LIVE UPDATES
Ekonomi

Pas alarmit të prodhuesve të birrës për falimentim, reagon MFE: Akciza e diferencuar mbi 10 vjet forcoi kompanitë për të përballuar konkurrencën globale

Prodhuesit ngritën shqetësimin se pesha e birrës së importit në tregun vendas po rritet, për shkak të çmimit më të lirë. Shoqata e Prodhuesve Vendas të Birrës pohoi se shumë shpejt kjo situatë do të çojë drejt zhdukjes prodhimin shqiptar.

9 February 2023, 07:11 Nga A.B

Pas alarmit të prodhuesve të birrës për falimentim, reagon

Dyfishimi i nivelit të akcizës për prodhuesit vendas të birrës nga 1 janari 2023 u shoqërua me mbyllje të përkohshme të disa fabrikave dhe ulje të prodhimit për të tjerët, për shkak të mospërballimit të kostove.

Prodhuesit ngritën shqetësimin se pesha e birrës së importit në tregun vendas po rritet, për shkak të çmimit më të lirë. Shoqata e Prodhuesve Vendas të Birrës pohoi se shumë shpejt kjo situatë do të çojë drejt zhdukjes prodhimin shqiptar.

Lidhur me diskutimet mbi falimentimin e mundshëm të kompanive prodhuese shqiptare nga kjo rritje akcize, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) tha për “Monitor” se, rreth 35-40% e birrës që konsumohet sot në Shqipëri (rreth 35-40 mln litra) janë birra që paguajnë nivelin standard të tarifës së akcizës prej 710 lekë/Hl gradë alkoolike.

MFE thotë se këto kompani pavarësisht se paguajnë transport, detyrime tatimore, garanci marke etj, janë konkurruese në treg. Ndërkohë që para unifikimit të akcizës, një pjesë jo e vogël e importeve të birrës, rreth 30% e importeve, deklarohej nga prodhues nën 200 mln litra, duke paguar tarifën e reduktuar. Tashmë edhe këta importues do i nënshtrohen tarifës standard të unifikuar.

Në total për 2022 sipas të dhënave të doganave janë prodhuar 40,5 mln litra birrë dhe importuar 52,2 mln litra. Për 2022 prodhimi i birrës vendase u ul 2% në krahasim me 2021. Importet u rritën 4%. Pesha e importeve në konsumin e birrës për 2022 është 56% nga 44% që ishte rreth 1 dekadë më parë, duke humbur rreth 12% të tregut.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase ka bërë disa herë thirrje se masa e re fiskale do të falimentonte sektorin dhe rrezikon të nxjerrë 1,000 persona të papunë.

Nga Ministria e Financave argumentohet se heqja e tarifave të diferencuara jo vetëm janë kërkesë e FMN-së dhe institucioneve të BE-së, por nga ana tjetër gjykon se zbatimi mbi 1 dekadë i tyre ka forcuar kompanitë shqiptarë të birrës për t’u përballur me konkurrencën globale.

“Paketa Fiskale 2023 është dizenjuar në kuadrin e kërkesave për përmirësimin e administrimit doganor dhe tatimor, reduktimin e informalitetit dhe zgjerimin e bazës së taksimit.

Ajo ka synuar gjithashtu implementimin e politikave që lidhen me reduktimin e përjashtimeve, tarifave të diferencuara dhe incentivave të tjera, të cilat duke qenë se janë zbatuar për periudha të gjata kohore, ose kanë plotësuar qëllimin për të cilat janë dhënë, ose nuk shihen më të domosdoshme, pasi mund të çojnë në deformime të tregut.

Edhe incentivat e aplikuara në fushën e diferencimit të akcizës së birrës, të aplikuara në Shqipëri për mbi 10 vjet, duke favorizuar me 50 % të tarifës prodhuesit me më pak se 200 mijë hl prodhim në vit, ku janë kategorizuar prodhuesit vendas, gjykohet se për vetë kohën e gjatë të zbatimit, kanë bërë të mundur forcimin e prodhuesve me qëllim përballimin e konkurrencës globale.

Shtojmë gjithashtu se janë kërkesa të BE-së dhe institucioneve të tjera që mbështesin dhe asistojnë vendin tonë si FMN, BB etj, që të hiqet dorë nga tarifat e diferencuara dhe incentivat e tjera, pasi ato mund të krijojnë deformime në treg.

Në rekomandimet për reformimin e sistemit tatimor shqiptar, FMN ka sugjeruar se të gjitha përjashtimet jo standarde, normat e ulëta dhe trajtimet preferenciale duhet të eliminohen nga TVSH-ja, akcizat dhe taksat kombëtare, pasi ato e komplikojnë në mënyrë të panevojshme sistemin, minojnë integritetin e tij dhe e bëjnë shumë të vështirë administrimin në mënyrë efikase të taksave”, citohet në sqarim.

Referuar direktivave të BE-së ministria e Financave sqaron më tej se ato rekomandojnë diferencim, jo detyrues dhe vetëm për prodhues artizanalë.

“Direktivat e BE për Birrën janë direktivat 92/84/EEC dhe 92/83/EEC të datës 18 Tetor 1992. Siç shikohet të dyja këto direktiva i përkasin me shumë se 30 vite më parë, ndaj edhe Komuniteti është duke kryer një studim lidhur me modifikimin e këtyre direktivave për t’i përshtatur me realitetin e ri.

Në frymën e ndërtimit të tyre këto direktiva janë bërë për të mbështetur artizanatin në sektorin e prodhimi të birrës, i cili i vendosur në lokacione të ndryshme prodhon produkte artizanale alkooli me ingredient specifike të zonës. Këto produkte nuk shiten në nivel kombëtar dhe është favorizuar vetëm për të stimuluar artizanatin dhe për të mos humbur traditën.

Direktiva e vitit 1992 iu ka lejuar vendeve anëtare vendosjen e diferencimit të birrës përkundrejt sasisë vjetore të prodhimit (por pa qenë detyruese si masë), duke patur në konsideratë karakteristikat e zonës dhe prodhimit të çdo vendi dhe ka në fokus pikërisht birrat e prodhimit artizanal, të prodhuara në kushte klasike dhe me metodat e impiante tradicionale.

Pasja e një politike diferencuese taksimi në Shqipëri, në kushtet kur birra artizanale nuk është faktor dhe dominuese (birrat në Shqipëri prodhohen kryesisht në impiante të mirëfillta industriale, apo fabrika të prodhimit të birrës), nxit prodhuesit të frenojnë prodhimin e tyre për të mos kaluar sasinë e prodhimit mbi të cilën ndryshon edhe shkalla e taksimit.

Për këtë arsye, masat lehtësuese të një vendi ndaj një industrie prodhuese nuk mund të jenë të përjetshme, për sa kohë që diferencimi ka vazhduar për vite me radhë”, pohon MFE.

Disa kompani shqiptare të goditura nga kostoja e shtuar nga akciza dhe lëndët e para po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të fabrikave të tyre në Serbi./MONITOR

birra

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin