Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën janar-gusht kanë hyrë në qarkullim për herë të parë 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivele me 8-mujorin e një viti më parë.
TIRANË- Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në krahasim me dy vitet e mëparshme, kur u shënua një ecuri e fortë e nxitur nga orientimi i importeve drejt vendeve aziatike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën janar-gusht kanë hyrë në qarkullim për herë të parë 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivele me 8-mujorin e një viti më parë.
Vetëm në gusht u regjistruan gati 8.1 mijë mjete. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, në vend u regjistruan për herë të parë 10% më pak mjete.
Importet e mjeteve u ngadalësuan pas marsit, si rrjedhojë e vështirësive me transportin që u shfaqën pas konfliktit në ngushticën e Hormuzit, që rriti koston e automjeteve që vijnë nga Azia, ndonëse ato nuk kalonin direkt nga kjo ngushticë.
Koreja e Jugut dhe Kina dominojnë
Koreja e Jugut dhe Kina vijojnë të jenë tregjet kryesore nga ku shqiptarët po preferojnë të marrin automjetet dy vitet e fundit.
Për 8-mujorin, rreth 17.5 mijë mjete, ose rreth 26% e regjistrimeve për herë të parë, e kishin origjinën nga Koreja e Jugut. Tre vitet e fundit, Koreja e Jugut po dominon, për shkak të çmimeve më të lira të blerjes nga shteti i largët.
Kina po rritet me shpejtësi, si rrjedhojë e interesi për makina elektrike. Rreth 16% e mjeteve që u regjistruan për herë të parë në janar-gusht, ose 10.6 mijë mjete, kishin origjinën nga Kina.
Gjermania dhe Italia, dy shtetet e dikurshme dominuese, kanë kaluar në vend të tretë dhe të katërt, përkatësisht me 7.9 dhe 7.7 mijë mjete për 8 mujorin.
10.6% e mjeteve të importuara janë elektrike, rritet BYD
Pas një rritjeje rekord në mars dhe prill, duket se ka rënë disi interesi për mjetet elektrike. Në gusht, u regjistruan për herë të parë 681 të tilla, nga 682 në korrik niveli më i ulët i këtij viti.
Gjithsesi, për 8-mujorin janë regjistruar gjithsej 7,087 mjete elektrike, ose 2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e 2025-s.
Mjetet elektrike përbënin 10.6% të regjistrimeve të mjeteve për herë të parë për periudhën janar-gusht.
Sipas llojit të markave, Volkswagen dhe Mercedes-Benz vijojnë të mbeten dy markat historikisht më të preferuara nga blerësit shqiptarë, me përkatësisht 16.5% dhe 14.7% të regjistrimeve në periudhën janar-gusht 2026.
Ndërkohë, spikat ngjitja e shpejtë e BYD, e cila ka arritur në 7.0% të totalit, duke reflektuar interesin në rritje për makinat elektrike dhe forcimin e pranisë së prodhuesve kinezë në treg. Në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në vend arriti në rreth 1.1 milionë në fund të gushtit./Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Prej fillimit të muajit shtator Tatimet kanë nisur të shpërndajnë kompensimin nga plotësimi i De...
Foto Ilustruese TIRANË- Vera e këtij viti, aspak e favorshme në aspektin hidrik, duket se ka nxitur sërish importet e energjisë, n...
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime rregullatore, q&e...
TIRANË- Ushqimet vazhdojnë të zënë një pjesë shumë më të madhe të strukturës së konsumit n&eu...
OSHEE Group TIRANË- Rreth 2.5 milionë euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët që kanë z...
Grafiku TIRANË- Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinë...
TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën e fundit të një operatori ekonomik dhe lejoi AKSHI-n të vijojë tenderi...
TIRANË- Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonomin&e...
TIRANË- Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve t&e...
TIRANË- Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në...