LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e euros, Shehu: Leku i fortë s’ka bazë ekonomike, paratë e zeza burim i investimeve (VIDEO)

Shehu tha se nga njëra anë duket sikur kemi lekë të fortë dhe nga ana tjetër kemi mungesë besueshmërie te leku, pasi njerëzit i duan paratë në euro dhe shifrat zyrtare tregojnë rritje të ndjeshme të depozitave në banka në euro. Sipas tij, leku i fortë dhe i pabesueshëm që nuk ka bazë të fortë ekonomike dhe se këtë konkluzion e jep jo vetëm qeveria por e mbështet edhe Banka Qendrore, që është përgjegjëse për kontrollin e politikave monetare.

11 May 2023, 14:06 Nga DOSJA
Rënia e euros, Shehu: Leku i fortë s’ka bazë ekonomike,
Sherefedin Shehu

TIRANË- Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, për rënien e euros thotë se është një fenomen negativ, ndonëse bindja është se nëse vendi ka një monedhë të fortë do të thotë se ka një ekonomi të qëndrueshme. Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se rënia e euros tregon se një vend eksporton më shumë se sa importon mallra dhe se hyrjet e valutës janë më të mëdha se sa daljet dhe këto janë treguesit që tregojnë pse kemi një monedhë të fortë.

Shehu tha se nga njëra anë duket sikur kemi lekë të fortë dhe nga ana tjetër kemi mungesë besueshmërie te leku, pasi njerëzit i duan paratë në euro dhe shifrat zyrtare tregojnë rritje të ndjeshme të depozitave në banka në euro. Sipas tij, leku i fortë dhe i pabesueshëm që nuk ka bazë të fortë ekonomike dhe se këtë konkluzion e jep jo vetëm qeveria por e mbështet edhe Banka Qendrore, që është përgjegjëse për kontrollin e politikave monetare.

Shehu shton se Banka dhe qeveria nuk duhet t’i lajnë duart, por duhet të lajnë duart nëse është rrjedhojë e sigurisë dhe perspektivës ekonomike të vendit. Ai tha se kur vijnë për shkak të informalitetit, blerjes së votave, kur hapet thesi elektoral, këto pasoja nuk duhet t’i vuajë biznesi.

Pjesë nga fjala e tij:

Ka perspektivë të zymtë ekonomike që nuk jep shpresë dhe në një ekonomi formale do të kishim zhvlerësim të monedhës dhe nuk kemi burime. Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik është perspektiva e zymtë sipas FMN, qeveria thotë vitin e kaluar u rrit 4.5. ndërsa FMN i tha jo dhe se është rritur 3.7. Ajo që ka rëndësi është se sivjet do të rritemi më pak se sa vjet. Ne kemi një defiçit të qëndrueshëm të llogarisë korrente që ka të gjitha hyrjet dhe daljet në valutë. Që do të thotë se ne importojmë më shumë se sa eksportojmë. Kemi llogarinë korrente me defiçit. INSTAT thotë në raportin e prillit që deficiti i bilancit të pagesave u rrit 23.3% në mars, krahasuar me marsin e kaluar.

Po përdoret argumenti që na janë rritur eksportet. Edhe po të kishte rritje eksportesh, duhet parë si është raporti me importet. Pavarësisht se thuhet rritje e kapitalit të huaj, investimeve të huaja dhe eksporteve, kjo strukturë ekonomike ka burim paratë e zeza. Kjo do të thotë që nuk kemi ambient të shëndoshë ekonomik. Kemi nga njëra anë lekë të fortë dhe nga ana tjetër inflacion të lartë. Për sektorin e ndërtimit, INSTAT thotë se në 2022 motori i ekonomisë shqiptare ka qenë aktiviteti i pasurive të paligjshme, që është rritur me 11%. Ndërtimi në 2010-2020 është rritur mesatarisht 6%. Shikojmë që kemi një bum në ndërtim. Sipërfaqet e miratuara të ndërtimit janë 2.7 milionë metra katrorë dhe këto 76% janë në Tiranë.

Po të shikojmë burimet e financimit të këtij ndërtimi, janë rritur 3 herë në pesë vitet e fundit lejet e ndërtimit. Këtyre 2.7 po ti marrësh nga 1 mijë euro metrin katrorë, duke e thjeshtuar, kemi 2.7 miliardë euro. Shko shikoni sektorin bankar, do shohësh që pjesërisht janë paguar. Nga verifikimet në sektorin bankar rezulton se 2 miliardë euro janë të pajustifikuara. Ky lloj motori nuk garanton mirëqenie se ndërtimi është i lokalizuar në një grup njerëzish dhe nuk japin impakt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga njëra anë ka ofertë të madhe, por ka stopim të blerjes. Humbjet më të mëdha i kanë eksportuesit, të cilët monedhën duhet ta kthejnë në lekë dhe më e rrezikuar është industria e fasonerisë. Bizneset duan një dorë nga qeveria, para të drejtpërdrejta. Por është momenti i alarmit, lufta kundër informalitetit. Bizneset tona janë në mbijetesë që nga pandemia, se ne jemi vendi që kemi dhënë mbështetjen më të ulët. Kjo situatë do të zgjasë deri sa të kapim demin nga brirët: paratë e pista.

Marrë nga MCN

sherefedin shehu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin