LIVE UPDATES
Ekonomi

Plani për të kontrolluar “të pasurit” nis në 2023, “ndjekje” e pasurisë edhe jashtë kufijve, drafti nxirret për konsultim

Programi ndan aktivitetet e planifikuara vit pas viti në funksion të uljes së informalitetit sipas planit të dakordësuar më herët me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

19 December 2022, 07:23 Nga DOSJA
Plani për të kontrolluar “të pasurit” nis në
Foto Ilustruese

TIRANË- Ata që kanë vënë pasuri gjatë viteve të fundit do të jenë në radarin e institucioneve për të verifikuar nëse e justifikojnë të ardhurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë për konsultim draft programin e reformave ekonomike 2023-2025 duke parashtruar pikat në të cilat do të jetë fokusi në vazhdim.

Një nga elementët që bie në sy është ajo për projektin e identifikimit të atyre që cilësohen si “të pasur” dhe sesa këta të fundit janë në përputhje në deklarime me gjendjen e tyre reale. Ky plan pritet që të zërë vend qysh në vitin 2023 ndërkohë që dokumenti saktëson se për vitin 2024 “ndjekja” e parasë shtrihet përtej kufijve në një plan për të zbuluar të ardhurat e krijuara jashtë sipas standardeve të raportimit në OECD. Programi ndan aktivitetet e planifikuara vit pas viti në funksion të uljes së informalitetit sipas planit të dakordësuar më herët me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Të gjitha veprimet kundër informalitetit bazohen dhe konform planit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave. Fokusi do të jetë në rritjen e deklarimit të pagave në tregun e punës dhe për të vijuar me auditimet në subjektet në fushën e sigurimit, medias dhe arsimit që ishin me parregullsi të mëdha gjatë auditimeve të para të kryera nga ana e task forcës për informalitetin.

Aktivitetet e planifikuara në vitin 2023

Kriteret e reja dhe të përmirësuara të rrezikut për identifikimin e tatimpaguesve për të cilët s’ka përputhje (tatimpaguesit me rritje të të ardhurave por ulje të detyrimit për TVSH në; tatimpaguesit me një raport jonormal ndërmjet blerjeve dhe shitjeve, tatimpaguesit e biznesit të bizneseve të vogla që nuk deklarojnë shpenzimet (p.sh. faturat e energjisë elektrike) me qëllim të mos deklarimit të qarkullimit real, tatimpaguesit që tentojnë të shmangin përgjegjësitë tatimore duke qëndruar brenda kufijve të qarkullimit, tatimpaguesit me paga të nëndeklaruara për punonjësit e tyre dhe tatimpaguesit që shmangin regjistrimin e punonjësve – të identifikuar nga krahasimi i të dhënave disavjeçare).

Përballja me evazionin fiskal, mashtrimin fiskal dhe informalitetin, duke përdorur monitorimin në kohë reale të transaksioneve financiare ndërmjet tatimpaguesve, sipas sistemit të sapo implementuar të fiskalizimit (sistemi i monitorimit dhe mbikëqyrjes së aktiviteteve tregtare të tatimpaguesve nga organet tatimore shqiptare).

Ky sistem do të sjellë më shumë raportim të transaksioneve me cash dhe të reduktojë transaksionet e fshehura pa para me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal. Do të ndihmojë gjithashtu efikasitetin në raportimin fiskal duke mbledhur më shumë të dhëna nga tatimpaguesit dhe duke plotësuar paraprakisht kthimin e TVSH-së me këto të dhëna.

Hartimi dhe zbatimi i një programi pajtueshmërie për individët më të pasur. Një strategji e arritjeve 3-vjeçare është hartuar për individë të pasur që është miratuar me vendim nr. 30 më 02.06.2022.

Forcimi i sistemit dhe përdorimi i të dhënave në procesin e vendimmarrjes në lidhje me individët e pasur.

Përdorimi i qasjes së integruar për zbatimin e strategjisë së pajtueshmërisë për individët e pasur.

Zbatimi i planeve vjetore sektoriale bazuar në planet vjetore të pajtueshmërisë sipas Metodologjisë së menaxhimit të rrezikut (informalitet në tregun e punës, turizëm, etj.)

Aktivitetet e planifikuara në vitin 2024

Bazuar në integrimin dhe përmirësimin e moduleve (Fiskalizimi dhe CATS), the zbatimi i planeve sektoriale sipas industrive, sektorëve, shtrirjes gjeografike, llojit të taksave dhe dukuritë e evidentuara.

Zbulimi i të ardhurave globale të padeklaruara nga tatimpaguesit dhe individët, nëpërmjet shkëmbimit automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, sipas Standardit të Raportimit të Përbashkët të OECD.

Ky informacion do të përdoret nga strukturat e DPT-së në përmbushje të detyrave të tyre dhe do të mund të përdoret me efikasitet të lartë pas trajnimit që do të kryhet nga ekspertë nga Administrata Tatimore e Zvicrës.

Integrimi dhe përdorimi i të dhënave nga palët e treta në Bazën e të Dhënave të administratës tatimore, {autoritetet kombëtare të shërbimeve (uji, energjia elektrike), regjistrimi i automjeteve, bashkitë, etj.}

Duke marrë parasysh hendekun e TVSH-së si dhe mospërputhjet e të dhënave, mbledhjen e të dhënave dhe menaxhimi i mirë, ndërtimi i një Data Warehouse (si një nga rekomandimet e FMN-së) me të dhënat e centralizuara, të menaxhuara nga një burim i vetëm, bëhet një hap i madh përpara në lidhje me luftën kundër informalitetit.

Aktivitetet e planifikuara në vitin 2025

Ndërtimi i Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (materiale dhe jomateriale), me qëllim vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimi i një sistemi për verifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrolli i plotë i pagesave të bëra për tatimin e pronës.

Ky proces do të kalojë në 3 faza: Krijimi i një regjistri të pasurisë me atributet përkatëse; Shkëmbimi i të dhënave me ëeb-service: Analiza e të dhënave me raportet e BI” thuhet në raport.

Marrë nga Monitor.al

fondi monetar ndërkombëtar ministria e financave dhe ekonomisë

Sondazh

Ekonomi 18 December 2022, 12:17 k.m.

Inflacioni po na streson

Foto ilustruese Inflacioni është bërë bisedë e pranishme në çdo tavolinë prej disa kohësh tashmë dhe kj...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin