LIVE UPDATES
Ekonomi

Universitetet, aplikuan mbi 80% e maturantëve. Degët inxhinierike më të preferuara, më pak mësuesia. Këtë vit s'ka raund të tretë, por të lirë

Sipas drejtorit të rrjetit akademik shqiptar, duke patur parasysh nga eksperienca e viteve të kaluara, rreth 80 për qind e maturantëve zakonisht regjistrohen në 3 ditët e para të nisjes së procesit në fazën e parë, pra e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

9 August 2023, 12:22 Nga k.m.
Universitetet, aplikuan mbi 80% e maturantëve. Degët inxhinierike
Foto ilustruese

Mbi 80 për qind e maturantëve në të gjithë vendin kanë aplikuar në portalin e-albania për fazën e parë të regjistrimit në universitete. Data 3 gusht shënoi mbylljen e kësaj faze që nisi më 29 korrik, por ajo që vihet re është një tkurrje e aplikimeve në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arian Xhelaj, thotë se mbi 17.500 maturantë, nga 20 mijë që janë në total në sistem, e kanë bërë tashmë përzgjedhjen e tyre për minimalisht 1 deri në 10 preferenca të degëve të studimit në universitet.

Xhelaj tha se faza tjetër e regjistrimeve do të jetë më 15 shtator, ku do të rihapet portali e-albania dhe do të jenë 3 ditë në dispozicion të maturantëve, për të aplikuar në raundin e dytë.

Sipas drejtorit të rrjetit akademik shqiptar, duke patur parasysh nga eksperienca e viteve të kaluara, rreth 80 për qind e maturantëve zakonisht regjistrohen në 3 ditët e para të nisjes së procesit në fazën e parë, pra e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

“Raundi i dytë është për ata pak maturantë që kanë mbetur pa regjistruar, plus për ata të tjerë që përfundojnë me sukses maturën në vjeshtë dhe aplikojnë përmes formularit A2.

Shansi i dytë i jepet më 15 shtator dhe asaj kategorie maturantësh që kanë mbaruar vitet e kaluara, por s’kanë aplikuar deri më sot. Pas datës 15 shtator, kemi gjithmonë një rihapje të formularit A1Z për këtë kategori maturantësh, të cilët duhet të checkojnë datat tek QSHA dhe të aplikojnë në datat e caktuara për tu bërë pjesë e portalit”, tha Xhelaj.

Degët inxhinierike më të preferuara, më pak mësuesia

Sipas të dhënave përfundimtare të RASH, në fazën e parë të aplikimeve për në universitet për 10 degët dhe 653 programet universitare të studimit, këtë vit akademik janë vënë në dispozicion 32 mijë kuota.

Sipas RASH, Tirana mbetet zgjedhja e preferuar e maturantëve për të studiuar dhe vendin e parë për numrin më të lartë të aplikimeve e mban Universiteti i Tiranës me mbi 11 mijë maturantë.

Më pas renditet Universiteti i Mjekësisë dhe ai Politeknik me afro 7 mijë secili dhe Universiteti Bujqësor me mbi 4 mijë si dhe universitetet rajonale.

Durrësi dhe Elbasani kanë normë më të lartë aplikimi me 3 mijë dhe më pas renditen Shkodra dhe Vlora.

“Aktualisht udhëheq mjekësia dhe degët e shëndetit së bashku me infermierinë janë në nivelin 24 për qind, informatika mbi 15% bashkuar inxhinieritë teknologjia dhe informatika, këto janë grupi kryesor që janë mbi 27 për qind, të cilët janë përzgjedhur së paku një nga këto degë nga maturantët.

Që do të thotë se interesi i maturantëve po shkon drejt atyre programeve të cilat mundësojnë punësimin e shpejtë menjëherë pas mbarimit të studimeve bachelor”, thonë burimet në rrjetin Akademik Shqiptar.

Sipas të dhënave të fazës së parë të regjistrimit, numrin më të ulët të aplikimeve e kanë degët e mësuesisë, me 8.5 për qind e aplikimeve totale.

Sipas RASH, këtë vit nuk ka raund të tretë, por ka një raund të lirë. “Kjo nuk funksionon që mund të aplikosh në çdo universitet që ka kuota të lira por duhet plotësuar kriteri i mesatares. Kriteret që janë të vlefshëm në raundin e parë, janë në të gjithë raundet e tjera”, thonë burimet nga RASH.

I gjithë procesi përfundon më 1 tetor, brenda një afati të pranueshëm para nisjes së vitit akademik. Duke patur parasysh se viti akademik nis më 2 tetor, I gjithë procesi përfundon më 1 tetor. Ndaj themi se mbi 95 për qind ulen në auditor që në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik.

Më pas, janë 10 ditë në dispozicion për ata maturantë që e rimendojnë zgjedhjen dhe mund të ç’regjistrohen dhe shohin për kuota të tjera ku mund të aplikojnë.

Mjekësia, 1800 aplikime, 3100 ishin vitin e kaluar

Aplikimet në universitetin e Mjekësisë, këtë vit shënojnë rënie në raport me një vit më parë. Janë 1800 nga 3100 aplikime në vitin 2022, të cilat mund të lidhen me ndryshimet ligjore të miratuara nga qeveria për studentët e Mjekësisë, por edhe futja e testit të informatizuar shtesë.

Sipas të dhënave nga RASH, janë mbi 7500 aplikime, ku shumica janë në degën e Infermierisë. Këtë vit në universitet kanë aplikuar 19,600 maturantë, duke pësuar një ulje me mbi 7% në krahasim me vitin e shkuar që ishin 21 mijë maturantë, ndërsa dy vite më parë ishin 23 mijë maturantë./GazetaSi

matura 2023

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin