LIVE UPDATES
Ekonomi

Rikthimi i inflacionit/ The Economist: A do të përsërisë bota gabimet e viteve 1970?

Investitorët kanë frikë se inflacioni po kthehet. Mund të kenë të drejtë. A do të përsërisë bota gabimet e viteve 1970?

15 March 2025, 07:18 Nga M.B
Rikthimi i inflacionit/ The Economist: A do të përsërisë
Foto ilustruese

EUROPA- Pasi arriti kulmin në vitin 2022 me 11% në bazë vjetore, inflacioni në vendet e pasura ka rënë vazhdimisht. Ose të paktën deri tani. Ndërsa bankat qendrore po ulin normat e interesit, inflacioni i përgjithshëm në vendet e pasura ka filluar të rritet sërish. Ai u rrit nga 2.1% në shtator, në 2.5% në dhjetor, shkruan The Economist.

Më 19 shkurt, Britania raportoi inflacionin për janarin: 3% në bazë vjetore, nga niveli më i ulët i fundit prej 1.7%. Inflacioni i Polonisë në janar ishte 5.3%, nga 4.7% një muaj më parë. Inflacioni i Gjermanisë ra në 2.3%, por ishte ende mbi nivelin 1.6% të arritur verën e kaluar.

Çmimet e konsumit në Amerikë u rritën me 3% në bazë vjetore, nga niveli më i ulët i fundit prej 2.4%. Disa pyesin pse bankat qendrore i ulën normat përpara se inflacioni të ishte në ose nën objektiv, duke pasur parasysh se rritja ekonomike nuk është ngadalësuar.

“Inflacioni është si puna e buburrecave”, shkroi së fundmi John Cochrane nga Universiteti Stanford. “Kur kanë mbetur vetëm disa, nuk është koha për të hequr dorë”.

A do të përsërisë bota e pasur gabimet e viteve 1970? Asokohe, politikëbërësit vranë shumicën e buburrecave, por lanë disa që ishin më kokëfortët dhe këta të fundit vazhduan të rriteshin egërsisht. Në Amerikë, inflacioni arriti në 12% në vitin 1974, ra në 5% në vitin 1976 dhe më pas u ngjit në 15% në vitin 1980. Bankat qendrore nuk arritën të rregullonin mjaftueshëm shpejt politikën monetare sa për të parandaluar që goditja e çmimit të naftës në vitin 1979 të përhapej në të gjithë ekonominë.

Politikëbërësit arritën ta çrrënjosnin inflacionin një herë e mirë, vetëm pas një recensioni të madh në fillim të viteve 1980, të cilin e krijuan qëllimisht. Investitorët nuk janë të sigurt nëse inflacioni i lartë do të rikthehet. Çmimet e tregut tregojnë se Rezerva Federale do të ndjekë një politikë monetare më të lirshme në të ardhmen dhe zakonisht bankat e tjera qendrore të botës ndjekin rrugën e saj.

Javët e fundit, yield-et e bonove qeveritare kanë rënë, gjë që mund të tregojë se shqetësimet për inflacionin janë lehtësuar. Nga ana tjetër, një parashikim nga dega e Rezervës Federale në Cleveland, tregon se pritshmëritë e tregut për inflacionin gjatë vitit të ardhshëm janë rritur nga rreth 2.2% në shtator, në 2.7% sot.

Mospërputhja tregon se ka mosmarrëveshje intelektuale. Disa ekspertë mendojnë se rritja e fundit e inflacionit është një mirazh. Statisticienët rregullojnë të dhënat për të pasqyruar ngjarjet që ndodhin në një periudhë të caktuar të vitit (siç është rritja e çmimeve që shumë dyqane imponojnë në janar).

Pandemia Covid-19, e cila krijoi paqëndrueshmëri të madhe, ka ngatërruar këto rregullime sezonale, të cilat mund të krijojnë përshtypjen se është më i lartë se norma “e vërtetë”. Të tjerë theksojnë se inflacioni i përgjithshëm rritet gjithmonë, për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të mallrave.

Ekonomistët në Bankën Morgan Stanley mendojnë se zjarret e fundit në Kaliforni mund të kenë rritur përkohësisht çmimet e mallrave në Amerikë. Në janar, në një numër shtetesh midis të cilave Belgjika dhe Norvegjia pati rritje të mëdha të çmimit të ushqimeve, ndoshta për shkak të shqetësimeve për një luftë tregtare. Bankat qendrore zakonisht i shpërfillin këto pengesa kur vendosin politikën monetare.

Por jo të gjithë janë kaq të qetë. Sidoqofshin problemet me rregullimin sezonal, ato nuk mund të ndikojnë në inflacionin e matur në bazë vjetore, i cili duket qartë se po rritet. Për më tepër, ka prova që tregojnë se vendet e pasura po përjetojnë vërtet më shumë trysni inflacioniste.

Firma këshillimore Alternative Macro Signals, ka përpunuar miliona artikuj lajmesh përmes një modeli të inteligjencës artificiale, për të ndërtuar një “tregues të trysnisë së inflacionit në lajme”. Ky tregues global, që ka dalë një parashikues i dobishëm i shifrave zyrtare, kohët e fundit është rritur ndjeshëm, veçanërisht në Amerikë.

Tregjet e punës në vendet e pasura mbeten gjithashtu të shtrënguara. Shkalla e papunësisë në vendet e grupit OECD ka qenë tashmë nën nivelin 5% për gati tre vjet. Ndërkohë që kompanitë po garojnë fort për staf, pagat nominale po rriten me më shumë se 4% në bazë vjetore në ekonomitë e mëdha.

Megjithatë, për fat të keq, rritja e produktivitetit është e dobët. Nëse punëdhënësit nuk mund t’i kompensojnë dot kostot më të larta të pagave duke rritur prodhimin, atëherë duhet t’i kalojnë ato te konsumatorët, në formën e çmimeve më të larta. Kjo dukuri vihet re në sektorin e shërbimeve, i cili mbulon gjithçka, nga këshillat financiare deri te terapia fizike. Çmimet e shërbimeve po rriten me 4% në bazë vjetore në ekonomitë më të mëdha, sa dyfishi i normës së para pandemisë.

Në 18 shtetet e pasura që kanë raportuar të dhëna të besueshme për janarin, inflacioni i shërbimeve është në nivelin më të ulët në 14 prej tyre. Në Portugali është rritur me një pikë përqindje. Në Estoni, me 3.7 pikë. Politikanët mund t’i shtojnë benzinë zjarrit inflacionist. Problemi nuk janë bankat qendrore, të cilat duhet të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë çdo thirrjeje nga politikanët për të ulur normat e interesit. Problemi janë vetë politikanët.

Donald Trump ka në plan të dëbojë miliona punëtorë pa dokumente dhe të rrisë tarifat me jashtë, gjë që do të rriste çmimet. Udhëheqësit në vende të tjera po ndjekin politika më pak të skajshme, por gjithsesi mund të nxisin inflacionin. Rreth 40% e qeverive të vendeve të pasura po u japin ekonomive të tyre një nxitje fiskale këtë vit. Buxheti i fundit i Britanisë rriti shpenzimet për infrastrukturën, ndërsa Italia miratoi së fundmi një buxhet që përfshin shkurtime tatimore.

Gjithashtu, shumë qeveri do të hakmerren kundër Trump duke vendosur tarifa për mallrat amerikane dhe duke rritur edhe më tej çmimin e importeve. Krahasuar me kohën para pandemisë, kompanitë dhe punëtorët mund të përgjigjen më fort ndaj këtyre forcave pro-inflacioniste. Në vitin 2023, një punim i botuar nga Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare, bisedoi se çfarë ndodh “në një regjim me inflacion të lartë”, ku rritja e çmimeve bëhet “një pikë kryesore për punëtorët dhe firmat”.

Pasi njerëzit kanë përjetuar rritje të shpejtë të çmimeve, ata shqetësohen se kjo do të ndodhë përsëri. Nëse punëtorët e kuptojnë se inflacioni do të rritet, ata mund të kërkojnë me ngulm një rritje page. Kemi gjetur shenja shqetësuese edhe në këtë drejtim. Interesi për inflacionin, i matur nga kërkimi në Google, është dy herë më i lartë se para vitit 2021. Arsyet e tjera për t’u shqetësuar vijnë nga sondazhet e konsumatorëve.

Edhe pse inflacioni ka rënë shumë që nga kulmi i fundit, njerëzit ende presin rritje të mëdha të çmimeve në muajt në vijim. Në dhjetor, inflacioni i BE-së ishte nën nivelin 3%. Megjithatë, qytetarët e BE-së presin që çmimet të rriten me 10% gjatë 12 muajve të ardhshëm, dy herë më shumë se sa prisnin në vitet 2010. Edhe në Amerikë ka një “hendek të ngjashëm të perceptimit të inflacionit”.

Norma e inflacionit në Kanada ka qenë në ose nën nivelin 2% që nga gushti. E megjithatë, kanadezët ende presin një inflacion prej 3% gjatë vitit të ardhshëm, krahasuar me 2.4% para pandemisë. Jo shumë kohë më parë, bankat qendrore po përgëzonin veten sepse e kishin ulur inflacionin shumë shpejt. Ky sukses kompensoi për gabimin e mëparshëm kur u vonuan të përgjigjeshin ndaj rritjes së çmimeve. Megjithatë, siç e dinë shumë pronarë shtëpish, buburrecat kanë zakonin e keq që rikthehen./ Monitor

inflacion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin