LIVE UPDATES
Ekonomi

Qepët më shtrenjtë se luleshtrydhet

Muajin e fundit, çmimet e qepës kanë ndjekur vazhdimisht një trend rritës duke prekur këto ditë nivelin e 180 lekë/kg krahasuar me 70-80 lekë/kg që ishte dy muaj më parë.

6 April 2023, 14:33 Nga k.m.
Qepët më shtrenjtë se luleshtrydhet
Foto ilustruese

TIRANË- Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë atë, ka rritur në mënyrë atipike rritjen e çmimit të saj në vend. Situatë që në fakt po ndodh edhe në botë e cila është zhytur në një krizë qepësh dhe çmime ekstremisht të larta.

Muajin e fundit, çmimet e qepës kanë ndjekur vazhdimisht një trend rritës duke prekur këto ditë nivelin e 180 lekë/kg krahasuar me 70-80 lekë/kg që ishte dy muaj më parë.

Shtrenjtimi i çmimeve të saj po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Sipas vetë tregtarëve, kjo situatë ka ardhur nga rënia e prodhimit në Korçë, prodhuesi kryesor në vend. Ata thonë se po hasin vështirësi sidomos në furnizimin me qepë të kuqe për shkak të këtij reduktimi.

“Nuk e di nëse ka ardhur si shkak i tkurrjes së popullsisë apo faktit që këto dy vitet e fundit fermerët në zonën e Korçës me të cilët bashkëpunoj kanë patur më shumë tendencën për të mbjellë misër dhe grurë, për shkak të luftës. Por ka disa kohë që hasemi me mungesë dhe jemi detyruar që të importojmë”, thotë një tregtar që shet në rrugën e Elbasanit, për Gazetasi.al.

Për të treguar ndryshimin e lartë në çmim që ka pësuar qepa, ai thotë se luleshtrydhet të cilat në këtë sezon supozohet që të shiten më shtrenjtë, po tregtohen me 100 lekë ndërsa qepët po prekin nivelin e 200 lekëve/kg.

I pyetur nga Gazetasi.al nëse është hasur me komente të idhëta nga qytetarët, ai thotë se “asnjë prej tyre nuk ka ikur pa u ankuar.”

“Qepa është një ndër përbërësit më kryesorë në kuzhinë dhe sidomos amvisat, të gjitha janë ankuar. Duke qenë se është një ndër produktet që duhet të blejnë më shpesh, kam patur raste që janë detyruar të lënë perime të tjera, në mënyrë që të blinin qepët.

Por dhe unë nuk kam çfarë të bëj sepse vetë i marr me kosto të lartë nga furnizuesit”, thotë ai duke shtuar për të disatën herë faktin që kjo situatë shkon si zinxhir, si për të dashur të shfajësojë veten.

Gjeografia e importeve të qepës sipas tij është kryesisht nga Holanda, Egjipti dhe Gjermania.

Qytetarët që ndihen të pambrojtur karshi çmimeve të larta, kërkojnë që kjo rritje të kontrollohet nga institucionet por nga ana tjetër fermerët shprehen të kënaqur për shkak se kanë eksportuar në masë në Kosovë dhe Maqedoni.

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar thotë se duke qenë se ne për fruta-perimet kemi vetëm një treg, çmimet i diktojnë të gjithë ato që e menaxhojnë këtë treg.

“Duke qenë se qeveria nuk i mbështet mjaftueshëm me subvencione fermerët shqiptarë, prodhuesit vendas nuk i amortizojnë dot kostot nëse i shesin më lirë në tregun vendas. Kështuqë ata zgjedhin që të eksportojnë ndërsa grumbulluesit drejtohen nga importi”, shprehet ai.

Në një situatë të tillë kur ky nuk është i pari rast që tregun e dominojnë produktet e importit me çmime të larta, Rrapaj shprehet se është e rëndësishme që të rritet masa e subvencionimit, të ndryshohet paketa fiskale dhe që të krijohet një bursë për këta produkte.

Turqia dhe Kazakistani janë ndër vendet që kanë kufizuar eksportet; në Filipine, qepët kontrabandohen. E gjithë situata nisi në Filipine, kur qepët u shtrenjtuan aq shumë sa njerëzit e krahasuan me ajrin. Për momentin, një kg qepë atje po shitet për 13 dollarë. Mungesa e qepëve çoi në një rritje të kontrabandës.

Në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet gjetën 50.000 kilogramë qepë të fshehura midis pastave të importuara dhe produkteve të bukës. Më 22 dhe 23 janar, doganierët kapën rreth 474 mln euro qepë të kuqe në portin e Zamboangës, sipas një raporti në France24. Nëse duhet t'u besohet ekspertëve botërorë, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Kostoja e qepëve në botë është katërfishuar gjatë katër muajve të fundit, sipas raportimeve të mediave.

Vitin e kaluar, Europa përjetoi thatësirë dhe Holanda, e cila është eksportuesi më i madh në botë i qepëve, u godit. Kjo çoi në një rritje të çmimeve të qepëve në shumë vende.

fruta dhe perime

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin