LIVE UPDATES
Ekonomi

Pas mbiprodhimit, rritet 25% çmimi i vajit të ullirit për eksport

Vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, ku nga fermerët u vlerësuan se shitjet ishin nën kosto.

3 August 2023, 11:47 Nga k.m.
Pas mbiprodhimit, rritet 25% çmimi i vajit të ullirit për
Foto ilustruese

Në 2022 pati mbiprodhim të vajit të ullirit, ku fillimisht shumë fermerë u përballën me mungesë të tregut të shitjes. Në muajin maj u hap tregu për eksportin e vajit të ullirit, veçanërisht në Itali që më pas përpunohet si brand i huaj. Rritja e kërkesës për vajin rifuxho shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit të ullirit në vendet, Spanja dhe Italia të mbjellat e të cilëve u prekën nga thatësira e pranverës.

Vaji i ullirit u mblodh nga pikat e grumbullimit me çmim deri në 400 lekë për litër, ku nga fermerët u vlerësuan se shitjet ishin nën kosto. Sakaq nga fermerët pohohet se ditët e fundit çmimi i shitjes së vajit që përpunohet si markë e huaj për eksport është rritur 25%, duke arritur 500 për litër, për shkak të kërkesës së lartë që vijon të jetë jashtë.

Për periudhën janar-qershor 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u importuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u importuan në total në 2022. Krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Irfan Tarelli tha për Monitor se në raport me vjet importet e vajit të ullirit janë shumë herë më të larta. Ndërsa sipas tij çmimi mesatar i shitjes është 600 lekë për litër. Pas problematikës së mprehtë të vitit të kaluar ku fermerët u përballën me prodhim të lartë të vajit të ullirit dhe për shkak të mungesës së shitjes u detyruan ta magazinojnë në shtëpitë e tyre, Ministria e Bujqësisë sipas Tarelit parashikon të vijojë me strategjinë për nxitjen e eksporteve, nëpërmjet zbatimit të 3 masave.

“Parashikojmë të shtojmë kapacitetet grumbulluese, depozituese, paketuese dhe etiketimin te vaji i ullirit. Financimi për këto qëllime do të jetë pjesë e programit IPARD III që pritet të fillojë së shpejti. Pra do të vijojë të ndiqet e njëjta skemë 50% e financimit nga fondet e IPARD dhe 50% nga subjektet aplikuese.

Masë tjetër për kulturën e ullirit do të jetë edhe vazhdimi i organizmit të fermerëve për bashkimin e ngastrave me ullinj. Kjo iniciativë ka nisur zbatimin në bashkitë Roskovec dhe Vlorë. Pritet të zbatohet edhe në bashki të tjera, pavarësisht se është e vështirë, pasi për shkak të mentalitetit të fermerëve për mosbashkimin e ngastrave.

Gjithashtu për këtë vit parashikojmë ngritjen e laboratorëve të akredituar pranë Universitetit Bujqësor me qëllimin ofrimin falas së analizave për cilësinë e vajit të ullirit”, pohoi ai.

Në total sipas të dhënave të drejtorisë të Zhvillimit Rural për vitin 2022 u prodhua 150 mijë ton ullinj, rreth 40% më shumë se në 2021. Në total vaji i prodhuar arrinte 25 mijë deri në 30 mijë ton vaj ulliri. Tareli tha se për vitin 2023 sasia e prodhimit të ullirit pritet të jetë më e ulët se për shkak të kushteve të papërshtatshme klimaterike. Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2023 të prodhohen 140 mijë ton ullinj./Monitor

vaji i ullirit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin