14 December 2025, 07:23
Nga E.d
Foto ilustruse
Agron Çakalli, drejtues i Federatës Bujqësore të Elbasanit, thekson se fermerët duhet të mbështeten gjatë gjithë hallkës së punës në bujqësi nga krasitja, punimi i tokës dhe plehërimi, deri te vjelja e ullinjve. Sipas tij, për grumbulluesit e vajit të ullirit është e domosdoshme barazimi i TVSH-së, pasi mungesa e tij i detyron të dalin me humbje. “Nëse kostot mbeten kaq të larta, vitin e ardhshëm mund të ndodhë që të mos grumbullohet vaj nga fermerët”, paralajmëron Çakalli.
Ai thekson se problem penalizues mbetet edhe TVSH-ja për përpunuesit, e cila duhet të barazohet në blerje dhe në shitje të mallrave bujqësore, duke u bërë zero, për të siguruar konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të vajit të ullirit. Problem tjetër mbetet edhe kostoja e lartë e analizave. Përpunuesit pohojnë se në vend nuk ekzistojnë laboratorë shtetërorë për kryerjen e analizave të pesticideve për lëngjet ushqimore.
Për këtë arsye, ata detyrohen t’i kryejnë këto analiza, të domosdoshme për eksportin e vajit të ullirit në laboratorë privatë, me një kosto që varion nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë për çdo mostër. Laboratorët shtetërorë aktualisht mundësojnë kryerjen e analizave të pesticideve vetëm për produktet e ngurta ushqimore, pra në këtë rast, vetëm për ullirin kokërr.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ISUV kryen analizimin e kampioneve të të gjitha matricave me origjinë bimore, duke përfshirë “ullinjtë e tavolinës” dhe “ullinjtë për vaj”, për përmbajtjen e mbetjeve të pesticideve, bazuar në Planin e Monitorimit me Bazë Risku për vitin 2025, kontrollet zyrtare, indiciet apo kërkesat për autokontroll në kuadër të eksportit.
Megjithatë, Ministria e Bujqësisë nuk e sqaroi arsyen pse ende nuk funksionon një laborator shtetëror i certifikuar për analizën e pesticideve në vajin e ullirit, i cili do të ulte kostot dhe do të lehtësonte procesin e eksportit për përpunuesit./Monitor.al
fermerët elbasan vjelja e ullinjve
Ekonomi
14 December 2025, 07:18
E.d
Foto ilustruse
Porta e Paqes Qiellore në Pekin nuk ishte aspak e qetë më 3 shtator, kur Xi Jinping, Kim Jong Un, Vladimir Putin dhe të ...
Ekonomi
14 December 2025, 07:12
E.d
Foto ilustruse
Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që syno...
Ekonomi
13 December 2025, 07:18
M.L
Foto ilustruese
Disa analistë janë të mendimit se një nga faktorët kryesorë që nxisin rritjen e çmimeve për ...
Ekonomi
12 December 2025, 14:30
M.L
Foto ilustruese
Çmimet e larta janë çështja më shqetësuese ekonomike e shqiptarëve sipas rezultateve të Baromet...
Ekonomi
12 December 2025, 07:25
M.L
Foto ilustruese
Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, por të dhënat e fundit n...
Ekonomi
12 December 2025, 07:23
M.L
Bashkimi Europian do të vijojë të financojë programet IPA në Shqipëri, duke vënë në dispozicion 100 mln euro p&eu...
Ekonomi
11 December 2025, 07:34
M.L
Foto ilustruese
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendenc&e...
Ekonomi
11 December 2025, 07:28
M.L
Bilanci i llogarisë korente, që mat hyrjet dhe dalët e valutës nga vendi, rezultoi pozitiv për të tretin vit radhazi në tre...
Ekonomi
10 December 2025, 17:52
E. D
foto ilustruese
Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend ...
Ekonomi
9 December 2025, 11:20
M.L
Foto ilustruese
Kredia në Euro është në rritje për të dytin vit radhazi, e mbështetur nga normat e ulëta të in...