LIVE UPDATES
Ekonomi

Çlirimi i potencialit të Ballkanit Perëndimor

Falë lidhjeve të tij të forta kulturore me Bashkimin Europian dhe historikut të rimëkëmbjes, Ballkani Perëndimor gjendet në një pozicion të mirë për të çuar përpara rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

12 April 2025, 08:01 Nga I.A

Çlirimi i potencialit të Ballkanit Perëndimor

Si mund të nxitet rritja transformuese nga investimet e sektorit privat

Në të gjithë rajonin, mundësitë ekzistojnë në energjinë e rinovueshme, infrastrukturën digjitale, transportin dhe prodhimin e qëndrueshëm, dhe agrobiznesin, që janë sektorë me potencial për të krijuar vende pune, për të rritur të ardhurat dhe për të përshpejtuar integrimin në BE, falë mbështetjes së sektorit privat.

Falë lidhjeve të tij të forta kulturore me Bashkimin Europian dhe historikut të rimëkëmbjes, Ballkani Perëndimor gjendet në një pozicion të mirë për të çuar përpara rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Por realizimi i këtij vizioni do të kërkojë reforma të guximshme, një udhërrëfyes të qartë rregullator dhe një sektor privat dinamik dhe të qëndrueshëm.

Pavarësisht progresit të kohëve të fundit, rajoni përballet me çështje strukturore të vazhdueshme. Nivelet e produktivitetit kanë rënë dhe ndërmarrjet shtetërore (NSH) dominojnë ende në sektorët kritikë, duke zëvendësuar investimet private.

Një pjesë e konsiderueshme e NSH-ve, që varion nga 23 deri në 53 për qind në varësi të vendit, operon në sektorë me emetime të larta dhe rreth 67 për qind nuk kanë përfitime.

Tregjet financiare mbeten në zhvillim, duke kufizuar aksesin në kredi, sidomos për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Këto NMVM janë shtylla kurrizore e ekonomive të rajonit, duke përbërë 99 për qind të bizneseve dhe duke siguruar tre të katërtat e të gjitha vendeve të punës.

Për shembull, në Serbi, niveli i kredisë vendase për sektorin privat qëndroi në 43 për qind në vitin 2024, shumë më poshtë mesatares së BE-së prej rreth 75 për qind.

Ndryshimet klimatike e ndërlikojnë edhe më shumë panoramën. Vende si Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina (BiH) renditen ndër vendet me emetimet më të larta për frymë të CO₂.

Vende të tjera, si Shqipëria, mbështeten pothuajse tërësisht në hidroenergji, duke i lënë të ekspozuara ndaj thatësirave të shpeshta që po rriten gjithnjë e më shumë. Sektori i energjisë ka nevojë të ngutshme për modernizim, diversifikim dhe dekarbonizim.

Lajmi i mirë është se zgjidhjet janë të arritshme. Në IFC, kemi parë se si reformat e synuara, Partneritetet efektive Publike-Private (PPP) dhe mekanizmat novatorë të financimit mund të çlirojnë kapitalin privat dhe të nxitin zhvillimin e qëndrueshëm.

Në të gjithë rajonin, mundësitë ekzistojnë në energjinë e rinovueshme, infrastrukturën digjitale, transportin dhe prodhimin e qëndrueshëm, dhe agrobiznesin, që janë sektorë me potencial për të krijuar vende pune, për të rritur të ardhurat dhe për të përshpejtuar integrimin në BE, falë mbështetjes së sektorit privat.

Për shembull, kalimi në burimet e qëndrueshme të energjisë do të kërkojë investime shtesë të konsiderueshme, të përllogaritura në shumën 89.4 miliardë dollarë, ose 1.9 për qind të PBB-së për çdo vit deri në vitin 2050, sipas Raportit për Klimën dhe Zhvillimin për 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Në kushtet e duhura, rreth 85 për qind e investimeve totale mund të vijë nga sektori privat.

Së bashku me Komisionin Europian, IFC-ja po bashkëpunon me qeveritë për të çuar përpara prezantimin e parqeve eko-industriale, që do të ndihmojnë për të tërhequr Investime të Huaja Direkte dhe për të promovuar prodhimin e gjelbër me vlerë të lartë.

Në Shqipëri, ne po mbështesim ankande konkurruese për të rritur aksesin në energji elektrike, nëpërmjet investimeve të përbashkëta me sektorin privat në energjinë e qëndrueshme.

Ndërkohë, në Kosovë, reformat në mikrofinancim dhe rregullimi i fuqisë punëtore po rritin bizneset më të vogla dhe po nxitin investimet në sistemet vendore të ushqimit dhe në shitjet me pakicë, duke u zgjeruar në fund të vitit të kaluar edhe në sektorin e energjisë së pastër me përurimin e ankandit të parë të vendit për energjinë e erës, një projekt 100 MW i mbështetur nga IFC-ja.

Në Bosnjë-Hercegovinë, modernizimi i NSH-ve dhe konsolidimi i kuadrit të PPP-së po hedhin themelet për rinovimin e infrastrukturës duke përmirësuar performancën financiare dhe qeverisjen në NSH dhe duke forcuar mjedisin ligjor dhe rregullator për investime private.

Ndërkohë, në Serbi, ne vazhdojmë të mbështetim zhvillimin e tregjeve kapitale nëpërmjet Programit në vazhdim për Tregjet e Përbashkëta Kapitale (J-CAP), një nismë e Grupit të Bankës Botërore që synon të forcojë tregjet kapitale vendase dhe të thjeshtojë aksesin e bizneseve në financim afatgjatë.

Në Mal të Zi, përfundimi i PPP-së të bazuar në koncesion për aeroportet e vendit, ku IFC-ja ka ofruar shërbime këshillimore për transaksionin, është një hap vendimtar drejt zhvillimit të infrastrukturës bazë jetike për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Por investime do të ketë vetëm aty ku ka siguri. Kjo është arsyeja se përse përmirësimi i klimës së investimeve, nëpërmjet rregulloreve transparente, konkurrencës së ndershme dhe institucioneve efikase, është jetik.

Politikat e qëndrueshme dhe të parashikueshme, transformimi digjital dhe mjedisi i lehtësuar i biznesit janë parakushte për të tërhequr investitorët vendas dhe ndërkombëtarë. Reformat duhet t’u japin përparësi eliminimit të riskut për pjesëmarrjen e sektorit privat dhe krijimit të mjedisit të barabartë për të gjithë aktorët.

IFC-ja, së bashku me Bankën Botërore, është tashmë pjesë e Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), që është një platformë rajonale e madhe për mobilizimin e investimeve në sektorë kyç.

Ky partneritet bën bashkë grantet e BE-së, kontributet kombëtare dhe huat nga institucionet financiare ndërkombëtare për të shërbyer si katalizatorë për angazhimin e sektorit privat në fushat prioritare si tranzicioni i energjisë, qëndrueshmëria klimatike dhe konkurrueshmëria.

Duke shfrytëzuar financimin e kombinuar, WBIF-ja mbështet infrastrukturën transformuese dhe programet e reformës që do të nxisë integrimin rajonal ekonomik dhe do të përshpejtojë rrugën e anëtarësimit në BE.

Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment kyç. Në sajë të reformave në vazhdim dhe angazhimit më të madh të sektorit privat, rajoni ka një mundësi për të krijuar një ekonomi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse, pra një ekonomi që është në dobi të të gjithë qytetarëve të saj, duke bërë njëkohësisht hapa përpara në rrugën e tij drejt integrimit europian.

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillim botëror që përqendrohet në sektorin privat të tregjeve në zhvillim.

 

Klima e biznesit

Por investime do të ketë vetëm aty ku ka siguri. Kjo është arsyeja se përse përmirësimi i klimës së investimeve, nëpërmjet rregulloreve transparente, konkurrencës së ndershme dhe institucioneve efikase, është jetik. Politikat e qëndrueshme dhe të parashikueshme, transformimi digjital dhe mjedisi i lehtësuar i biznesit janë parakushte për të tërhequr investitorët vendas dhe ndërkombëtarë. Reformat duhet t’u japin përparësi eliminimit të riskut për pjesëmarrjen e sektorit privat dhe krijimit të mjedisit të barabartë për të gjithë aktorët.

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin