LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga kryesimi i Vlorës deri në Shkodër dhe Farkë, 10 qytetet me numrin më të lartë të apartamenteve

Gjatë muajve të verës, në qytetin e Vlorës dhe zonave turistike përreth saj pati një numër të lartë të turistëve të huaj, veçanërisht atyre italianë që vërshuan drejt jugut nga çmimet më të lira krahasuar me vendet e tjera europiane.

17 February 2024, 07:46 Nga I.A

Nga kryesimi i Vlorës deri në Shkodër dhe Farkë, 10 qytetet

VLORË- Qyteti i Vlorës kryeson listën e 10 qyteteve me numrin më të lartë të pronave të publikuara për qira ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb. Gjatë muajve të verës, në qytetin e Vlorës dhe zonave turistike përreth saj pati një numër të lartë të turistëve të huaj, veçanërisht atyre italianë që vërshuan drejt jugut nga çmimet më të lira krahasuar me vendet e tjera europiane.

Për vitin 2023, në qytetin e Vlorës, numri i shtëpive të pushimit të publikuara në Airbnb arriti në 70,049 prona. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%, për shkak të bumit turistik të vitit të kaluar. Rreth 42% të apartamenteve të pushimit të listuara në Airbnb për vitin 2023, sipas të dhënave të AirDNA, ndodheshin në qytetin e Vlorës. Kërkesa për net qëndrimi u rrit në 2023 rreth 9% krahasuar me 2022.

Të ardhurat e gjeneruara në vitin 2023 nga shtëpitë dhe apartamentet e dhëna me qira ditore në këtë qytet arritën në vlerën e 25,9 milionë USD, duke zënë 48% të të ardhurave totale të fituara nga qiratë ditore në AirBnb.

Krahasuar me 2022, të ardhurat nga qiratë ditore për qytetin e Vlorës u zgjeruan 103%.

Qyteti i Vlorës u rendit i dyti në botë edhe nga platforma ndërkombëtare Booking, pas Japonisë si destinacioni më i kërkuar për akomodim gjatë periudhës nga 1 gushti 2022 deri më 31 korrik 2023. Pas qytetit të Vlorës, renditja botërore vijonte me Meksikën, SHBA-në, Holandën, Argjentinën, Gjermaninë, Zelandën e Re, Filipinet dhe Australinë.

E dyta për numrin e lartë të apartamenteve të pushimit renditet Tirana me 37,338 prona të listuara. Krahasuar me 2022, numri i tyre u zgjerua me 52%. Sipas të dhënave të AirDNA, numri më i lartë i pronave të listuara në Tiranë varion në periudhën korrik-dhjetor, me përkatësisht deri 3,000 prona të listuara në muaj.

Prania e turistëve të huaj në Tiranë është konstatuar nga rritja e fluksit të frekuentimeve në shumë zona të kryeqytetit, si Pazari i Ri, pranë kalasë së Tiranës, ish-Blloku etj. Për 2023, sipas të dhënave të AirDNA, kërkesa për net-qëndrimi u rrit me 78%.

Durrësi renditet qyteti i tretë për numrin e pronave të listuara në Airbnb, me përkatësisht 20,141 shtëpi pushimi. Krahasuar me 2022, numri i tyre është rritur rreth 61%.

Për pushuesit e huaj, Durrësi ofron një numër të madh strukturash akomoduese, duke përfshirë hotelet dhe resortet turistike të preferuara nga turistët e huaj. Kërkesa për net-qëndrimi në shtëpitë dhe apartamentet e pushimit të publikuara në AirBnb ra me 76% për 2023 në raport me 2022.

Renditja vazhdon me Golemin, me 8,116 apartamente apo shtëpi pushimi të listuara në AirBnb në vitin 2023. Në raport me 2022, numri i tyre është rritur me 58%. Në Golem, kërkesa për net-qëndrimi u rrit me 5%.

Destinacion i preferuar nga turistët, nisur nga numri i lartë i pronave të listuara në Airbnb, është edhe qyteti i Shkodrës dhe më pas Korça. Në qytetin e Shkodrës, i pesti në renditja, për numrin e shtëpive të pushimit për 2023 arriti në 7,342. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit me 53% dhe kërkesa për net qëndrimi ra me 75%.

Në qytetin e Korçës, numri i pronave ishte 4,611 të tilla. Në raport me 2022, numri i tyre u rrit 29%, ndërsa kërkesa për net qëndrimi ra me 15%. Agjencitë vendase të pasurive të patundshme pohojnë se këto dy qytete renditen ndër më të preferuarit nga turistët e huaj, pas qyteteve bregdetare të Vlorës dhe Sarandës.

Më tej renditet Shëngjini, me 4,922 shtëpi pushimi të publikuara në Airbnb. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit 72,5%. Në Shëngjin, kërkesa për net qëndrimi ka shënuar rritjen më të lartë ndër 10 qytetet të listuara me numrin më të lartë të banesave për qira ditore. Kërkesa për net qëndrimi në 2023 u rrit 776% më shumë se në 2022.

Qyteti i Beratit renditet i 8-ti me 2,439 apartamente pushimi në 2023. Numri i tyre u rrit me 27% krahasuar me 2022, ndërsa kërkesa për net qëndrimi u rrit 49%.

Zona e Kasharit rendit e 9-ta me 1,504 prona të listuara në Airnbn. Numri i shtëpive apo apartamenteve me qira ditore u zgjerua me 40% krahasuar me vitin 2022, ndërsa kërkesa për net-qëndrimi u rrit me 23%. Në këtë zonë është shënuar rritja më e lartë e çmimeve për natë, sipas të dhënave të AirDNA.

Në vitin 2023, çmimet për një natë qëndrimi u rritën me 176% krahasuar me 2022. Çmimet kulmuan në muajin nëntor 2023, duke arritur në nivelin e 194 USD për natë dhe çmimet mesatare për muajin dhjetor ishin 165 USD për natë.

Renditja për 10 qytetet më të rankuara në Airbnb përfundon me zonën e Farkës. Në këtë komunë në 2023 pati 1,234 prona të ofruara me qira për pushuesit. Krahasuar me 2022, numri u rrit 44%, ndërsa kërkesa për net qëndrimi u rrit 178%.

Për shkak të vendndodhjes së mirë mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër vitet e fundit në komunën e Farkës janë ndërtuar rezidenca të reja banimi, me vila dhe apartamente.

Marrë nga Monitor.al

airbnb


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin