LIVE UPDATES
Ekonomi

Fantazia fiskale e Europës

Banka e Japonisë ka rritur blerjet e bonove për të ruajtur kufirin mbi yield-et. Në Europë, në tetor, yield-i i bund-eve dhjetëvjeçare gjermane kaloi nivelin 3% për herë të parë në më shumë se një dekadë.

28 October 2023, 07:38 Nga I.A
Fantazia fiskale e Europës
Giorgia Meloni

ITALI- Ndërsa po rritet frika se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë, yield-et e bonove qeveritare në të gjitha vendet e pasura, po ulen. Yield-et e bonove dhjetëvjeçare të thesarit në Amerikë, rreth 4.7%, janë në nivelin më të lartë që nga viti 2007. Banka e Japonisë ka rritur blerjet e bonove për të ruajtur kufirin mbi yield-et. Në Europë, në tetor, yield-i i bund-eve dhjetëvjeçare gjermane kaloi nivelin 3% për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Ato italiane janë gati 5%, niveli më i lartë që nga fundi i krizës së borxhit në Eurozonë, në vitin 2012. Dhe ky është një shqetësim, sepse Italia është një nga vendet anëtare me më shumë borxhe në bllok dhe qeveria e saj nuk duket e shqetësuar se planet e shpenzimeve po bëhen të paqëndrueshme. Gjatë 15 muajve të fundit, rritja e inflacionit në Eurozonë është shoqëruar me veprime dramatike nga Banka Qendrore Europiane (BQE), e cila ka rritur normat me 4.5 pikë përqindje.

Megjithatë, po të gjykojmë nga shpenzimet publike të shteteve nuk është aspak e dukshme se po ndodh një betejë kundër inflacionit. Buxhetet u rritën në disa vende të mëdha europiane, sepse qeveritë u përpoqën të ndihmonin qytetarët të rimëkëmbeshin nga karantinat e pandemisë dhe kriza e energjisë. Por edhe pse këto goditje tashmë janë zbehur, deficitet kanë mbetur të mëdha.

Franca parashikon një mungesë në buxhet prej gati 5% të PBB-së këtë vit dhe 4.4% vitin e ardhshëm. Italia planifikon të ketë një deficit prej 5.3% këtë vit dhe 4.3% në vitin 2024. Kjo mungesë është pavarësisht faktit se vendi pritet të marrë rreth 70 miliardë euro (74 miliardë dollarë) nga fondi i rimëkëmbjes i BE-së, një shumë e barasvlershme me 2% të PBB-së vjetore të Italisë.

Shpenzimet e Italisë janë një problem i veçantë për shkak të rritjes së ngadaltë ekonomike të vendit, që këtë vit pritet të jetë nën 1%, si dhe barrës së madhe të borxhit. Borxhi publik neto në vitin 2022, ishte sa 144% e PBB-së. Nëse ka një deficit shumë të madh, ose përballet me një normë interesi shumë të lartë, borxhi do të bëhet i pamenaxhueshëm. Tani vendi është në rrezik nga të dyja anët.

Investitorët janë përshtatur mirë me rreziqe të tilla. Kjo është arsyeja pse ata marrin një prim për huadhënien për Italinë, krahasuar me huadhënien për Gjermaninë. Kur qeveria e Italisë, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, zbuloi planet buxhetore më 27 shtator, shpërndarja e yield-it u rrit në përputhje me planet e shpenzimeve.

Nëse nuk frenon shpenzimet, zonja Meloni mund të përplaset me Komisionin Europian, Bankën Qendrore dhe investitorët. Në një botë të përsosur, Italia do të ndiqte rregullat fiskale të BE-së, që janë përpiluar me qëllim për t’u siguruar që financat publike të mos rrezikohen. Për fat të keq, kjo do të jetë e vështirë të arrihet. Si fillim, rregullat nuk janë realiste.

Të presësh që Italia të arrijë një objektiv të borxhit ndaj PBB-së prej 60% gjatë pak viteve, është qesharake. Edhe pse Komisioni Europian shpreson t’i rishikojë këto rregulla, vendet veriore të rrepta nuk lëshojnë shumë pe. Prandaj si rezultat ka ngecje.

Edhe nëse do të kishte rregulla më të mira, zbatimi i tyre do të ishte i vështirë. Përvoja e kaluar tregon se qeveritë kombëtare rrallëherë zgjedhin të ndjekin rregullat e vendosura në Bruksel dhe të shkurtojnë shpenzimet në vend, ngaqë nuk duan të zemërojnë votuesit.

Kjo e detyron Italinë të marrë masa disiplinore nga investitorët dhe BQE-ja. Roli i Bankës Qendrore është shumë më i qartë se sa ishte gjatë krizës së borxhit të Eurozonës. Nëse diferencat e borxhit të qeverisë fillojnë të dalin jashtë kontrollit, BQE-ja është zotuar ta blejë atë borxh.

Në korrik të vitit të kaluar, banka tha gjithashtu se do të kërkonte të ndihmonte transmetimin e qetë të politikës monetare, duke blerë borxhin e një vendi, nëse diferencat rriten me më shumë sesa mund të garantohet nga bazat ekonomike.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se BQE-ja do të ndalojë politikën e pamatur fiskale të një vendi. Programet e saj hyjnë në fuqi vetëm nëse shteti në fjalë pranon disiplinën buxhetore. Vëmendja e Bankës Qendrore është rritja e pajustifikuar e diferencave, në vend të vetë nivelit të normës së interesit dhe kjo e fundit është problem për Italinë.

Për më tepër, duke qenë se ka qenë një blerëse e madhe e bonove qeveritare gjatë pandemisë, BQE-ja së shpejti do të vendosë se si t’i zvogëlojë zotërimet e saj, gjë që mund të ulë më tej kërkesën për bono italiane.

Priten më shumë shqetësime në treg. Deri atëherë, qeveria e zonjës Meloni mund të ketë filluar të ulë shpenzimet. Megjithatë, ka më shumë gjasa që ajo të presë derisa investitorët nervozë dhe kostot në rritje të huamarrjes, ta detyrojnë ta bëjë këtë. Një përballje me realitetin është pothuajse e sigurt. Pyetja e vetme është se sa dramë do të ndodhë më parë.

Marrë nga Monitor.al

giorgia meloni bqe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin