LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekspertët, tregu po ushtron presion për rritjen e pagave, por zgjidhja është te riformatimi i ekonomisë

Ndërsa tregu ka filluar vetë të ushtrojë presion, si rrjedhojë e mungesës së forcës punëtore, në afatin e gjatë, zgjidhja shihet vetëm te korrektimi i modelit ekonomik.

25 February 2023, 07:16 Nga A.B

Ekspertët, tregu po ushtron presion për rritjen e pagave, por zgjidhja

Pagat e ulëta në vend, në krahasim me rajonin, lidhen me faktorë të shumtë, që nga niveli i zhvillimit të ekonomisë deri te faktorët sociologjikë, që vendosin shpërblimet.

Ndërsa tregu ka filluar vetë të ushtrojë presion, si rrjedhojë e mungesës së forcës punëtore, në afatin e gjatë, zgjidhja shihet vetëm te korrektimi i modelit ekonomik.

Erald Pashaj, administrator i EPPC Albania & Kosovo, kompanisë së specializuar në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira, pohon se ka disa arsye se pse pagat në Shqipëri nuk janë si në vendet e tjera, pavarësisht rritjes së vendit këto vite.

“Shqipëria, edhe sot, është më pak e zhvilluar sesa Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, përveç Kosovës. Vendi më i ngjashëm është Maqedonia e Veriut, por edhe ata janë më lart sesa ne. Këto vende e kanë prodhimin e brendshëm për frymë ndjeshëm më lart, sidomos Mali i Zi dhe Serbia. Pra ata kanë paga më të larta, sepse janë më të zhvilluar ekonomikisht”.

Z. Pashaj pohon se, në krahasim me Kosovën, Shqipëria i ka pagat pak më të larta, por edhe këtu ka një veçori. “Pagat e ulëta në Kosovë janë pak më të larta sesa në Shqipëri. P.sh. një arkëtar në Kosovë paguhet 350 euro, tek ne 35 mijë lekë, ose një ekonomist në Kosovë merr 600-650 euro, te ne 70 mijë lekë.

Ndërsa në pagat e larta, Shqipëria është më konkurruese. Një CFO në Kosovë paguhet 1,500 – 2,000 euro, ndërsa në Shqipëri merr minimumi 200 mijë deri në 500 mijë lekë, dhe paga prej 300 mijë lekësh po bëhet normale për nivelin e CFO-ve. Pra, drejtuesit në Shqipëri paguhen pak më mirë se në Kosovë.

Aspekti i dytë, sqaron Pashaj, është historik. “Shqipëria gjithmonë ka qenë më e varfra në rajon (edhe sot në fakt), dhe sado pak, paga ishte përsëri mirë për punonjësin. E thënë ndryshe, nuk e kishte “luksin” të ankohej.

Vlerësimi në Shqipëri për punën e individit ka qenë shumë i ulët. Mendësia jonë, që sendi ishte i vlefshëm dhe puna e njeriut, jo, na ka shoqëruar shumë gjatë. Ky perceptim vetëm në 2-3 vitet e fundit ka ndryshuar.

Njeriu ishte në plan të dytë. Kjo u përforcua shumë gjatë sistemit monist, kur mungesa materiale dhe izolimi i madh, e bëri njeriun të dukej krejt pa vlerë, ku njerëz kishte me bollëk dhe materialet zero. Kjo mendësi vazhdoi edhe në tranzicion.

Z.Pashaj shton se si pasojë e dy faktorëve të mëparshëm, punonjësi shqiptar nuk ka ushtruar asnjëherë presion ndaj punëdhënësit për paga më të mira. “Asnjëherë! Gjithmonë e ka perceptuar veten që unë jam mirë, sepse ka edhe më keq. Dhe nëse nuk kërkohet, nuk ka as përgjigje nga krahu tjetër. Ka edhe aspekte të tjera, por gjykoj se këto janë baza ekonomike-sociologjike”.

Vetë tregu pritet të ushtrojë presion mbi pagat

Z.Pashaj thotë se, në fund të fundit, paga është rezultat i kërkesës dhe ofertës për punë, sa paguan punëdhënësi dhe sa i përgjigjen punëmarrësit dhe e kundërta. “Paga nuk është rezultat sesa fitime nxjerr kompania, apo sa me humbje del, sepse ky është faktor emocional sesi ndihen palët në një moment të caktuar. Askush nuk do të paguajë më shumë sesa tregu, përveçse shumë përkohësisht”.

Ai parashikon që, në të ardhmen, pritet të rritet presioni i tregut mbi pagat. “Mesa duket, tregu kërkesë-ofertë i ka vendosur pagat tona në këto nivele sot, shumë më mirë sesa më parë dhe që ende është me tendencë rritëse. Besoj deri në qershor, kur sektori i turizmit do ta rrisë përsëri ofertën për punë, kjo do të japë efekt zinxhir në të gjitha pagat në vend”.

Xhepa: Duhet korrektim i modelit ekonomik

Është e vërtetë se mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion mbi pagat, por në afatin e gjatë, kjo nuk mjafton. Nëse ekonomia nuk bëhet produktive, shumë biznese do të detyrohen të falimentojnë si rrjedhojë e rritjes së kostove, si të lëndëve të para, ashtu dhe të shpërblimeve të detyrueshme më të larta për punonjësit.

Prof. Selami Xhepa, rektor i Universitetit Europian të Tiranës, pohon se në mënyrë që situata të ndryshojë, duhet një korrektim i modelit ekonomik.

-Së pari, rekomandon si, duhen ndryshime ligjore në fushën e taksimit – më fort mbi kapitalin dhe më pak mbi punën; p.sh. tatimi mbi dividendin të shkojë në 15% dhe tatimi i fitimit, 10%.

-Së dyti, të ketë nxitje për investime te fuqia punëtore – paga, kushte pune, të ketë kushtëzim për përfitime nga fondet publike (përfshi tenderat publikë) me nivelet e pagave dhe kushtet e punës).

-Së treti, duhet të ketë ndryshime në politikat e prokurimeve publike për të ndaluar kapjen e tregut nga një numër i kufizuar operatorësh.

-Së katërti, të ketë masa për mbështetjen e investitorëve në përmirësime teknologjike (skemat e granteve të jenë të kushtëzuara me zhvendosjen në zinxhirin e vlerës në industritë përkatëse ku janë operatorët).

-Së pesti, duhet më shumë transparencë financiare nga firmat private lidhur me botimet e bilanceve kontabël; rritje të përgjegjësisë ligjore të nëpunësve financiarë të firmave, kompanive të auditit në certifikimin e bilanceve false.

-Së gjashti, rekomandon Prof. Xhepa, kontratat e Partneritetit Publik- Privat të botojnë çdo informacion financiar mbi pagesat e individëve përfitues.

Norma 23% për pagat e larta ka dekurajuar tregun

Që prej vitit 2014, pagat e ashtuquajtura të larta tatohen me 23%. Kufiri ishte fillimisht 130 mijë lekë dhe më pas, u rrit në 150 mijë lekë.

Të ardhurat mbi këtë vlerë tatohen me një normë që është më e larta në rajon, në emër të taksimit të të “pasurve”, ndërkohë që ky nivel të ardhurash konsiderohet si normal për shtresën e mesme të popullsisë.

Ky taksim i lartë, vetëm sa ka krijuar shmangie dhe evazion dhe ka dekurajuar shtresën e mesme.

“Ne kemi shumë evazion te pagat e larta”, pohon Artan Gjergji, ekspert financiar. “Tatimi progresiv ka vrarë shtresat e mesme, të punësuarit me pagë”, pohon ai./MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin