dhe me njësitë vendore përreth, në mënyrë që zgjidhja të jetë e plotë dhe me efekt afatgjatë. Korridori Tiranë–Durrës nuk është thjesht një rrugë që lidh dy qytete; është një hapësirë nevralgjike e ekonomisë shqiptare, ku përqendrohen prodhimi, magazinimi, logjistika, tregtia dhe një pjesë e konsiderueshme e lëvizjeve të përditshme të punës.

Edhe në vizionet e zhvillimit, kjo zonë trajtohet si një njësi më vete – e njohur gjerësisht edhe me emërtimin “Durana” – që nënkupton se duhet konceptuar si një territor funksional i integruar. Pikërisht për këtë arsye, rehabilitimi i autostradës duhet të marrë parasysh jo vetëm parametrat e korsive kryesore, por edhe nyjet e aksesit dhe lidhjet me rrugët dytësore, pa të cilat qarkullimi i biznesit dhe i komuniteteve përreth do të vazhdojë të rëndojë mbi të njëjtat pika kritike.

Rehabilitimi i autostradës Tiranë–Durrës është një nga ndërhyrjet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit. Është një korridor jetik, jo vetëm për mobilitetin urban, por sidomos për funksionimin e zinxhirit ekonomik: lëvizjen e mallrave, punonjësve, shërbimeve dhe konsumit.

Megjithatë, për komunitetin e biznesit dhe për banorët e zonës Tiranë–Vorë, shqetësimi kryesor është që investimi të mos mbetet vetëm te “trungu” i autostradës, ndërsa të vazhdojë të jetë i pazgjidhur problemi që e mban këtë aks të mbingarkuar çdo ditë – mungesa e lidhjeve funksionale me rrugët dytësore dhe me zonat industriale e të banimit përgjatë korridorit.

Një autostradë “e vërtetë” nuk është vetëm numër korsish

Në praktikën moderne të planifikimit rrugor, autostrada përcaktohet nga akses i kontrolluar: hyrje-dalje vetëm në nyje të projektuara, me rampa të sigurta, me distanca të arsyeshme ndërmjet nyjeve dhe me rrugë shërbimi/rrugë paralele që thithin trafikun lokal. Kjo arkitekturë është vendimtare për të ndarë funksionet:

Autostrada duhet të shërbejë tranzitin dhe qarkullimin e shpejtë.
Rrjeti paralel dhe rrugët dytësore duhet të shërbejnë lëvizjet lokale, hyrjet e subjekteve, magazinave, qendrave tregtare dhe lagjeve.
Kur kjo ndarje mungon, autostrada kthehet de facto në një rrugë urbane: me futje-dalje të shpeshta, me konflikt trafiku, me ulje të shpejtësisë mesatare dhe me bllokime të përqendruara në pak nyje ose një mur ndarës midis dy krahëve të saj. Për fat të keq, me ndërhyrjet aktuale, duket sikur po kalohet nga varianti i parë në variantin e dytë, në një kohë kur ishte rasti për të bërë një ndërhyrje me serioze e një zgjidhje më afatgjatë të funksionimit të infrastrukturës së kësaj zone.

Pse segmenti Tiranë–Vorë është kritik për ekonominë

Korridori Tiranë–Vorë është ndër zonat më të industrializuara të vendit dhe për më tepër me krijimin e nyjes së Kasharit, që në fakt kthehet në “kërthizen” e Shqipërisë, aksesi i kollajtë në autostradë apo në rrugë dytësore, krijon mundësi të shpejtë lëvizjeje në të gjithë korridoret më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore të vendit (Tiranë-Durrës, Veri-Jug dhe Unaza e madhe e Tiranës – Kashar-Arbane-Mullet).

Në të janë përqendruar magazina, logjistikë, prodhim, shërbime të mëdha dhe tregti me shumicë, si dhe një numër i madh punonjësish që lëvizin çdo ditë. Kjo do të thotë se çdo vonesë, çdo bllokim dhe çdo devijim i panevojshëm nuk është thjesht problem komoditeti, por problem produktiviteti dhe kostoje.

Kur akseset janë të kufizuara në pak pika – kryesisht në hyrjen e Tiranës dhe në Vorë – trafiku përqendrohet, rrugët dytësore mbingarkohen dhe autostrada humbet funksionin e saj si korridor tranziti. Për bizneset, kjo përkthehet në kosto të drejtpërdrejtë: humbje kohe, vonesa në furnizim, kosto karburanti, ulje të eficiencës së logjistikës dhe rritje të kostove operative.

“Kosto e padukshme” e mungesës së nyjeve ndërmjetëse

Kur një biznes apo një zonë banimi përgjatë autostradës detyrohet të shkojë deri në Tiranë ose në Vorë për të hyrë/dalë, krijohen kilometra të panevojshëm qarkullimi. Ky trafik shtesë nuk është vetëm bezdi e përditshme; është volum real automjetesh që ngarkon nyjet ekzistuese, ngadalëson rrjedhën e tranzitit dhe e bën investimin më pak efektiv sesa mund të ishte. Funksionimi i Unazës së Tiranës pas hyrjes në punë të saj e tregon rëndësinë e një rregullimi të mire të aksesit në këto arterie të trafikut të shpejtë.

Një rehabilitim i plotë dhe një integrim i saj me rrjetin rrugor ndihmës duhet ta ulë këtë “trafik të panevojshëm” duke krijuar akses të rregullt dhe të planifikuar në disa pika të ndërmjetme.

Kjo do të shpërndante flukset, do të lironte nyjet kryesore dhe do të rriste sigurinë rrugore, sepse hyrje-daljet do të realizoheshin në mënyrë të standardizuar, jo nëpërmjet zgjidhjeve të improvizuara.

Çfarë kërkon komuniteti i biznesit: 3 nyje aksesi që duhen përfshirë në projekt

Komuniteti i biznesit përgjatë segmentit Tiranë–Vorë kërkon që rehabilitimi të mos fokusohet vetëm te korsitë kryesore, por të përfshijë tre ndërhyrje konkrete për akses, të konceptuara sipas standardit të autostradës: hyrje-dalje të kontrolluara, kanalizim i qartë i flukseve dhe – aty ku është e mundur – rrugë shërbimi/paralele që organizojnë trafikun lokal dhe hyrjet e subjekteve.

1) UniverCity – Yrshek: nyje ndërmjetëse për të shpërndarë trafikun pranë Tiranës

Pika UniverCity–Yrshek është një zonë ku përplasen flukset e përditshme të punonjësve, banorëve dhe shërbimeve. Pa një akses të rregullt, qarkullimi detyrohet të kanalizohet drejt hyrjes së Tiranës ose drejt Vorës, duke prodhuar devijime të panevojshme dhe duke rritur presionin në nyjet kryesore.

Kërkesa është një nyje lidhëse e standardizuar (me rampa dhe hyrje-dalje të kontrolluara), e shoqëruar me organizim të trafikut lokal përmes rrugëve lidhëse/rrugëve shërbimi, në mënyrë që autostrada të mos përdoret për lëvizje të shkurtra brenda zonës dhe të ulet ngarkesa në hyrjen e Tiranës.

2) Kashar – Domje – TEDA: akses i planifikuar për zonën e zhvillimit ekonomik me status të posaçëm

Segmenti Kashar–Domje nuk është vetëm një hapësirë me densitet të lartë lëvizjesh ditore dhe ndërveprim të fortë mes zhvillimit urban dhe aktivitetit ekonomik. Në këtë zonë parashikohet edhe TEDA (Tirana Economic Development Area), një zonë me status të veçantë e konceptuar për të tërhequr dhe akomoduar biznese me rëndësi dhe investime strategjike. Në këto kushte, është e pakuptimtë që ndërkohë që punohet për ngritjen dhe funksionalizimin e saj, të mos parashikohet paralelisht lidhja e drejtpërdrejtë me autostradën dhe integrimi me rrjetin e rrugëve dytësore që i japin akses.

Mungesa e një nyje funksionale ndërmjetëse në këtë segment i detyron banorët dhe bizneset – si edhe aktivitetin e pritshëm të TEDA-s – të bëjnë devijime drejt pikave kryesore të aksesit, duke mbingarkuar rrugët dytësore dhe duke shtuar kohën e udhëtimit.

Kërkesa është krijimi i një nyje lidhëse të kontrolluar (me rampa dhe kanalizim të qartë), e shoqëruar aty ku është e mundur me rrugë shërbimi/paralele, në mënyrë që qarkullimi i TEDA-s dhe i zonës përreth të menaxhohet sipas standardit të një korridori strategjik, me kosto logjistike më të ulëta dhe parashikueshmëri më të madhe për bizneset.

3) Golaj – Bërxullë – City Park – Prestige Center: nyje për polin tregtar–logjistik dhe flukset e kamionëve

Kjo zonë është ndër pikat me intensitetin më të lartë të lëvizjes në segmentin Tiranë–Vorë, për shkak të përqendrimit të aktivitetit tregtar, magazinimit dhe logjistikës, si edhe flukseve të përditshme të punonjësve dhe klientëve. Pa një nyje të dedikuar, trafiku shpërndahet në mënyrë joefikase drejt Vorës ose Tiranës, duke rritur bllokimet dhe koston e operimit për bizneset.

Kërkesa është një nyje ndërmjetëse e projektuar sipas standardit autostradë, me hyrje-dalje të kontrolluara dhe kanalizim të flukseve, e shoqëruar nga rrugë shërbimi që organizojnë hyrjet e subjekteve dhe mbrojnë funksionin e autostradës si korridor tranziti.

Një investim që rrit konkurrueshmërinë, jo vetëm kapacitetin

Në fund, çështja nuk është thjesht “trafiku”. Është konkurrueshmëria e ekonomisë. Një korridor ku logjistika është e ngadaltë dhe e paparashikueshme rrit koston e çdo produkti, ul produktivitetin dhe dekurajon investimet. Ndërsa një autostradë me akses të projektuar mirë ul kostot e transportit, rrit sigurinë, kursen kohë dhe e bën zonën industriale më funksionale.

Prandaj, komuniteti i biznesit përgjatë segmentit Tiranë–Vorë kërkon që rehabilitimi i autostradës të mos shihet si një ndërhyrje e izoluar në “trung”, por si një projekt i plotë që zgjidh edhe “kapilarët” – nyjet dhe lidhjet me rrugët dytësore.

Kjo është mënyra më e drejtë për të përfituar maksimalisht nga investimi publik: një autostradë me standarde të vërteta, që shërben jo vetëm udhëtimin mes dy qyteteve, por funksionimin e “Durana”-s si motor ekonomik i vendit./Monitor.al

tiranë–durrës projekt 3 propozime

Sondazh

Ekonomi 28 February 2026, 08:33 I.A

“Shtetëzimi” i sigurimit të shtëpive

TIRANË- Qeveria shqiptare e ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat, duke përfshirë ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin