LIVE UPDATES
Ekonomi

Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason, 4 mld lekë fond për huadhënie me 5,2% interes

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, kategoria Nace 2, për investime në teknologji dhe në inovacion, për blerje të lëndës së parë, si dhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”.

12 April 2024, 22:53 Nga M.B
Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason, 4 mld
Foto ilustruese

TIRANA- Huatë për sektorin fason, duke përfshirë si prodhuesit e veshjeve tekstile dhe këpucëve nëpërmjet Garancisë Sovrane ku 70% e principalit do të mbulohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të ofrohen me interes 5,2%.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, kategoria Nace 2, për investime në teknologji dhe në inovacion, për blerje të lëndës së parë, si dhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”.

Fondi për linjën e garancisë sovranë është në vlerën e 4 miliardë lekëve. Ndërsa afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.

“Huadhënësi duhet të ofrojë Huan me një normë interesi vjetore preferenciale, të barabartë me: i. normën mesatare të interesit të tri bonove të thesarit 12-mujore më të fundit të emetuara nga qeveria e Republikës së Shqipërisë (referenca/ indeksi); plus ii. një marzh në një nivel maksimal prej 1.5%, në varësi të afatit të Huas dhe produktit me të cilin do të ofrohet Huaja”, citohet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Për të përfituar huanë ndërmarrjet fason nuk duhet të kenë kredi të pashlyera nga garancitë e mëparshme sovrane. Vendimi parashikon se instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar, ku bizneset e sektorit do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese, ndërsa deri në fund të këtij viti është caktuar afati përfundimtar për lidhjen e kontratave të kredisë.

“Huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit për Hua pranë Huadhënësit jo më vonë se 31 tetor 2024. Kontratat e huas duhet të nënshkruhen jo më vonë se 31.12.2024”, citohet në vendim.

Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huas është për t’i mundësuar Huamarrësit fondet e nevojshme për investime në teknologji dhe në inovacion, si dhe për blerje të lëndës së parë. Huadhënësi duhet të mundësojë që për çdo kredi që do të jepet sipas kësaj Marrëveshjeje Garancie, pjesa e kredisë për blerje të lëndës së parë nuk do të tejkalojë 30% të vlerës së kredisë. Totali i kredive të dhëna për huamarrës nga kjo marrëveshje nuk mund të jetë më shumë se 100 milionë lekë.

Kjo Marrëveshje Garancie do të hyjë në fuqi, pas nënshkrimit nga palët dhe do të bëhet efektive pas disbursimit të Huas ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit. Prej muajsh për shkak të rënies së monedhës euro dhe rritjeve të kostove sektori fason gjendet në situatë të rënduar, çka ka sjellë mbylljen e fabrikave dhe shkurtimin e vendeve të punës.

Termat dhe kushtet e Huasë

1. Vlera e Huas e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Huamarrësi, por në asnjë rast totali i kredive të dhëna për huamarrësin nga bankat, sipas kësaj Marrëveshjeje Garancie, nuk do të jetë më i lartë se 100,000,000 (njëqind milionë) lekë.

2. Afati i Huas duhet të jetë në diskrecion të Huamarrësit, por duke mos tejkaluar në asnjë rast afatin prej 7 (shtatë) vjetësh, në rastin e kredive për investim dhe duke mos tejkaluar në asnjë rast afatin prej 3 (tre) vjetësh në rastin e kredive për blerje të lëndës së parë.

3. Huaja të jetë në formën e një produkti të kredisë bankare që të përmbajë një skedul të qartë të shlyerjes së huas.

4. Huadhënësi, bazuar në vlerësimet e riskut të kreditit për secilin Huamarrës gëzon të drejtën që të kërkojë ose jo kolateral shtesë nga Huamarrësi, por në asnjë rast masa e kërkuar e kolateralit, duke përfshirë edhe vlerën e garantuar të Huas, sipas kësaj Marrëveshjeje, nuk duhet të tejkalojë mbulimin e përllogaritur, sipas legjislacionit dhe rregullave të brendshme të Huadhënësit.

5. Në rastet e parapagimit të Huas, Huadhënësi nuk duhet të aplikojë komision, penalitet apo çfarëdo lloj mase tjetër që lidhet me parapagimin e Huas.

6. Monedha e Huas duhet të jetë në monedhën vendëse (lek).

7. Huadhënësi duhet të ofrojë Huan me një normë interesi vjetore preferenciale, të barabartë me: i. normën mesatare të interesit të tri bonove të thesarit 12-mujore më të fundit të emetuara nga qeveria e Republikës së Shqipërisë (referenca/ indeksi); plus ii. një marzh në një nivel maksimal prej 1.5%, në varësi të afatit të Huas dhe produktit me të cilin do të ofrohet Huaja. Tarifat e aplikueshme kundrejt huamarrësve për dhënien e kredisë nuk duhet të jenë në total më të larta se niveli maksimal prej 0.5%.

8. Huadhënësi do ta ofrojë kredinë me një periudhë pa pagesë principali (grace) prej jo më pak se 9 muaj për kreditë për investime dhe me një periudhë pa pagesë principali (grace) prej jo më pak se 6 muaj për kreditë për blerje lënde të parë.

9. Huadhënësi do ta ofrojë kredinë duke aplikuar penalitete për pagesat e vonuara jo më të larta se penalitetet e përcaktuara në kushtet standarde përkatëse. Huadhënësi nuk do të aplikojë penalitete për shlyerje të parakohshme të kredisë.

10. Termat dhe kushtet e Huas do të përcaktohen në Marrëveshjen e Huas, e cila do të nënshkruhet ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit, në përputhje me përmbajtjen e kësaj Marrëveshjeje. Termat dhe kushtet e përcaktuar në Marrëveshjen e Huas, të cilat bien në kundërshtim me këtë Marrëveshje, do të konsiderohen të pavlefshme për të përfituar nga Garancia Shtetërore dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt kundrejt MF-së.

11. Asnjë transferim i të drejtave apo i detyrimeve të Huadhënësit që burojnë nga kjo Marrëveshje ose nga Marrëveshja e Huas nuk mund t’u transferohet palëve të treta pa marrë paraprakisht aprovimin me shkrim të MF-së.

12. Për çdo ndryshim, rinovim apo ristrukturim të Marrëveshjes së Huas, që mund të bëhet në marrëveshjen ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, nuk është i nevojshëm miratimi i MFsë, me kusht që këto ndryshime nuk do të kenë asnjë efekt në të drejtat e Huadhënësit kundrejt MF-së, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje. Huadhënësi do të njoftojë me shkrim AMGKP-së për çdo ndryshim, rinovim apo ristrukturim të Marrëveshjes së Huas.

13. Huadhënësi është përgjegjës që totali i shumës së Vlerës së Garantuar të Huave, të mos tejkalojë Vlerën e Garancisë të lëshuar nga MF-ja në favor të tij, sipas nenit 2 të kësaj Marrëveshjeje. Në asnjë rast, tejkalimi i Vlerës së Garancisë nuk do të përbëjë detyrim për MF-në.

14. Huaja do të quhet e përfunduar dhe nuk do të jetë më objekt i kësaj Marrëveshjeje, vetëm pasi të jetë paguar plotësisht nga Huamarrësi në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Huas. Huadhënësi duhet të njoftojë me shkrim AMGKPnë për të gjitha Huat e përfunduara brenda një afati prej 10 (dhjetë) ditësh kalendarike nga data e përfundimit të tyre.

15.Huadhënësi duhet të njoftojë me shkrim AMGKP-në për ndryshimin e administratorit të huamarrësit, në rastet e shitjes, dhurimit, transferimit të kuotave të shoqërisë, me marrjen e njoftimit nga Huamarrësi. Huadhënësi mundëson përfshirjen në kontratën e kredisë të detyrimit të huamarrësit për dërgimin e këtij njoftimi.

Kriteret e kualifikimit të Huamarrësve dhe kriteret për përfitimin e Huas

1. Huadhënësi do të japë Hua të garantuar sipas kësaj Marrëveshjeje, vetëm Huamarrësve, të cilët plotësojnë kriteret, si më poshtë: a) Huamarrësi duhet të jetë subjekt, i cili zhvillon aktivitetin e tij në fushat të cilat zhvillohen bazuar në klasifikimin NACE 2 sipas përcaktimit në aneksin 2 të kësaj Marrëveshjeje. b) Huamarrësi duhet të jetë subjekt i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në përputhje me ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, dhe struktura e kapitalit të zotërohet 100% nga subjekte jopublike. c) Huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit. d) Huamarrësi nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë, në historik dhe në momentin aktual në Regjistër e) Huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime në historik dhe në momentin aktual ndaj Ministrisë së Financave që rrjedhin nga skema të mëparshme të garancive shtetërore miratuar me: 1) VKM-në nr. 277, datë 6.4.2020, “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat e nivelit të dytë për pagat e tregtarëve ose shoqërive tregtare, aktiviteti i të cilave është prekur nga vendimet e Këshillit të Ministrave, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të Marrëveshjes së Mirëkuptimit

2) VKM-në nr. 387, datë 13.5.2020, “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të Marrëveshjes së Garancisë dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit

3) VKM-në nr. 349, date 26.5.2022, “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë për të mundësuar financimin e nevojshëm për mbajtjen e rezervave, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, si edhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të Marrëveshjes së Garancisë dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit”. Huamarrësi dorëzon formularin e vetëdeklarimit për këtë qëllim pranë Huadhënësit.

2. Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huas është për t’i mundësuar Huamarrësit fondet e nevojshme për investime në teknologji dhe në inovacion, si dhe për blerje të lëndës së parë. Huadhënësi duhet të mundësojë që për çdo kredi që do të jepet sipas kësaj Marrëveshjeje Garancie, pjesa e kredisë për blerje të lëndës së parë nuk do të tejkalojë 30% të vlerës së kredisë./ Monitor

garancia sovrane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin