LIVE UPDATES
Politike

Etilda Gjonaj mbyll detyrën si Ministre e Drejtësisë: Ka mangësi, por bëmë gjithçka mundëm… Falenderuese ndaj Edi

19 September 2021, 17:56 Nga DOSJA
Etilda Gjonaj mbyll detyrën si Ministre e Drejtësisë: Ka

TIRANË– Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka dorëzuar “çelësat” e zyrës pasardhësit të saj, Ulsi Manja. Por para se të largohej nga posti, ajo ka ndarë një mesazh të gjatë për të gjithë, ku shkruan se ka ende punë për të bërë në dikasterin që drejton. Ndërsa nuk harron që të përmendë edhe kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se falenderuese. Po ashtu, Gjonaj përmend edhe “rolin” e ri që ka marrë brenda strukturave të Partisë Socialiste.

“Tashmë që një kapitull mbyllet dhe një i ri hapet në angazhimin tim politik, në retrospektivë çdo arritje e vogël, çdo iniciativë e re dhe çdo sukses në rrënjosjen e drejtësisë së re do të ishin krejt të pamundura, pa mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili më dha privilegjin duke më besuar një prej detyrave më sfiduese në avancimin e agjendës sonë qeverisëse, në një nga periudhat më transformuese dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë shqiptare. Ndaj, i jam tejet falënderuese që më dha mundësinë të kisha portofolin e drejtësisë dhe antikorrupsionit përgjatë një mandati të plotë qeverisës,”-shkruan ajo.

STATUSI NGA ETILDA GJONAJ:

Në ditën e përmbylljes së detyrës sime si Ministre Drejtësie, ndjej dëshirën dhe detyrimin të shpreh përmes këtij mesazhi mirënjohjen e thellë për të gjithë bashkëpunëtorët, mbështetësit apo edhe kritikët e vërtetë që qëndruan krah këtij rrugëtimi të bukur e sfidues në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë sa privilegj për mua por aq edhe përgjegjësi të shërbej në këtë funksion të lartë për një mandat të plotë 4 vjeçar, veçanërisht në një moment historik si ky kur jetësohej Reforma në Drejtësi, ajo që po oksigjenon të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët. Pikërisht për këtë, gjatë këtyre katër viteve kemi luftuar betejë pas beteje që ta kthenim këtë projekt të madh në një realitet sa më të prekshëm, ku një sërë rezultatesh sot janë dëshmi reale e përpjekjeve tona për të ngritur sistemin e ri të drejtësisë, një sistem të pavarur, të pakorruptuar, të paanshëm, llogaridhënës dhe efiçent. Jemi përpjekur të bëjmë shumë, e veçanërisht për të hedhur themelet e drejtësisë së re përmes plotësimit tërësor të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi, ngritjes së institucioneve të reja nëpërmjet mbështetjes me burime njerëzore, buxhetore dhe infrastrukturore. Jam besimplotë se ajo çka do shohim para do jetë mbresëlënëse për të gjithë brezat pasi themelet që kemi hedhur kanë qenë të forta për t’i bërë ballë çdo lëkundje që shpesh herë tentohen nga zjarrnxitësit e pashpresë që drejtësinë do donin ta shihnin të kthehej pas. Ndjehem thellësisht e lumtur që falë punës këmbëngulëse kemi ngritur për herë të parë një sistem funksional të ndihmës juridike të garantuar nga shteti që ofron tashmë shërbime ligjore në kohë reale për të gjithë qytetarët në nevojë, nëpërmjet ngritjes së qendrave të ndihmës juridike në disa bashki, bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, me klinikat e ligjit dhe dhomën kombëtare të Avokatisë. Një reformë rrënjësore i është nënshtruar edhe sistemit penitenciar, ku rezultati i plotë që shohim sot na bën t’i harrojmë të gjitha vështirësitë që kemi hequr dje në përpjekjen për të instaluar ligjshmërinë në sistemin e burgjeve. Pavarësisht se ende ka shumë për të bërë si edhe për të finalizuar ato çka kemi nisur, ne kemi përmirësuar cilësisht trajtimin dhe rritur pagat e punonjësve të burgjeve; kemi zbatuar një plan ambicioz investimesh për rritjen e sigurisë në burgje, për përmirësimin e trajtimit të të burgosurve. Për herë të parë kemi ngritur edhe zbatuar sistemin 41 bis në burgje, për të ndërprerë lidhjet e subjekteve kriminale me botën jashtë. Gjithashtu, ajo që konsiderohej e pamundur e bëmë të mundur duke zbatuar me sukses politika inovative rehabilituese dhe riintegruese në sistemin penitenciar, ku vlen të veçohet ngritja e Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve, trajtimi të miturit në konflikt me ligjin, trajtimi rehabilitues dhe riintegrues i të miturve, si dhe zbatimin për herë të parë të programit të punësimit për të dënuarit. Përgjatë këtij mandati, Ministria e Drejtësisë ka dëshmuar se është një partner tejet serioz në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, duke nënshkruar marrëveshje të reja ekstradimi si dhe duke zbatuar me rigorozitet të gjithë detyrimet ndërkombëtare në luftën ndaj krimit transnacional. Një punë e jashtëzakonshme është kryer për zbatimin e objektivave të reformës në drejtësi në vendosjen e ligjshmërisë në ushtrimin e profesioneve të lira ligjore, noterët, përmbaruesit privatë, dhe ndërmjetësit jo vetëm nëpërmjet kuadrit të ri ligjor por edhe masave konkrete me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe goditjes së abuzimit dhe korrupsionit. Në këto katër vjet së bashku me ekspertë të ligjit, kemi ndërmarrë një sërë reformash ligjore institucionale duke i bërë ballë me sukses edhe vështirësive të rregullimit ligjor të situatave të fatkeqësive natyrore me të cilat u përball Shqipëria përgjatë këtyre viteve. Përtej sfidave që kemi hasur në luftën kundër korrupsionit, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme jo vetëm në kultivimin e kulturës së integritetit por edhe në zbatimin e politikave të qëndrueshme në parandalimin, ndëshkimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit kundër korrupsionit. Rezultatet tona në luftën kundër korrupsionit janë njohur ndërkombëtarisht, duke e bërë Shqipërinë të parin vend në rajon që ka zbatuar në mënyrën më të kënaqshme rekomandimet e GRECO-s. Në këto 4 vjet disa projekte dhe objektiva i kemi arritur dhe disa të tjera janë ende në proces të cilat vazhdojnë të jenë pjesë e programit të ri qeverisës për t’u zbatuar në këtë mandate të ri. Jam tejet entuziaste që do të nis një rrugëtim të ri, për të kontribuar dhe për të dhënë maksimumin në angazhimin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, për t’i dhënë zë qytetarëve që na besuan votën, si pjesë e skuadrës politike të Partisë Socialiste. Tashmë dhe në cilësinë e Zëvendëskryetares së Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Integrimin Evropian, së bashku me kolegët e tjerë deputetë do të jem aktivisht e përkushtuar për t’i shërbyer profesionalisht misionit të integrimit të Shqipërisë në BE. Një rol i ri brenda Partisë së Socialiste, si Sekretare e gruas, gjithashtu, më mbush me përgjegjësi për të çuar para objektivin e fuqizimit politik të gruas ashtu si dhe për të bërë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të grave e sidomos dhunës me bazë gjinore. Tashmë që një kapitull mbyllet dhe një i ri hapet në angazhimin tim politik, në retrospektivë çdo arritje e vogël, çdo iniciativë e re dhe çdo sukses në rrënjosjen e drejtësisë së re do të ishin krejt të pamundura, pa mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili më dha privilegjin duke më besuar një prej detyrave më sfiduese në avancimin e agjendës sonë qeverisëse, në një nga periudhat më transformuese dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë shqiptare. Ndaj, i jam tejet falënderuese që më dha mundësinë të kisha portofolin e drejtësisë dhe antikorrupsionit përgjatë një mandati të plotë qeverisës. Ju jam mirënjohëse gjithashtu deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e vyer për të çuar përpara të gjithë reformat dhe iniciativat legjislative në funksion të rritjes profesionale të ligjbërjes në përputhje me standardet më të mira evropiane. Në këto katër vjet kam pasur privilegjin të bashkëndaj me partnerët ndërkombëtarë arritjet dhe sfidat e reformave institucionale si dhe në mënyrë të veçantë të kryereformës, asaj në drejtësi. U jam mirënjohëse thellësisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre, e veçanërisht Ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, dhe misioneve të tyre, për të gjithë mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin vizionit tonë për drejtësinë e vërtetë. Privilegj puna me ju! Falënderime për të gjithë kolegët e institucioneve të reja dhe atyre të reformuara të sistemit të drejtësisë, për bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve, me bindjen se kemi dëshmuar dita ditës se një sistem drejtësie, për të gjithë qytetarët shqiptarë që ka në themel pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin, është i mundur. Mandati im si ministre ka qenë një kohë që s’mund ta numëroj me vite, por me bilancin e punës që jemi përpjekur të bëjmë së bashku me një skuadër të palodhur, vajzash e djemsh, grash dhe burrash, njerëzish të përkushtuar në Ministrinë e Drejtësisë, që bashkërisht besuam dhe punuam në emër të një misioni jetik që na i mbajti motivin ndezur çdo moment: DREJTËSI! Jam e vetëdijshme edhe për mangësitë, por ju siguroj ndershmërisht që ajo që bëmë ishte gjithçka që mundëm, edhe pse zakonisht dëshirat në raport me mundësitë janë përherë më të mëdha. Për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, përulësisht dhe nga thellësia e zemrës, shumë MIRËNJOHJE, që në këto vite keni qenë pranë meje me inkurajim, mbështetje, dashamirësi, apo edhe kritikë. Mirënjohje për të gjithë qytetarët të cilët kanë besuar tek unë dhe më kanë inkurajuar në mënyrë të vazhdueshme në vijimin e luftës kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë. Në fund por jo nga rëndësia, dua të përmend burimin kryesor të forcës sime që është familja ime. U jam mirënjohëse që kanë ditur me guxim të përballojnë sfida jo të pakta për shkak të detyrës sime, ashtu si dhe më kanë mbështetur në çdo moment për ta çuar përpara këtë mision. Duke i kaluar trashëgiminë institucionale dhe stafetën në këtë ditë kolegut Ulsi Manja, i uroj suksese dhe jam besimplotë se do të vijojë të konsolidojë më tej rezultatet e reformës në drejtësi si dhe do të përmbushë punën e nisur për ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit. Puna jonë vijon më tej drejt sfidave të reja po me të njëjtin pasion e përkushtim për Shqipërinë, të ardhmen tonë të përbashkët ndaj të cilës kemi detyrën historike për ta vendosur në piedestalin e nderit aty ku i takon!

Kreu i qeverisë, Edi Rama vendosi që detyrën e ministrit të Drejtësisë për mandatin e tretë t’ja kalojë Ulsi Manjës, ndërsa Gjonaj është zhvendosur në strukturat e PS-së si Sekretare për Gratë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Politike 19 September 2021, 14:00

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkën...

Politike 18 September 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin