LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria amniston kullat pa leje, VKM rrëzon kodin penal, asnjë ditë burg për ndërtuesit

Kodi penal që prevalon mbi të gjitha ligjet është rrëzuar me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave që u botua sot në fletoren zyrtar, nëpërmjet të cilit pronarët që ndërtuan pa leje pallate disa katesh në mes të Tiranës kanë mundësi të mënjanojnë burgun, duke dorëzuar pronën në shtet ose duke e parapaguar atë kundrejt një çmimi që do të përcaktohet me udhëzime të mëvonshme.

13 September 2022, 12:44 Nga DOSJA
Qeveria amniston kullat pa leje, VKM rrëzon kodin penal, asnjë
Foto Ilustruese

TIRANË- Neni 199 i Kodit penal përcakton se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”. Kodi penal që prevalon mbi të gjitha ligjet është rrëzuar me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave që u botua sot në fletoren zyrtar, nëpërmjet të cilit pronarët që ndërtuan pa leje pallate disa katesh në mes të Tiranës kanë mundësi të mënjanojnë burgun, duke dorëzuar pronën në shtet ose duke e parapaguar atë kundrejt një çmimi që do të përcaktohet me udhëzime të mëvonshme.

Parapagimi do të jetë një lloj legalizimi i ri për këto banesa.

Procedurat për konfiskimin dhe parablerjen

Sot hynë fuqi, rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi në përputhje me parashikimet e ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. Vendimi i qeverisë përcakton se, përpara fillimit të procedurës së konfiskimit, të këtij vendimi, dhe deri në marrjen e vendimit të konfiskimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, zhvilluesi apo çdo subjekt i autorizuar prej tij, me akt noterial kalon në favor të shtetit, me kontratë premtim shitjeje me vlerë 1 euro, shprehimisht ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, me qëllim përdorimin e tyre për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

Sipërfaqet që kalojnë në pronësi të shtetit nuk konsistojnë në realizimin nga subjekti zhvillues të detyrimit në kuptim të nenit 19, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”. Shpenzimet noteriale mbulohen nga subjekti zhvillues. Nëse kërkesa pranohet, Këshilli Kombëtar i Territorit vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përkatëse për administrimin e pronave shtetërore si bashkëpërfituese e objektit të ri, i cili do të konsiderohet si objekt i ndërtuar në kushtet e lejes së ndërtimit. Ndërtimet e konfiskuara vendimi mund t’i transferohen me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut, dhe fondet e siguruara përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime me qëllim realizimin e punëve publike. Pagesa e çmimit të punimeve në tejkalim të lejes nuk e çliron subjektin nga detyrimi i pagesës së gjobës së parashikuar nga pika 1, e nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Nga momenti i kryerjes se aktit të konstatimit të paligjshmërisë në ndërtim deri në përfundim të procedurës së konfiskimit, punimet pezullohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Procedura e konfiskimit për interes publik fillon me propozimin e inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, në vijim të inspektimeve periodike të kryera kryesisht apo pas marrjes së njoftimit nga iMT-ja vendore sipas fushës së përgjegjësisë, në përputhje me legjislacionin sektorial për inspektimin, propozim i cili, ndër të tjera, përmban dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Raportin përmbledhës për qëllimin, shkakun e konfiskimit;

b) Dokumentet që kanë shoqëruar procedurën e inspektimit për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore sipas ligjit nr.107/2014;

c) Një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton pjesët takuese të cilat konfiskohen si dhe pjesët takuese që mbeten në pronësi të zhvilluesit, të shprehura në sipërfaqe, volum dhe në të dhëna teknike përkatëse për rastet sipas nënndarjes “iii”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;

ç) Një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton sipërfaqet, volumet dhe të dhëna teknike të objektit që konfiskohet për rastet sipas nënndarjes “iv”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; Fletorja Zyrtare Viti 2022 – Numri 122 Faqe|15910 d) Aktin e ekspertimit nga instituti i Ndërtimit, ku të përcaktohet se për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij.

IMT-të vendore kanë detyrimin e raportimit pranë iKMT-së kur gjatë inspektimit konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje të legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit.

IKMT-ja përcjell dokumentacionin e parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi, pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila e administron në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dokumentacionin e sipërcituar dhe kryen përgatitjet për shqyrtimin e propozimit nga ana e KKT-së.

Këshilli Kombëtar i Territorit bën shqyrtimin e dokumentacionit për konfiskimin për interes publik të objektit ndërtim pa leje, merr vendim për konfiskim, i cili, ndër të tjera, parashikon:

a) të dhëna identifikuese për objektin që konfiskohet;

b) një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton pjesët takuese të cilat konfiskohen si dhe pjesët takuese që mbeten në pronësi të zhvilluesit, të shprehura në sipërfaqe, volum dhe në të dhëna teknike përkatëse për rastet e nënndarjes “iii”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, ose një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton sipërfaqet, volumet dhe të dhëna teknike të objektit që konfiskohet, për rastet sipas nënndarjes “iv”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; c) në rastet e zbatimit të parashikimeve të pikës 4, të këtij vendimi, ndryshimin e lejes së ndërtimit dhe/ose subjektit zhvillues duke reflektuar shtesën e volumeve dhe/ose sipërfaqes që tejkalon lejen nëse subjekti ndodhet në kushtet e pikave 3 e 4, të këtij vendimi, apo vullnetin e subjektit aplikues;

ç) detyrimin e organit kompetent që gjatë procedurës së lëshimit të certifikatës së përdorimit të parashikojë edhe pjesët e konfiskuara/kaluara në favor të shtetit, referuar aktit noterial të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi, apo të vendimit të konfiskimit dhe hartës bashkëlidhur tij;

d) detyrimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e vendimit të konfiskimit së bashku me certifikatën e përdorimit, e cila, përveç pjesëve të objektit që janë ndërtuar konform lejes së ndërtimit dhe që mbeten në pronësi të zhvilluesit ka të parashikuar edhe pjesët e konfiskuara/kaluara në favor të shtetit, referuar vendimit të konfiskimit, të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

dh) pasqyrimin në lejen e ndërtimit të pjesës takuese të shtetit në përqindje, në raport me investitorin.

10. Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Territorit përcjell vendimin e KKT-së për konfiskimin e objektit pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, me qëllim vijimin e marrjes së masave të nevojshme për zbatimin e vendimit të konfiskimit dhe regjistrimin pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe marrjen në dorëzim të objektit. Procedura dhe afatet e këtij vendimi, do të miratohen me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore, brenda 7 (shtatë) ditëve nga njoftimi i vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, nxjerr urdhrin për zbatimin e tij, i cili, ndër të tjera, përmban:

a) autoritetin përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit të objektit;

b) të dhëna identifikuese për objektin që po konfiskohet;

c) masat në zbatim të parashikimeve të pikave 2, 3 dhe 4, të këtij vendimi, dhe shprehjen e vullnetit të subjektit zhvillues;

ç) parashikimet për ndalimin e tjetërsimit të destinacionit të objektit deri në zbatimin nga ana e subjektit zhvillues të detyrimit ligjor që rrjedh nga ky vendim.

Nëse subjekti shpreh interesin për të parablerë punimet pa leje, ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore kryen procedurën e parablerjes dhe bën derdhjen e fondit përkatës në llogarinë e të ardhurave të thesarit në degë me destinacion llogarinë speciale të shpronësimeve pranë Bankës së Shqipërisë.

Autoriteti përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit të objektit, sipas përcaktimeve të pikës 11, brenda 7 (shtatë) ditëve nga nxjerrja e urdhrit të ministrit përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore, i njofton masën e konfiskimit të objektit personave apo subjekteve që preken nga masa

Gjatë konfiskimit të objektit, autoriteti përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit Fletorja Zyrtare Viti 2022 – Numri 122 Faqe|15911 të objektit mban një akt konfiskimi, në të cilin përcaktohen qartë: a) të dhënat për subjektin që i kryhet konfiskimi; b) vendndodhjen e objektit të konfiskuar; c) sipërfaqen e objektit të konfiskuar; ç) pamjen e brendshme dhe të jashtme të objektit të konfiskuar; d) detaje të objektit (numrin e mureve, të dritareve etj.); dh) detaje të punimeve të objektit; e) çdo të dhënë tjetër që është karakteristikë apo e veçantë për objektin e konfiskuar.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron që të reflektojë në certifikatën e pronësisë pronësinë e zhvilluesit dhe pronësinë e shtetit mbi pronën e konfiskuar, sipas pjesëve takuese përkatëse, pasi të jetë lëshuar certifikata e përdorimit nga sekretariati teknik i KKT-së apo njësia e qeverisjes vendore sipas fushës së përgjegjësisë në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Certifikata e përdorimit, si për pjesën e objektit konform lejes, ashtu edhe për pjesën e konfiskuar me vendim të KKT-së, do të lëshohet konform legjislacionit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Të gjitha të ardhurat e përftuara nga përdorimi i objekteve të konfiskuara, të ndryshme nga ato të parashikuara në pikën 12, të këtij vendimi, kalojnë në buxhetin e shtetit. Shpenzimet për administrimin e objekteve të konfiskuara përballohen nga buxheti i shtetit.

Ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, krijon dhe administron një regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre.

Marrë nga Monitor.al

konfiskimi i kullave

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin