"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Elizabeth II jep dritën jeshile: Dua që mbretëreshë të bëhet Camilla
6 February 2022, 07:11Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabeth II ka “shokuar” botën me dëshirën e saj. Ajo dëshiron që gruaja e djalit të saj Charles, Camila, të marrë titullin bretëreshë kur ai të ngjitet në fron pas vdekjes së saj. Në një letër me rastin e 70-vjetorit të ngritjes së saj në fron, përvjetor që ka vendosur rekord në histori, mbretëresha Elizabeth tha se ky rast i dha mundësinë të reflektonte për përkushtimin dhe dashurinë që i treguan britanikët ndër vite. Duke shpresuar që edhe i biri e Camila të kenë mbështetje të ngjashme.
“Është dëshira ime e sinqertë, që kur të vijë koha, Camilla të emërohet mbretëreshë,”- tha Elizabeth.
Megjithatë Elizabeth nuk ishte e destinuar të bëhej Mbretëresha e Britanisë kur lindi. Kjo ishte për shkak se xhaxhai i saj, Edëard V, ia dha fronin vëllait të tij dhe babait të Elizabeth, sepse donte të martohej me një grua të divorcuar amerikane, Wallis Simpson. Në vitin 2015, Elizabeth e kaloi Mbretëreshën Victoria si monarkja më jetëgjatë e Britanisë.
Por kjo deklaratë eklipsoi gjithë ceremoninë e 70-vjetorit të saj, duke shokuar të gjithë publikun. Dhe ja pse? Carlos dhe Camila, të dashuruar prej kohësh, u martuan në vitin 2005 në një ceremoni politike në Ëindsor. Pas vdekjes së princeshë Diana, Charles u martua me Camilën, me të cilën përflitej prej kohësh se kishin një lidhje jashtëmartesore. E pikërisht për këtë fakt, gjithmonë është aluduar se Elizabeth nuk ka qenë kurrë pro bashkimit dhe dashurisë së tyre. Madje edhe në seriale që flasin për jetën brenda pallatit mbretëror, Camilla përshkruhet si një person që mbahej gjithmonë larg nga anëtarët e tjerë të familjes.
Por deklarata më e fundit hedh poshtë gjithë thashethemet.
TURQI– Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është bërë me dije nga vetë presidenti më 5 shkurt me anë ...
MAROK– Vogëlushi Rayan Awram është nxjerrë pas pesë ditësh nga pusi ku kishte rënë në Tamrout, në veri të Marokut. Mediat kanë publikuar sot foto nga mome...
POLONI– Trupat e para amerikane shtesë mbërritën në Poloni ditën e sotme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata janë pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë...
MEKSIKË– Janë identifikuar dy nga dhjetë trupat e pajetë që u gjetën në një varr masiv të hapur pranë rrugës në San José de los Sauces në Meksikë, sh...
BJELLORUSI– Rusia ka dërguar bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, ndërkohë që kriza me Ukrainën ende po vazhdon. Mediat ndërk...