"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
EMRAT / E kthyen lokalin në vend të shitjes së drogës, në pranga babë e bir në Fier
16 December 2021, 12:50Nga DOSJA
FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir, 55 dhe 27 vjeç, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kanabisi në ambientet e lokalit që ata dispononin. Operacioni i koduar ‘Doses’ ka bërë të mundur arrestimin e Arben dhe Denis Dane, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të 55-vjeçarit, ai në bashkëpunim me të birin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:
Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier operacioni policor i koduar “Doses”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga babë e bir, Arben dhe Denis Dane. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
TIRANË – Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të projektit që synon reformimin rrënjësor të sistemit të pronave në Shqipëri, foli në...
TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj të të akuzuarit. P...
TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj wshtw shkarkuar nga detyra.Bledar Doracaj, me profesion jurist, u emërua në krye të ...
KOSOVË– Rigels Rajku i njohur ndryshe dhe me merin artistic Noizy apo ZinZin u vu në pranga dhe dol inga qelia në një hark kohor prej 12 orësh. Ai u ...
FIER– Fermerët në qytetin e Fierit dolën ditën e sotme në një protestë për shkak të përmbytjeve që janë shkaktuar në zonë pas daljes së lumit Vjosa nga sh...
VLORË– Një plagosje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kocul, në Vlorë. Dosja.al mëson se të përfshirë në ngjarje kanë qënë dy bashkëfshatar...