LIVE UPDATES
Ekonomi

Kosova mbushet me punëtorë të huaj

Prej muajsh apo edhe vitesh, Kosova po përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme, nga kamerierët e rrobaqepësit e deri te mjekët e infermierët.

17 September 2023, 07:59 Nga a.l
Kosova mbushet me punëtorë të huaj
Foto ilustruese

KOSOVË- Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë ka filluar t’u sjellë shumë telashe kompanive. Shumica e tyre tashmë kanë marrë punëtorë nga jashtë, si nga Bangladeshi, Nepali, India dhe Turqia. Orari i stërzgjatur i punës, mohimi i pushimeve vjetore, puna pa kontratë, paga e ulët e me vonesa janë ankesat që, ndër vite, kanë shprehur punëtorët e sektorit privat. Një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve.

Prej muajsh apo edhe vitesh, Kosova po përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme, nga kamerierët e rrobaqepësit e deri te mjekët e infermierët.

Interesimi i qytetarëve për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye. Kryesisht ato lidhen me mungesën e kontratës, punën në fundjavë, mospagesën e orëve shtesë, pagën e ulët e të tjera.

Një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve. Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kurse paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro.

Mungesa e fuqisë punëtore është shfaqur fort kohët e fundit. Në dyert dhe dritaret e bizneseve në Kosovë janë bërë të shpeshta shpalljet, nëpërmjet të cilave kërkohen punëtorë.

Shitës, punëtor arke, rrobaqepës, kuzhinier e kamerier janë profesionet që kërkohen më së shumti muajt e fundit. Por, thirrja për një vend pune duket e kotë për qytetarët e Kosovës.

Në vend të tyre, punë janë duke marrë qytetarët e shteteve të huaja. Kërkesa për fuqi punëtore nga jashtë është në rritje

Në Odën Ekonomike të Kosovës kanë treguar se janë dhjetëra kompani që tashmë kanë punësuar punëtorë nga vendet tjera, kryesisht aziatike, dhe po aq kompani janë në kërkim të fuqisë punëtore nga jashtë.

“Kërkesa për fuqi punëtore nga jashtë është në rritje. Fuqia punëtore po na vjen nga Bangladeshi, Turqia, Nepali dhe vendet e tjera”, thotë kreu i OEK-ut, Lulzim Rafuna.

Sipas tij, Kosova nuk po arrin ta luftojë mungesën e fuqisë punëtore me marrjen e punëtorëve nga vendet e tjera.

“….kompanitë vendase po raportojnë se fuqia punëtore që po vjen nga vendet aziatike është e pakualifikuar dhe po përshtatet me vështirësi me rrethanat e punës në Kosovë”.

Rafuna thotë se shumica e këtyre punëtorëve nuk kanë qëllim final tregun e punës në Kosovë. “Punëtorë, të cilët vijnë nga vendet e treta lidhin kontrata pune me paga dhe kushtet që ofron kompania, bazuar edhe në legjislacionin në fuqi, siç është Ligji i Punës”.

Sipas tij, institucionet duhet të bëjnë përpjekje që të ndërtojnë politika për të parandaluar ikjen e madhe të fuqisë punëtore, pasi humbjet në aspektin ekonomik do të jenë të mëdha.

“Ne duhet ta kemi synim ndaljen e emigrimit. Nëse nuk mund ta ndalim, ta sjellim në minimumin e mundshëm, duke ofruar një sistem të përshtatshëm arsimor, një sistem të sundimit të ligjit efikas, një sistem të mirë të shëndetësisë dhe duke krijuar siguri juridike dhe ekonomike për të rinjtë”.

Liberalizimi i vizave

Dilemat për largim të një pjese të punëtorëve nga vendi, nga 1 janari i 2024-s, kur është paraparë të liberalizohen vizat, kanë shtyrë bizneset që të gjejnë alternativa të tjera, në mënyrë që të mos mbeten pa staf.

Frika më e madhe nga 1 janari

Dilemat për largim të një pjese të punëtorëve nga vendi, nga 1 janari i 2024-s, kur është paraparë të liberalizohen vizat, kanë shtyrë bizneset që të gjejnë alternativa të tjera, në mënyrë që të mos mbeten pa staf.

“Disa biznese kanë filluar të kontraktojnë edhe punëtorë nga jashtë vendit, e sidomos pjesa e bizneseve të gastronomisë”, ka thënë Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar se nga janari 2022 deri në qershor të këtij viti, kanë miratuar 381 viza pune, ndërsa 165 janë refuzuar.

“Më së shumti, kërkesa për viza pune në Kosovë janë pranuar nga Bangladeshi, India, Nepali, Egjipti, Filipinet, Pakistani dhe Bosnja”.

Megjithatë, punësimi i të huajve nuk do të jetë një zgjidhje afatgjatë për bizneset.

“Duke u bazuar në ligjin nr.04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të Kosovës, Agjencia ka mandat të lëshojë vetëm leje pune afatshkurtra për të huajt, deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditëve brenda 1 viti”.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë treguar se si shkojnë procedurat për rekrutimin e këtyre punëtorëve.

“Migrimi afatshkurtër është i mundur. Është i mundur edhe natyralizimi, pastaj bashkimi familjar, si dhe migrimi për çështje ekonomike dhe biznesore. Por në të shumtën e rasteve po shohim se bizneset po i pajisin punëtorët nga jashtë me vizë afatgjatë për biznes dhe me leje qëndrimi, e cila ua garanton edhe lejen e punës”.

Pse po vijnë të huajt e po ikin vendasit

Aleanca Kosovare e Bizneseve thonë se kjo po ndodh për shkak se Kosovës po i ikin punëtorët për një standard më të mirë.

“Janë disa shtete që dëshirojnë të vijnë punëtorët si Turqia, Bangladeshi, India, po ashtu edhe nga shtetet arabe, për të cilat Kosova jo që e ka hapur ndonjë mundësi të re për të punësuar fuqi punëtore nga të huajt, por se nga Kosova po ikin punëtorët tanë për të gjetur një standard më të mirë në shtetet e Perëndimit”.

Qëllimi i ardhjes së të huajve në Kosovë, sipas Shahinit, është vetëm shfrytëzimi i vendit si tranzit.

“Ata që po vijnë nga jashtë po e shfrytëzojnë Kosovën si vend tranzit për të qenë këtu dhe për të pasur mundësi nga Kosova për të ikur diku tjetër”, tha ai.

Megjithatë, sipas Shoqatës së Gastronomëve, shumë prej tyre kanë filluar të përshtaten në sektorë të ndryshëm të gastronomisë.

“Kuzhina, pjesë të caktuara, sektorë të caktuar brenda gastronomisë, të cilat nuk kanë shumë komunikim me klientë, por ka edhe të huaj të cilët po e mësojnë gjuhën edhe po përshtaten për pjesën e shërbimit të jashtëm. Kjo nuk është diçka mirë, sepse ka ende plot të papunë të cilët nuk po angazhohen”.

Edhe eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se punëtorët e huaj mund ta shohin Kosovën vetëm si vend tranzit për të shkuar drejt Bashkimit Europian.

“Kam drojë që shumica e tyre që vijnë në Kosovë e përdorin si momentum për të ikur diku në Europë. Besoj që bashkërisht të lobojmë dhe të dialogojmë për të ngritur vetëdijen jo vetëm te të rinjtë, por edhe te bizneset e Kosovës, që të bëjnë më tepër për punëtorët dhe kushtet e tyre. Do të jetë shumë e vështirë të mendohet se të huajt do të kontribuojnë më shumë se vendasit”.

Ligji për të huajt në Kosovë rregullon çështjet për dhënien e lejes së punës për të huajt.

Sipas këtij ligji, personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës duhet të pajisen me leje pune. Qeveria e Kosovës cakton çdo vit numrin e lejeve të punës për shtetas të huaj.

Kush po vjen

“Janë disa shtete që dëshirojnë të vijnë punëtorët si Turqia, Bangladeshi, India, po ashtu edhe nga shtetet arabe, për të cilat Kosova jo që e ka hapur ndonjë mundësi të re për të punësuar fuqi punëtore nga të huajt, por se nga Kosova po ikin punëtorët tanë për të gjetur një standard më të mirë në shtetet e Perëndimit”/ Monitor

kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin