27 February 2026, 08:11
Nga D.S
Foto ilustruese
Dy procedura prokurimi, njëra e nisur në prill 2025 dhe tjetra në gusht 2025, të lidhura me sistemin e fiskalizimit në Tatime dhe me shërbimin e internetit për institucionet publike, rrezikojnë të thyejnë rekordin e ankimimeve dhe zvarritjeve në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).
Më 24 dhe 25 shkurt, KPP vendosi të mos pranojë sërish ankimimet e dy operatorëve që kishin paraqitur pretendime për këto procedura, të cilat ishin rrëzuar edhe më herët nga i njëjti Komision.
Në të dy rastet, KPP thekson se nuk pranon kërkesat e operatorëve pretendues dhe se në fazat e mëparshme janë bërë rishikimet e nevojshme në dokumentet standarde të procedurave, në përputhje me legjislacionin për prokurimet publike.
Tenderi me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, me fond limit 770 milionë lekë (rreth 7.7 milionë euro), nuk po arrin të finalizohet për shkak të ankesave të vazhdueshme që e kanë shoqëruar hap pas hapi.
Për herë të fundit, në mes të shkurtit, KPP hoqi pezullimin, duke i lejuar autoritetit kontraktor të vijojë me hapat e radhës. Sipas Komisionit, autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, që zhvillon procedurën për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kishte reflektuar kërkesat e bëra më herët nga KPP.
Tenderi tjetër, që ka në objekt ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për institucionet e administratës publike, me fond limit 486 milionë lekë (rreth 4.8 milionë euro), ka ndjekur një trajektore të ngjashme përgjatë muajve: herë i ankimuar dhe i pezulluar, e herë duke vijuar me fazën pasuese që më pas është kundërshtuar sërish. Edhe pse KPP i dha dritën jeshile pak javë më parë, procedura është ankimuar sërish.
Tenderët që lidhen me sistemet e IT në vend janë ankimuar në mënyrë të përsëritur pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke rrezikuar sigurimin e shërbimeve për institucionet.
Një rast i tillë ishte sistemi Self Care i Tatimeve, që shkaktoi ndërprerje dhe paqartësi për disa javë rresht, në një periudhë kur qeveria u kërkoi institucioneve që, për shpenzimet e investimeve, të merrnin konfirmim nga Thesari. Kjo ndodhi në një kohë kur edhe sistemi AFMIS i Financave nuk funksiononte, ndërsa procedura për kontratën përkatëse ishte edhe ajo më herët e ankimuar po që me pas u dha ok. /Monitor.al
kpp komisionin e prokurimit publik mirëmbajtje e modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit për drejtorinë e përgjithshme të tatimeve sistemet it
Ekonomi
26 February 2026, 17:21
E.d
Foto ilustruse
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind. Sipas një ...
Ekonomi
26 February 2026, 10:46
D.S
Foto ilustruese
Muaji janar ka parë një rritje rekord të kursimeve në monedhën vendase, të ndikuara nga bizneset private dhe ...
Ekonomi
25 February 2026, 07:42
I.A
TIRANË- Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar k...
Ekonomi
24 February 2026, 12:22
D.S
Foto ilustruese
Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie vitin e kaluar, duke mbështetur ...
Ekonomi
23 February 2026, 07:45
D.S
Individët që gjatë 2025 kanë pasur pagë mujore bruto 50 mijë lekë apo 600 mijë lekë të ardhura në vit, ...
Ekonomi
22 February 2026, 08:09
I.A
Foto Ilustruese
Tregu ajror po vijon rritjen, ndonëse me ritme më të ngadalta, i nxitur nga rikthimi i Shqipërisë si destinacion i...
Ekonomi
20 February 2026, 14:00
D.S
Banka e shqiperise
Shpenzimet e sektorit bankar për interesa u rritën për të tretin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënav...
Ekonomi
20 February 2026, 11:37
D.S
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Parlamenti votoi dje emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikë...
Ekonomi
19 February 2026, 14:25
E.d
Foto ilustruse
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2025 dhe arriti nivelin më të ...
Ekonomi
19 February 2026, 14:22
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek po vijon më tej rënien gjatë kësaj jave dhe ka arritur një minimum të ri histor...