3 January 2025, 07:40
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për shqiptarët janë çmimet e larta, pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta. RCC anketoi rreth 6000 qytetarë në Rajon, të cilët ndër të tjera u pyetën se cilat janë tre problemet më të rëndësishme në ekonominë tuaj: inflacioni, pabarazia, papunësia, pagat, pensionet, taksat, çmimi i karburantit dhe korrupsioni i korporatave.
Shumica e qytetarëve shqiptarë, 73% ishin të shqetësuar për çmimet e larta. Shqetësimi i dytë më i rëndësishëm për qind 57 për qind të qytetarëve ishin pagat e ulëta dhe shqetësimi i tretë me i rëndësishëm në aspektin ekonomik për 41 për qind ishin pensionet e ulëta. Siç tregojnë të dhënat, qytetarët shqiptarë kishin nivele më të larta të pakënaqësisë me pensionet, në raport me qytetarët e tjerë të Rajonit.
Shqiptarët ishin më pak të shqetësuar për papunësisë dhe pabarazinë se shtetasit e rajonit. Në krahasim me Rajonin, Shqiptarët shprehën shqetësim më të lartë për nivelin e taksave. 22 për qind të qytetarëve shqiptarë i konsideruan shqetësim taksat, teksa mesatarja rajonale ishte 15%. Korrupsioni i korporatave ishte më pak shqetësim për shqiptarët, teksa boshnjakët dhe serbët e konsideruan problem këtë aspekt.
Teksa Shqipëria ka çmimet më të larta të karburantit në Rajon, për shqiptarët çmimet janë me pak shqetësuese. Së paku në Kosovë çmimet e karburanteve janë 30 për qind më të lira se në Shqipëri, për 29 për qind të qytetarëve atje janë problem, ndërsa në vendin tonë vetëm 20 për qind. Papunësia duket se në Shqipëri është më pak shqetësuese se në Rajon, pasi vetëm 31 për qind e shqiptarëve shprehën se papunësia është problem kundrejt 36% që ishte mesatarja Rajonale.
Që nga fillimi i tij në 2021, “SecuriMeter” ka ofruar të dhëna të rëndësishme për perceptimet e publikut, duke shërbyer si një mjet për politikëbërësit për të krijuar përgjigje të bazuara në prova ndaj sfidave në zhvillim. Sondazhi i këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje./ Monitor
rcc
Ekonomi
3 January 2025, 07:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi p&eum...
Ekonomi
2 January 2025, 09:50
I.A
ATM
TIRANË- Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në tremujorin e tretë 2024. Sipas statistikave të Ba...
Ekonomi
2 January 2025, 09:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025....
Ekonomi
1 January 2025, 09:43
I.A
TIRANË- Nga sot (1 janar) 2025, 2600 biznese të lidhura në tension 10 kv janë zyrtarisht në tregun e lirë të energjisë...
Ekonomi
1 January 2025, 09:24
Erald Pashaj
Viti 2025 dhe në vazhdim do të jetë një test konvergjence për punëdhënësit dhe punëmarresit, ku asnjëra nga ...
Ekonomi
31 December 2024, 12:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Oferta e monetare e lekut është zgjeruar më tej gjatë vjeshtës dhe ka arritur nivelin më të...
Ekonomi
31 December 2024, 07:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit euro-lek po e mbyll vitin 2024 në rënie dhe i është afruar përs...
Ekonomi
31 December 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se sot, data 30 dhjetor ishte afati i Fundit për Rimbursimin e Menj&...
Ekonomi
30 December 2024, 22:52
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është ar...
Ekonomi
30 December 2024, 14:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në nëntor, por megjithatë shif...