LIVE UPDATES
Ekonomi

Objektivi i 2023, ruajtja e stabilitetit dhe shmangia e rritjes së kredive me probleme

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, thotë se për bankat është e rëndësishme të mos lejohet që klientët të kalojnë në pamundësi pagese.

15 January 2023, 07:56 Nga I.A
Objektivi i 2023, ruajtja e stabilitetit dhe shmangia e rritjes së kredive
Spiro Brumbulli

TIRANË- Fokusi i sektorit bankar në vitin 2023 do të jetë ruajtja e stabilitetit dhe shmangia e efekteve negative që mund të sjellë në sektor inflacioni dhe rritja e normave të interesit. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, thotë se për bankat është e rëndësishme të mos lejohet që klientët të kalojnë në pamundësi pagese.

Bankat, sipas tij, po punojnë për të njohur sa më mirë situatën e huamarrësve dhe për të pasur plane rezervë, në rast të përkeqësimit të gjendjes financiare. Sipas z. Brumbulli, prioritet tjetër për vitin 2023 do të jetë thellimi i mëtejshëm i dixhitalizimit dhe mundësimi i hapjes së llogarisë në distancë, si dhe të nënshkrimit elektronik.

Si e vlerësoni ecurinë e sektorit bankar në vitin 2022 dhe cilat ishin arritjet kryesore nga këndvështrimi juaj?

Për industrinë bankare, viti 2022 ishte një vit tjetër i suksesshëm, edhe pse në kushte të paparashikuara të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Situata e re devijoi planet e biznesit dhe rishikimi i zhvillimit të biznesit, në kushtet e krijuara, u bë i pashmangshëm.

Për shkak të mosekspozimit të klientëve në veprimtari tregtare me këto dy vende, nga pikëpamja e portofolit të huasë, nuk pati ndikime të drejtpërdrejta, por efekti i parë te bankat ishte rënia e vlerës së drejtë të letrave me vlerë të mbajtura në portofol.

Kërkesa e brendshme u rrit për të përballuar situatën e re të rritjes së çmimeve, e cila, për pasojë, përshpejtoi inflacionin e pritur.

Pjesa më e madhe e vitit u karakterizua nga inflacioni në rritje dhe kjo detyroi Bankën e Shqipërisë, në vendimin për rritje të normës bazë të interesit. Pra, mjedisi makroekonomik ndryshoi.

U rritën normat e interesit – çka në vetvete nënkupton shtrëngim të kushteve të huadhënies. Megjithatë, sektori bankar mbështeti nevojat e ekonomisë për hua, si për shoqëritë tregtare, edhe për individët.

Huaja u rrit në mënyrë të kënaqshme, mbi 8% parashikojmë deri në fund të vitit sipas shifrave të BSH-së. Situata me norma interesi të rritura filloi të frenojë konsumin dhe u rritën depozitat – rritje vjetore që mund të jetë mbi 7%.

Mjaftueshmëria e kapitalit është në nivele të larta – 19%; kreditë me probleme mbeten në nivelin më të ulët të këtyre 10 viteve të fundit – rreth 5%. Me të gjitha këto, duket që ecuria e bankave ka qenë e mirë dhe do të ishte një vit krejt jo i zakonshëm për mirë, nëse nuk do të ndodhte lufta!

Nga ana tjetër, sektori bankar u tkurr me një bankë, dhe numri i bankave është 11. Të gjitha bankat ofrojnë e-banking, janë shtuar produkte dhe shërbime online. Ka filluar projekti për realizimin e pagesave online për shërbimet publike në e-Albania, të cilin shpresojmë ta kemi në funksion në janar të vitit 2023.

Pra, sektori bankar u paraqit solid, i qëndrueshëm, stabël, aspak problem për shoqërinë dhe shtetin, por një zgjidhje më shumë!

Sa janë ndier, deri tani, efektet e inflacionit të lartë dhe normalizimit monetar dhe si e vlerësoni mënyrën sesi sektori bankar po përballet me këtë moment?

Norma e interesit është një nga parametrat kryesorë që karakterizon politikën monetare. Çdo ndryshim në nivelin bazë të saj sjell pasoja zinxhir në huamarrje dhe huadhënie, për shtetin, bankat, shoqëritë tregtare, familjarët.

Ku ka para – financë, ka interes. Prandaj ndryshimet e saj, në një mënyrë apo tjetër, ndikojnë në veprimtarinë e gjithë shtetit dhe shoqërisë.

Inflacioni është ai që shkakton rritjen e normës së interesit. Në periudha me inflacion të lartë duhet të mos inkurajohet konsumi, por të inkurajohet kursimi. Inflacioni gërryen vlerën reale të mjeteve.

Me përjashtim të arit dhe pasurisë së paluajtshme, të cilat rivlerësohen edhe në kushtet e inflacionit, mjete të tjera humbasin vlerën. P.sh., letrat me vlerë janë ato që humbasin vlerë. Kjo prek menjëherë institucionet financiare, të cilat kanë në portofol të tyre letra me vlerë. Dhe bankat bëjnë pjesë në këtë grup.

Nga ana tjetër, inflacioni, duke rritur normën e interesit, ul kërkesën për hua, duke ndikuar negativisht për rritjen e prodhimit të përgjithshëm bruto.

Në kushtet kur pagat nuk ndjekin spiralen e inflacionit me të njëjtin ritëm, bie fuqia blerëse për familjarët. Çmimet e mallrave rriten dhe kërkesa ulet.

Në këto kushte, bankat janë më të kujdesshme për huadhënie. Shumë kërkesa rrëzohen, sepse këstet dalin më të larta dhe të ardhurat nuk i justifikojnë këto këste. Veprimtaria vazhdon, por ka një kujdes të mbishtuar.

Paqëndrueshmëria është ajo që bankat nuk dëshirojnë. Dhe inflacioni e krijon këtë paqëndrueshmëri. Me normalizimin e situatës, politika shtrënguese reflekton, duke pasqyruar kushtet e reja në treg.

Pra, është një zhvillim që ka uljet dhe ngritjet e veta. Ajo që kërkohet, është që të dalësh nga situata me rrezik të shtuar me sa më pak rreziqe të konvertueshme në fakt.

Cilat do të jenë sfidat kryesore për ekonominë shqiptare dhe sektorin bankar në vitin 2023?

Sektori bankar po ndjek me vëmendje ecurinë e portofolit të huasë. Ne nuk duam një pas 2010 të dytë, ku kreditë me probleme arritën gati në 25%. Tani, kujdesi duhet për të mos lejuar që individë apo shoqëri tregtare të kalojnë në pamundësi pagese.

Prandaj po bëhet përpjekje për të njohur sa më mirë situatën e huamarrësve dhe, nëse do të përkeqësohet, një plan rezervë duhet të jetë i paramenduar. Nga ana tjetër, bankat do të vazhdojnë me dixhitalizimin, për të realizuar hapjen e llogarisë në distancë, si dhe të nënshkrimit elektronik.

Shumë për vitin e ardhshëm do të tregojë kalimi i këtij dimri. Ajo që dëshirohet, është stabilizimi, qëndrueshmëria. Të shpresojmë që shenjat e kësaj qëndrueshmërie janë dhënë duke mos raportuar më të njëjtën rritje të normës së inflacionit dhe që pranvera të na gjejë me më shumë optimizëm.

Marrë nga Monitor.al

spiro brumbulli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin