LIVE UPDATES
Ekonomi

Eurokodet, rrugë të gjatë deri te ligji

Ky përditësim është ende në fuqi, pavarësisht se në realitet ndërtohet, duke marrë parasysh standardin e Eurokodit 8, që parashikon kriteret europiane sizmike.

18 February 2023, 07:44 Nga I.A
Eurokodet, rrugë të gjatë deri te ligji
Foto ilustruese

TIRANË- Kushti teknik i projektimit, i publikuar në vitin 1989, ishte përditësimi i fundit i miratuar me ligj i kodeve tona teknike të projektimit, i cili shoqërohej me hartën sizmike. Ky përditësim është ende në fuqi, pavarësisht se në realitet ndërtohet, duke marrë parasysh standardin e Eurokodit 8, që parashikon kriteret europiane sizmike.

Akademia e Shkencave, pas tërmetit të 26 nëntorit, po udhëheq procesin, por për të përafruar Eurokodet duhen krijuar të koordinuara një seri institutesh e inspektoratesh, të cilat kërkojnë burime njerëzore dhe fondet.

Akademia e Shkencave bëri një simpozium në vjeshtë të vitit të kaluar, ku u diskutua për rëndësinë që kanë Eurokodet, por gjithçka mbeti aty dhe ende nuk ka një projektligj për përafrimin e tyre, tashmë kur po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit 2019.

Inxhinieri i ndërtimit Altin Serani ka shpjeguar se në Praktikën Normative Europiane (EC8) si vlerë e rekomanduar për shpeshtësinë e veprimit sizmik të projektimit apo tërmetit të projektimit më të lartë jepet periudha e përsëritjes 475 vjet.

Kjo do të thotë se kur ndërtohet, merret në konsideratë që objekti të përballojë një tërmet që bie një herë në 450 vite.

Serani thotë se në literaturën teknike europiane trajtohet edhe mundësia e një veprimi sizmik shumë të madh, të jashtëzakonshëm, e tërmetit ‘maksimal të mundshëm’.

Ky natyrisht konsiderohet mjaft më i rrallë se ‘tërmeti i projektimit’. Sipas disa indikacioneve, tërmeti maksimal i mundshëm mund të konsiderohet tërmeti me periudhë në 1000 vjet. Ka edhe rekomandime për ta zgjedhur atë me intensitet dy herë më të madh se sa tërmeti i projektimit.

Eurokodi (EC8) për këtë tërmet, si dhe për kriteret përkatëse të projektimit nuk ka përcaktime specifike. Mund të konsiderohet se respektimi i masave specifike konstruktive suplementare që përmban ky Eurokod ndihmojnë për një përballim të mundshëm edhe të një tërmeti të tillë eventual, por meqë ka pak të ngjarë që të ndodhë.

Strukturat në rajonet sizmike sipas Eurokodit 8 duhet të ndërtohen të tilla, që të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Tërmete të shpeshtë me intensitet relativisht të vogël në lëkundjet e terrenit nuk duhet të ndërpresin shfrytëzimin e objektit pas ndodhisë së tyre. Kështu, për ndërtesat e zakonshme, kjo kërkesë duhet të plotësohet për veprimin sizmik me 10% probabilitet të ndodhjes në 10 vjet ose perioda e përsëritjes së tërmetit 95 vjet.

I korrespondon gjendjes kur në ndërtesë ka dëmtime të konsiderueshme, por aty ka ende rezerva strukturore, krahasuar me gjendjen e një kolapsi total, ose pjesor. Struktura duhet të përballojë (durojë) pas-goditjet e tërmetit me intensitet të moderuar.

Struktura ka kosto të lartë riparimi, apo ka gjasa të jetë joeficiente për t’u riparuar. Kështu, për ndërtesat e zakonshme, kjo kërkesë duhet të plotësohet për veprimin sizmik me 10% probabilitet të ndodhjes në 50 vjet ose perioda e përsëritjes së tërmetit 475 vjet.

I korrespondon gjendjes kur ka dëmtime të tilla thelbësore strukturore që çojnë sistemin strukturor në prag të kolapsit strukturor dhe plagosje të mundshme. Struktura është dëmtuar rëndë, me soliditet dhe ngurtësi horizontale. Shumica e elementëve jokostrukturorë janë shembur.

Spostimet relative të përhershme të mëdha janë të pranishme në të. Struktura është në prag të kolapsit dhe ka gjasa të mos i rezistojë një tërmeti tjetër, madje edhe kundrejt një tërmeti me intensitet të moderuar. Kjo strukturë është e pamundur të riparohet. Perioda e përsëritjes së tërmetit është një herë në 2000 vjet.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të kryer një sërë studimesh të cilat do të përbëjnë bazën për aplikim të kodeve moderne të projektimit antisizmik (Eurokodi 8).

Kështu, p.sh.u hartua harta e re e rrezikut sizmik, bazuar mbi metoda probabilitare, u hartua katalogu i tërmeteve, u përcaktuan zonat që janë burim tërmetesh, u studiuan një sërë modelesh mbi shuarjet dhe parametrat e amplifikimit në një sërë zonash, meqë nuk kemi matje të drejtpërdrejta, etj.

Bazuar në studimet sizmologjike përgjatë “zonës sizmogjene” Joniane-Adriatike mund të ndodhin tërmete me magnitudë maksimale të pritshme Magnitudë=7-7.5 në veri të zonës tërthore Shkodër-Pejë, kurse në jug të saj, në pjesën ballore, mund të ndodhin tërmete me M=6.0-7.0. Në drejtim të Tiranës, në lindje, mund të ndodhin tërmete me M=5.5-6. Sipas studimeve, vetëm në Shqipëri, periudha e përsëritjes së një tërmeti me M=5.0 është 3.6 vjet.

“Po punohet në këtë drejtim që këto rezultate të arritura të kthehen në detyruese, për t’u zbatuar në vendimet përkatëse. Shqipëria ka një disbalancë midis sistemit arsimor dhe sistemit të kërkimit shkencor.

Krahas aspektit mësimdhënës duhet të ketë institute që merren vetëm me kërkime shkencore”, bënë të ditur burimet zyrtare në Akademinë e Shkencave, të cilat pohuan se, në të ardhmen e afërt do të kemi hapa konkretë të ligjit për aplikimin e Eurokodit 8.

Mirëpo, edhe nëse Eurokodi adoptohet në ligj, Shqipëria ka tregtuar se ka kapacitete të dobëta në zbatimin e ligjeve, pasi në themel të këtij ligji është inspektimi i materialeve të ndërtimit dhe përdorimi i cilësisë së lartë të lëndëve të para.

Por në kushtet kur ende ndërtohet pa leje në qendër të Tiranës, zbatimi i Eurokodit do të mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit kur ndërton.

Marrë nga Monitor.al

eurokodet akademia e shkencave

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin