LIVE UPDATES
Art&Argëtim

EMRAT+FOTO/ Kush janë 10 ushtarakët amerikanë që u kapën dhe ju dorëzuan gjermanëve në Mirditë

24 October 2019, 12:06 Nga DOSJA
EMRAT+FOTO/ Kush janë 10 ushtarakët amerikanë që u

TIRANË- Nënshkrimi i deklaratës së kapitullimit pa kushte nga ana e Feldmarshalli Vilhelm Keitel, Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë naziste të Hitlerit më 8 majin e vitit 1945 në Berlin me gjeneralin britanik Bernard Montgomery, dhe një ditë më pas, më 9 maj, me Marshallin Georgy Zhukov, (Heroin e Bashkimit Sovjetik), shënoi zyrtarisht edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore që përpiu me miliona jetë njerëzish, pa llogaritur dëmet materiale. Që nga ajo kohë e deri më sot, këto dy data, pra 8 dhe 9 maji, vazhdojn të kremtohen me bujë si nga Lindja ashtu dhe Perëndimi, si Dita e Fitores mbi Fashizmin.
Ndërsa ndryshe nga këto vënde, deri në vitin 1990, Shqipëria komuniste nuk i përkujtoi kurrë këto dy data, (vetëm 9 Majin ndonjëherë përciptazi), por kremtonte vetëm 29 nëntorin ditën e çlirimit të saj. Abandonimi që iu bëri regjimi komunist i Enver Hoxhës datave 8 dhe 9 maj, kishte të bënte edhe me fshehjen dhe mohimin që Tirana zyrtare iu bëri kontributit të anglo-amerikanëve në çlirimin e Shqipërisë. Të cilët, jo vetëm e financuan atë luftë me armatime, veshëmbathje e ushqime, por me anë të misioneve të tyre që sollën në Shqipëri, stërvitën e hodhën në luftë si forcat partizane të Enver Hoxhës, ashtu edhe ato nacionaliste të Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar. Madje duhet thënë se kontributi i forcave anglo-amerikane ishte vendimtar në çlirimin e Shqipërisë.

Kjo gjë dëshmohet më së miri edhe sipas dhjetra dokumenteve arkivore që gjendet në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, ku rezulton se nga shtatori i vitit 1943 deri në përfundimin e luftës në nëntorin e vitit 1944, forcat ajrore aleate anglo-amerikane, sipas urdhrave të Komandës së Përgjithshme të tyre për Mesdheun, (me qendër në Kajro dhe më pas në Bari të Italisë), kanë ndërmarrë me qindra inkursione ajrore në territorin e Shqipërisë, përfshi edhe viset shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, duke bombarduar forcat gjermane kudo që ato ndodheshin. Nga dokumentet në fjalë bëhet e ditur se avionët anglo-amerikanë janë ngritur në inkursione ajrore dhe kanë bombarduar edhe një autoveturë të vetme që po udhëtonte në zonën e Elbasanit, pasi aty ishin duke udhëtuar tre oficerë gjermanë. Po kështu ka ndodhur në periferi të Librazhdit, ku aviacioni aleat bombardonte herë pas here një kazermë të vetme ku ishin instaluar disa forca gjermane.

Dhe nënprefekti i Librazhdit, iu kërkonte eprorëve të tij në Tiranë që të bisedohej dhe të shihej mundësia e largimit të gjermanëve nga qyteti, pasi ajo gjë po sillte viktima në popullsinë civile të Librazhdit. Raste dhe detaje të tilla ka me dhjetra në këtë fond arkivor, por ajo që paraqet më shumë interes, është fakti se në këtë periudhe kohe (shtator 1943 –nëntor 1944, pra për rreth 14 muaj, në vende, krahina, qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga jugu në veri, janë rrëzuar plot 40 avionë luftarakë të aleatëve anglo-amerikanë, të cilët ishin në inkursione luftarake duke bombarduar forcat gjermane. Në këto dokumente jepen të dhëna të hollësishme për emrat e pilotëve, gradat e tyre, vendi, data dhe orë kur janë rrëzuar. Po kështu, aty jepen detaje edhe mbi fatin tragjik të pilotëve dhe ushtarakëve anglo-amerikanë, ku pjesa më e madhe e tyre, janë djegur bashkë me avionin, një pjesë tjetër figuron të jenë hedhur me parashuta dhe pothuaj të gjithë janë kapur nga forcat e xhandarmërisë vendase apo ushtria gjermane.

Pra, në këto dokumente bëhet e ditur për rreth 200 ushtarakë anglo-amerikanë të vrarë dhe të kapur rob nga gjermanët. Në shkrimin e mëposhtëm po publikojmë dy tre dokumente arkivore ku bëhet fjalë për 10 ushtarakë amerikanë të cilët në fundin e korrikut 1944, u detyruan të hidheshin me parashtuta në malet e Mirditës, pasi avioni me të cilin ata po fluturonin ishte goditur nga artileria kundërajrore gjermane.

Dhe si rezultat, ata u kapën dhe u arrestuan nga forcat e Xhandarmërisë Shqiptare që në atë zonë komandoheshin nga kapiten Ndue Bajraktari, i cili më pas ua dorzoi ata forcave gjermane. Nuk dihet asgjë lidhur me fatin e mëtejshëm të këtyre 10 ushtarakëve amerikanë, (pasi dokumentet në fjalë nuk thonë gjë më shumë), por me siguri ata kanë pasur fatin tragjik, ashtu si pjesa më e madhe e shokëve të tyre të ushtrisë amerikane, që u kapën rob nga gjermanët. Bashkë me dokumentet arkivore që po i botojmë ekskluzivisht për Memorie.al, bashkangjitur po publikojmë edhe disa foto të rralla të ushtarakëve anglo-amerikanë në Shqipëri.

SHTETI SHQIPTAR Shkodër më 31 korrik 1944
ARMA E GJINDARMERISE SHQIPTARE
Komanda e Qarkut
Nr.1396/1 Prot.
SHKURTIMI: Mbi djegien e nji aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit
Komandës së P. të Gjindarmërisë
(Zyra e I-rë)
T i r a n ë

Parashtrojmë se më datën 28 të këtij muajit ora 11 e 30, në vëndin e quajtur Guri i Zi të katundit Shebe komunës Perlatit N/Prefekturës Mirditë, asht rrëzue një aeroplan amerikan katër motorrësh tue u djegë krejtësisht, dhe ekuipazhi i saj i përbamë prej 10 vetash të gjithë shtetas amerikan, kanë zbritë me parashutë, nga të cilët 4 kanë ramun në katundin Shebe e 6 në katundin Perlat, në këtë moment janë pamun prej Fuqisë së Gjindarmërisë Mirditës nën komandën e Kapiten Ndue Bajraktarit, i cili menjëherë në masat e marruna, ekuipazhin e përmendun e ka arrestue të cilët 4 i ka gjet në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe, e 6 të tjerë në shtëpinë e Frrok Gjetos në katundin Perlat, prej të cilëve 9 veta i shoqëroi për në kët Komandë, kurse nji prej tyne tue qenë i plagosun dhe tue mos qenë në gjëndje udhëtimi, e ka sigurue tue e lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe.

Aeroplani thuhet se ka qenë me bombardue në Rumani e mbasi kishte shkarkue, në këthim asht prish ose plagosë prej kundërajrorëve gjerman dhe kështu s’ka pas mundësi udhëtimi ma të gjatë tue u djegë në vëndin që u tregue më sipër. Gjithashtu edhe në trupin e tyne nuk u asht gjet asnji send privat përsipër ose materjal luftarak vetëm, veshëmbathja që kanë. Personat e ekuipazhit janë këta:

1)-Ist.LT. Havog B. Million Matrikulli 0-755484
2)-Sgt. Earl A. Sehrot Zbergar …………………………….36858330
3)-Lt. Rose Yl. Iamoson ……………………………..0718351
4)-Lv. Shomas L. Harris ……………………………….07702042
5)-Sgt. Edvord L. Vansilike ……………………………….37494449
6)-S.Sgt. Fohu Neupannne ……………………………….32606685
7)-Lt. Elande L.Postit ……………………………..0-705415
8)-Scot. Bensand Uinbengen ………………………………..3121283
9)-Sgt. Ceyrue D.Reed ……………………………..19060885
10)-S/Set. Albert Bradedok ……………………………… I plagosun.

Njitun dhe një cop letre (bustull) e shkrueme në gjuhë të ndryshme që u asht gjet përsipër, bashkë me të përmendurit u janë dorzu Kom. Gjermane.
Komandant i Qarkut Gjindarmërisë
Llesh Marashi
………………………………………………………………………………………………………
Prefekturës
Komiserisë Policisë
K e t u
Parashtohet për dijeni
Komandant’i Qarkut Gjindarmërisë
M A J O R
Llesh Marashi
……………………………………………………………………………………………………
SH T E T I SH Q I P T A R
K O M I S E R I J A E P O L I C I S E S. B. SH K O D E R
Shkodër më 31/7/1944
LANDA: I N F O R M A T A
Prefekturës Shtetit Këtu
e.p.d. Drejtoris Policisë T i r a n ë

Kemi nderin me ju njoftue se 10 Aviatorët Amerikanë ndërsa po këthjeshin në bazat e veta prej një bombardimi krye n’anën e Lindjes, nga prishja e ajrorit të tyne, u shtërnguen të lëshohen me parashuta në krahinën e Perlatit – Mirditë.
Këta u nëxuenë nga popullsija e vëndit dhe ju dorëzuene Armës së Gjindarmërisë që i suell në këtë qytet.

Njeni prej tyne i palgos randë, ka mbetë akoma në vëndin e zbritjes.
Komiseri i Policisë
(Mato Murati)
………………………………………………………………………………………………………
SH T E T I SH Q I P T A R K O N C E P T
PREFEKTURA E SHKODRES Shkodër më 9.81944
P.T.
MINISTRISE SE P. TE MBRENDESHME
(Drejtorisë Korrespodencës)
TIRANE
SHKURTIMI
Mbi djegien e nji aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit
Në vijim të telit t’onë Nr.6/93 dt.2.8.1944

Komanda e Qarkut na njofton se, asht rrëxue nji aeroplan Amerikan katër motorrësh tue u djegun krejtësisht në katundin Shebe të Komunës Perlatit. Ekuipazhi i përbam prej 10 vetash të gjithë të shtetas Amerikan, kanë zbritë me parashutë nga të cilët 4 kanë ramun në katundin Shebe e 6 në Perlat, menjiherë janë arrestue prej Fuqis Gjindarmërisë Mirditës nën komandnë e Kapiten ndue Bajraktarit.

Personat e ekuipazhit janë këta:
1)-Ist.LT. Havog B. Million
2)-Sgt. Earl A. Sehrot Zbergar
3)-Lt. Rose Yl. Iamoson
4)-Lv. Shomas L. Harris
5)-Sgt. Edvord L. Vansilike
6)-S.Sgt. Fohu Neupannne
7)-Lt. Elande L.Postit
8)-Scot. Bensand Uinbengen
9)-Sgt. Ceyrue D.Reed
10)-S/Set. Albert Braddock
Ky i fund ka mbetë i palgosun dhe asht sigurue tue u lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe, ndërsa 9 të tjerët u janë dorzue Komandës Gjermane.
INSPEKTORI I PERGJITHSHEM I KRYEMINISTRISE ME FUNKSIONE
PREFEKT
Javer Hurshiti

(Marrë nga Memorie.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bernard montgomery dashnor kaloci ushtaret amerikane bernard montgomery dashnor kaloci ushtaret amerikane


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin