LIVE UPDATES
Ekonomi

Komisioni Europian ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, rreziku i energjisë dhe borxhit 

Komisioni paralajmëron se Shqipëria mund të përballet me mbingarkesa në borxhin publik për shkak të subvencioneve të energjisë, ndërsa do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.

17 May 2022, 07:26 Nga DOSJA

Komisioni Europian ul parashikimin për rritjen ekonomike të

Komisioni Europian, në raportin e tij të pranverës, ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e nëntorit të vitit të kaluar.

Komisioni paralajmëron se Shqipëria mund të përballet me mbingarkesa në borxhin publik për shkak të subvencioneve të energjisë, ndërsa do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.

Rishikimi ka ardhur në kuadër të uljes së bërë për të gjithë Europën, si rrjedhojë e pasojave që po sjell lufta në çmimet e energjisë dhe në inflacion.

“Për vitin 2022 dhe 2023 rritja në Shqipëri pritet të jetë përkatësisht 2.7% dhe 3.1%, e ndikuar kryesisht nga ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës, edhe pse vetëm në mënyrë indirekte pasi Shqipëria ka pak ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj të dy vendeve. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë ka shtyrë qeverinë të ofrojë mbështetje shtesë për familjet dhe NVM-të, dhe këto masa do të shtyjnë për në vitin 2023 një përmirësim domethënëse në financat e qeverisë”, thuhet në raport.

“Pas rimëkëmbjes së fortë të shumicës së komponentëve të kërkesës në vitin 2021, pritjet për një kthim në normën mesatare historike mbi 3% të rritjes janë dobësuar nga ndikimi i luftës në partnerët kryesorë tregtarë të BE-së, zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e mallrave. Pasiguria për efektin ekonomik të këtyre ndërprerjeve, krahas shtrëngimit të mundshëm të kushteve të financimit, pritet të frenojë rritjen e konsumit dhe investimeve private. Investimet publike, në veçanti përfundimi i rindërtimit pas tërmetit, do të vazhdojnë të mbështesin ekonominë, por më pak se sa ishte planifikuar pasi shpenzimet publike prej rreth 1.5% të PBB-së janë riorientuar për të subvencionuar energjinë elektrike dhe karburantin, si dhe rritjen e mbështetjes sociale. Kërkesa e ulët e brendshme pritet të frenojë rritjen e importeve. Nga ana tjetër, turizmi, i cili varet kryesisht nga turistët rajonalë dhe të BE-së, parashikohet të vazhdojë të mbështesë rritjen e eksporteve të shërbimeve, gjë që pritet të kthejë lehtësisht në pozitiv kontributin e eksporteve neto.

Në përgjithësi, rritja ekonomike parashikohet në 2.7% në 2022 dhe 3.1% në 2023. Ky ngadalësim dhe rritja e pagave ka të ngjarë të zbusë rritjen e punësimit në 2023. Megjithatë, e nxitur nga mungesat e fundit të fuqisë punëtore, shkalla e papunësisë pritet të bjerë nën 11%. deri në vitin 2023”.

Komisioni paralajmëron se kjo perspektivë është subjekt i rreziqeve negative, kryesisht të lidhura me ndikimin e një rritjeje të qëndrueshme të çmimit të energjisë, shoqëruar me prodhimin e ulët të hidrocentraleve vendase për shkak të reshjeve të pamjaftueshme, siç shihet tashmë në tremujorin e parë 2022. Në këtë rast, fatura e importit të energjisë elektrike në Shqipëri do të rritet ndjeshëm dhe, përveç zgjerimit të deficitit tregtar, mund të mbingarkojë buxhetin publik, i cili deri më tani ka mbuluar hendekun midis çmimeve të larta të importit të jashtëm dhe çmimeve të rregulluara të brendshme për familjet dhe SME-të.

Komisioni parashikon se financat publike të vendit do të mbeten nën presion. “Si rrjedhojë e rritjes së lartë të PBB-së dhe investimeve publike më të ulëta se sa ishin planifikuar, raporti i deficitit publik dhe i borxhit rezultoi 2 pikë përqindje më pak se sa pritej në vitin 2021, pavarësisht një emetimi të eurobondit për parafinancimin e bilancit buxhetor të vitit 2022. Kostoja e lartë e subvencioneve dhe rritja e mbështetjes sociale që pritet për vitin 2022 do të vonojë një ulje të konsiderueshme të deficitit, në 2.7% të PBB-së, deri në vitin 2023, kur raporti i borxhit parashikohet të ulet në 70.9% të PBB-së.

Ulet parashikimi i rritjes në Europë, pasi kriza energjetike rrit inflacionin 

Komisioni Europian ka ulur parashikimin e tij për rritjen këtë vit dhe pret një nivel m ëtë lartë inflacioni, pasi lufta e Ukrainës po godet ekonominë e rajonit.

Në parashikimet e fundit të pranverës, KE pret rritje reale të PBB-së si në BE ashtu edhe në eurozonë prej 2.7% në vitin 2022, nga 4% që ishte parashikuar tre muaj më parë.

Rritja pritet të ngadalësohet në 2.3% në 2023, nga një parashikim i mëparshëm prej 2.8% në BE (dhe 2.7% në zonën e euros).

Me rritjen e çmimeve të energjisë këtë vit, inflacioni pritet të jetë mesatarisht 6.1% në vitin 2022 dhe të arrijë në 6.9% në tremujorin aktual (në prill ishte 7.5%, norma më e lartë në historinë e unionit monetar).

Ky është një “rishikim i konsiderueshëm në rritje krahasuar me parashikimin e ndërmjetëm të dimrit 2022” prej një nivel inflacioni prej 3.5%, thotë Komisioni. Inflacioni shihet të bjerë në 2.7% në 2023, ende mbi objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane.

Komisioni thotë: “Perspektiva për ekonominë e BE-së para shpërthimit të luftës ishte për një rritje të gjatë e të fortë. Por pushtimi rus i Ukrainës ka paraqitur sfida të reja, në momentin që Bashkimi Europian po rikuperohej nga ndikimet ekonomike të pandemisë. Duke ushtruar presione të mëtejshme në rritje mbi çmimet e mallrave, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit të ri dhe pasiguri në rritje, lufta po përkeqëson tendencën rritëse”./MONITOR

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin