LIVE UPDATES
Editorial

Era e një revolucioni zgjedhor në Kosovë

17 February 2021, 15:41 Nga DOSJA
Era e një revolucioni zgjedhor në Kosovë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. Efekti i këtyre zgjedhjeve mund të ketë dimension të kthesës historike në vend. Ja disa pika që mund të shërbejnë për një analizë më të hollësishme.

1. Konsensusi i vjetër: Kosova ka arritur që në formë konsistente të marrë përshkrimin e një shteti të kapur, me korrupsion endemik , institucione të sundimit të ligjit të ndikuara thellë nga politika, ekonomi të kontrolluar nga elitat kriminale-politike, me pengesa serioze për krijimin e një ambienti të zhvillimit të ekonomisë private e të punësimit, me rënie dramatike në arsim dhe përgatitje të të rinjve të vendit për tregun ndërkombëtar të punës. Lista mund të shkojë edhe më gjatë , por përmbledhur në fjalorin e shkencëtarëve politikë, Kosova ishte (është) model i një shteti ekstraktiv (nxjerrës) nga i cili pasurohen elitat në pushtet. Ky është një model i iniciuar në feudalizëm, në Kosovë u promovua me një ngjashmëri, ku partitë politike (feudet), prej të cilave disa edhe me shtrirje të feudeve territoriale, nxorën benefitet materiale për vete. Një shumicë e qytetarëve të Kosovës e perceptoi këtë si shtet, funksionet e të cilit nuk u përshtaten interesave të veta dhe votuan kundër konsensusit politik që e mbante të tillë. Ky është tashmë konsensusi i vjetër, i partive që kanë qenë në pushtet para dhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

2. “Jobs and justice” si narracion i ri: Zgjedhjet e 14 shkurtit ndeshën, në formë të thjeshtësuar, dy modele narracionesh. Në njërin ishin gara për identifikim me dr. Rugovën dhe me UÇK-në, përfaqësuar nga partitë e konsensusit të vjetër, ndërsa në tjetrin ishin “punësimi e drejtësia” (që ka rezonancë marketingu amerikan kur thuhet anglisht, “jobs and justice”). Fitoi ai i punësimit e drejtësisë. Prapa kësaj parulle marketingu është një projekt tanimë konsistent e disavjeçar i LVV-së për shtet zhvillimor të së drejtës, shtet zhvillimor me drejtësi sociale. Ndryshimi mund të jetë revolucionar në diskursin publik: vlera e fjalës publike nuk do të matet me betime ndaj dr. Rugovës apo UÇK-së, por në vlerësimin e vendimeve që kanë të bëjnë me politika ekonomike e arsimore, veting në drejtësi e krijimin e sistemit të sigurimit shëndetësor… Ky ka gjasa të shndërrohet në kutin matës për opozitën e re. Ata që deri dje përbënin konsensusin e vjetër – LDK, PDK dhe AAK – duhet të ridefinohen në kushte të reja. Zgjedhjet më nuk do t’i fitojnë as dr. Rugova e as UÇK-ja.

3. Mandati postfeudal i shumicës: Shumica e re politike në Kosovë, e prirë nga LVVja, është e shtrirë gjithandej territorit të shtetit (me përjashtim të pjesëve të dominuara nga Lista Serbe), një ngjarje që kishte ndodhur vetëm në fillimet e demokracisë në Kosovë, me lindjen e LDK-së. Për më tepër, kjo shumicë e re është e ndërtuar si një votë shumicë dërrmuese urbane gjithandej vendit. LVV do të gjendet në situatë që ta marrë e vetme mandatin qeverisës dhe t’i prijë interesit të shumicës (apo të asaj që ajo definon të jetë interesi i shumicës). Ky është një rast që nuk ndodh shpesh, dhe kur ndodh i jep mandat revolucionar një force dhe vizioni politik. Dhe këtë rast duhet ta shfrytëzojë për të aplikuar zgjidhjet e dizajnuara për të gjitha problemet e brendshme të vendit, nga vetingu në drejtësi e deri te reforma në arsim.

4. Konsensusi i ri kosovar: LVV ka gjasa të prijë në ndërtimin e një konsensusi të ri, së bashku me spektrin politik që mbetet në opozitë. Këtë detyrimisht do ta bëjë nëpërmjet vendosjes së një standardi të ri qeverisës, pra një narracioni të ri si garë politike së cilës duhet t’i adaptohen partitë në opozitë. Por këtë mund ta bëjë edhe nëpërmjet vendosjes së pikave të interesit shtetëror që janë shtylla të një Kosove funksionale, demokratike dhe anëtare e familjeve euroatlantike. Në mesin e pikave me rëndësi, do veçuar tri sosh. Një , reforma kushtetuese që duhet jo vetëm të eliminojë shkaset për hamendësimet e shpeshta juridike në interpretimin e aktit më të lartë ligjor, por edhe të nxisë funksionalitetin brenda vendit duke respektuar parimet evropiane të barazisë. Dy, duhet unifikuar politikën e jashtme brenda tërë spektrit politik, duke bërë një përcaktim prioritetesh strategjike shtetërore. Dhe tre, pas një dhjetëvjetëshi mungese sensi e konsensusi për bisedimet me Serbinë, do unifikuar qëndrimet mes pushtetit dhe opozitës, përfshirë edhe mundësinë e përfaqësimit të përbashkuar.

5. “Konsensusi” i ri i Brukselit: Në vitin 2010-2011, brenda disa muajsh, me përputhje të qëllimshme apo jo, BE-ja filloi dialogun Kosovë-Serbi. Në Kosovë u shënua “vjedhja industriale” e votave e në Këshillin e Evropës u miratua Raporti Dick Marty, që më vonë çoi në themelimin e Gjykatës Speciale. Premisa e nënkuptueshme e dalë nga kjo përputhje është se Brukseli mund (dhe dëshiron) të negociojë me një Kosovë të shantazhueshme , qoftë si përfaqësuese të krimit të organizuar (hajnia e votave), qoftë si të akuzuar potenciale për krime kundër njerëzimit. Në vitin 2021 përfaqësimi politik i Kosovës nuk është më i shantazhueshëm. Rrjedhimisht humb edhe potenciali që negociatat për Kosovën të zhvillohen me pikënisjen se pala e shantazhueshme është aty për kompensime. Me një administratë të re amerikane, që në themel është prijëse në relacionet transatlantike, tashmë është koha për një rivendosje të kornizës së negociatave Kosovë-Serbi , duke e pasur Kosovën në të si pjesëmarrëse e barabartë dhe e përfaqësuar prej një politike duarsh të pastra.

6. Stabiliteti: ku dhe kur: Çdo revolucion është destabilizues – për rendin e vjetër – dhe ky zgjedhor mund të jetë i këtillë. Pra, do të destabilizojë rendin e vjetër kapës të shtetit, duke e reformuar shtetin që nga gjyqësia e deri në shëndetësi. Dhe kështu duhet të krijojë stabilitet në të, përfshirë edhe stabilitetin qeverisës. LVV ka gjasa të jetë partia e parë që e konsumon mandatin e vet të plotë katërvjeçar qeverisës. Kështu mund të dëshmojë se jostabiliteti politik i deritanishëm nuk ka qenë produkt i sistemit zgjedhor a kushtetues, por ka qenë produkt i një elite politike të kriminalizuar që ka hyrë në zgjedhje çdo herë që është prishur balanca e feudeve. LVV, duke e marrë pushtetin e vetme, ka gjasa që ta stabilizojë vendin dhe në përfundim të mandatit të vet katërvjeçar të ballafaqohet me një Kosovë që duket politikisht më e pjekur, me një diskurs tashmë të adoptuar “jobs and justice” dhe me një publik që do të jetë kërkues i llogarive për të gjitha premtimet e bëra tani.

7. Një fitore e pavarësisë: Përkundër shumë presioneve, sektori i pavarur i shoqërisë, prirë nga mediat e pavarura dhe shoqëria civile, ka mbijetuar dhe mbajtur gjallë një diskurs lirie kundër kapjes së shtetit. Testi për mediat e lira – ato të pakta që nuk janë instrumente të “konsensusit të vjetër” – është që ta ruajnë relacionin kritik, duke mos u zhytur njëkohësisht në diskursin që do ta prodhojë “konsensusi i vjetër” si reagim ndaj reformës. Revolucioni zgjedhor në Kosovë dhe konsensusi i ri që ai mund të prodhojë që tani mund të ketë ndikim në fqinjësinë e Kosovës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Editorial 16 February 2021, 13:22

“Rama-Vaksin”

E ndërsa shkencetarët nga e gjithë bota po përpiqen fort për prodhimin e vaksinave anti-Covid 19 që do të mund të jenë rezultative edhe ndaj formave të reja te ...

Editorial 15 February 2021, 09:18

“Aman, mos më fol për politikë”!

Mëkati më i madh për ne shqiptarët është indiferenca. Ne kemi vite që përgjithësisht nuk jemi më të interesuar të dimë se si funksionon vendi ynë, se cila është...

Editorial 10 February 2021, 21:42

A mund të bashkohet BE në Prishtinë?

Një mësim për J. Borrell: si mund të ketë BE politikë të përbashkët të jashtme ndaj Rusisë nëse nuk ka politikë të përbashkët të jashtme ndaj Kosovës?1. Shefi i...

Editorial 8 February 2021, 09:08

Programi zgjedhor kryeministror

Ndërkohë që Partia Demokratike është duke paraqitur një program të cilin po e shpalos përditë (i mirë apo i keq kjo është temë për diskutim), Partia Socialiste ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin