LIVE UPDATES
Ekonomi

Dhoma Amerikane: Bie sërish besimi i biznesit në Shqipëri

Presidenti i Dhomës, Enio Jaço, thotë se ulja e besimit sjell efekte të padëshirueshme, në investime, kapitale, largim të punëtorëve.

27 June 2022, 20:57 Nga I.A

TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë bëri të ditur se në qarqet e biznesit ka sërish një rënie të besimit, për shkak të klimës së papërshtatshme për investime dhe terrenit të vështirë ekonomik. Presidenti i Dhomës, Enio Jaço, thotë se ulja e besimit sjell efekte të padëshirueshme, në investime, kapitale, largim të punëtorëve.

Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi sot se Indeksi i Biznesit ka pësuar rënie 3-4 vitet e fundit, duke shënuar sërish një ulje të besimit, që ka komuniteti i biznesit ndaj terrenit ekonomik dhe klimës së investimeve në Shqipëri. Indeksi vjetor dhe vlerësime të tjera dalin nga anketimi që Dhoma Amerikane bën me anëtarët e vet.

“Përballë presioneve ekonomike nga jashtë, Shqipëria e ka vetë në dorë një reformë për përmirësimin e klimës së biznesit brenda vendit. Dhoma Amerikane i ka propozuar qeverisë një paketë me 40 rekomandime për të rregulluar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të huaja dhe një grup po merret me to, por vetëm një e treta është zbatuar deri tani” - thotë zoti Jaço.

Dhoma kërkon procedura të shkurtuara, transparente dhe me sa më pak takime me administratën, uljen e monopoleve, si dhe lehtësira për kompanitë e huaja bazuar në përmasën e investimit dhe në numrin e vendeve të reja të punës që krijon.

“Kemi kërkuar miratimin në Kuvend të një paketë ligjore anti-korrupsion, për të parandaluar dhe më pas për të ndëshkuar ryshfetet sipas standarteve të OSBE, që përfshijnë zyrtarët e lartë dhe të mesëm. Edhe sistemi i prokurorimeve publike duhet reformuar sipas rekomandimeve të BE-së, për të shmangur vendimet korruptive përmes transparencës më të madhe” - thotë zoti Jaço.

Po ashtu projekt-ligji për sistemin tatimor, sipas tij, nuk përmbush standartet ndërkombëtare dhe nuk përmbush detyrat në luftën ndaj informalitetit. Dhoma Amerikane e Tregtisë është një nga komunitetet më të fuqishme të biznesit në Shqipëri. Dhoma përbëhet nga 225 kompani, 65 nga të cilat janë me kapital krejtësisht amerikan dhe global, 81 janë pjesërisht amerikane, ndërsa 78 janë me kapital shqiptar, që aspirojnë të zhvillojnë tregti me Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë e Dhomës Amerikane kanë mbi 30 mijë punëtorë dhe 3.1 miliardë dollarë të ardhura vjetore, ose sa 20% të ekonomisë shqiptare. Qeveria nga ana e saj thotë se po ul korrupsionin përmes shërbimeve online dhe një reforme strukturore në sistemin e tatim-taksave, e ndërkohë po përpiqet të zbusë spekullimet e tregjeve që kanë ardhur prej çrregullimeve të përbotshme, që shkaktoi sulmi rus mbi Ukrainën. Ekonomia shqiptare është ndikuar nga presionet ekonomike globale, ndërsa lufta në Ukrainë ka përshpejtuar inflacionin dhe ka çrregulluar zinxhirin e furnizimeve me mallra.

Marrë nga VOA

enio jaço dhoma amerikane e tregtisë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin