LIVE UPDATES
Ekonomi

Parregullsitë në prokurimet publike, janë realizuar vetëm 45% e investimeve kapitale për 9 -mujorin

Financimi i brendshëm është realizuar në masën 42.9 për qind të planit vjetor të ndryshuar, ndërsa Investimet nga të ardhurat e arsimit të lartë janë realizuar në masën 53.8 për qind të planit vjetor fillestar dhe të ndryshuar.

2 December 2022, 09:47 Nga A.B
Parregullsitë në prokurimet publike, janë realizuar vetëm
Foto ilustruese

Parregullsitë në prokurimet publike, pas të cilave ka një lumë ankesash nga pjesëmarrësit në gara po pengojnë përdorimin sipas programit të fondit buxhetor të investimeve kapitale.

Në këtë mënyrë taksat e shqiptarëve humbin efektivitetin. pasi investimet kapitale janë zëri më produktiv i buxhetit për ndikimin që ka në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ministria e Financave ka njoftuar se, krahasuar me planin vjetor, për 9 mujorin e vitit 2022, shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 42.4 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 45.1 për qind të planit vjetor sipas ndryshimeve në aktin normativ

Sipas kësaj ecurie qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar edhe 55 % të zërit të investimeve vetëm në tre muaj.

Financimi i brendshëm është realizuar në masën 42.9 për qind të planit vjetor të ndryshuar, ndërsa Investimet nga të ardhurat e arsimit të lartë janë realizuar në masën 53.8 për qind të planit vjetor fillestar dhe të ndryshuar.

Ministria e Financave ka shpjeguar për Kuvendin se, ngadalësimi i investimeve publike në 6-mujorin e pare te vitit, si rezultat i rritjes së lartë dhe të menjëhershëm të çmimit te hekurit, çimentos dhe disa materialeve të tjera të ndërtimit.

Shumë kompani u gjendën përballë faktit që me kontratat publike te miratuara mund të shkonin drejt humbjeve financiare duke rrezikuar punësimin dhe te ardhmen e kompanive. Për këtë qëllim u miratua në qershor të këtij viti edhe një AN i cili synoi zhbllokimin e situatës, sqaroi Ministria e Financave.

Edhe në vitet normale kur situata e çmimeve nuk ishte problem, qeveria ka përqendruar përdorimin e fondeve të investimeve në muajin dhjetor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, investimet kapitale faktike më 2021 arritën një vlerë prej 128 miliardë lekësh (mbi 1 miliard euro), por 32 % e kësaj vlerë 42 miliardë lekë ( 340 milionë euro) u dhanë gjatë muajit dhjetor.

Një shkak tjetër që bëhet pengesë pothuajse çdo vit janë procedurat e ngadalta të prokurimeve qe në shumicën e rasteve shkojnë drejt ankimimeve.

Parregullsitë në tenderë dhe mungesa e konkurrencës i kanë shtuar ankesat të cilat kërkojnë kohë deri sa të sqarohen nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe shpesh gjykatat.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 9 mujore të vitit 2022 kanë një realizim në masën rreth 50.7 miliard lekë, ku financimi i brendshëm është realizuar në masën rreth 25.1 miliard lekë. Financimi i huaj ka shënuar një realizim prej rreth 11.4 miliard LEK ose 70.5 për qind të planit të periudhës.

Fondi i rindërtimit është realizuar në masën rreth 13.7 miliard LEK ose 95.7 për qind në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë. Nga shpenzimet për fondin e rindërtimit rreth 4.4 miliard LEK janë shpenzime nga Qeverisja Qendrore dhe 9.3 miliard LEK janë shpenzime nga Qeverisja Vendore.

Financimi i huaj është realizuar në masën 32.9 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 33.5 për qind të planit vjetor të ndryshuar me akt normativ.

Fondi i rindërtimit është realizuar në masën 68.4 për qind të planit vjetor fillestar dhe të ndryshuar./MONITOR

kapitale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin