Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas ekspertëve të tregut të këmbimeve valutore, tregu po shfaq kërkesë të dobët për Euro, ndërsa oferta e monedhës europiane ngelet e lartë. Veç prurjeve nga turizmi që tashmë janë të pranishme pothuajse gjatë gjithë vitit, burimet shprehen se një ofertë e larta e Euros po vjen edhe nga transaksionet automatike financiare që procesohen nëpërmjet sektorit bankar, si blerjet me karta krediti në valutë apo të ardhurat e vetë bankave nga interesat e instrumenteve financiarë në valutë të huaj.

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.1 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek po zgjerohet më tej dhe ka arritur nivelin 6.1%.
Sipas ekspertëve të tregut të këmbimeve valutore, tregu po shfaq kërkesë të dobët për Euro, ndërsa oferta e monedhës europiane ngelet e lartë. Veç prurjeve nga turizmi që tashmë janë të pranishme pothuajse gjatë gjithë vitit, burimet shprehen se një ofertë e larta e Euros po vjen edhe nga transaksionet automatike financiare që procesohen nëpërmjet sektorit bankar, si blerjet me karta krediti në valutë apo të ardhurat e vetë bankave nga interesat e instrumenteve financiarë në valutë të huaj.
Statistikat kanë treguar një përmirësim të Bilancit të Pagesave gjatë këtij viti, faktor që mund të shpjegojë në një masë të madhe rënien me ritme më të shpejta të Euros për këtë vit.
Për gjysmën e parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie me gati 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018.
Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Ndikim në bilancin e përgjithshëm të pagesave po jep edhe rritja e investimeve të huaja direkte. Për 6-mujorin 2026, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, një efekt shtesë duket se ka ushtruar edhe suficiti i lartë fiskal, që ka ulur ofertën e Lekut në treg. Për 8-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 61.6 miliardë lekëve, në rritje me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit.
Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga këto, 143 milionë euro ishin blerje të realizuara nëpërmjet ankandeve të programuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, ndërsa 381 milionë euro ishin blerje direkte, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar.
Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro.
Blerjet e gjysmës së parë të vitit 2026 po ndjekin trajektoren e blerjeve të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë duke filluar nga viti 2024. Në periudhën 2024-2025, blerjet arritën vlerën e më shumë se dy miliardë eurove. Vetëm vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard e 27 milionë euro në tregun e brendshëm.
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë perën...
Pamje TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku një ...
Pamje TIRANA- Të rinjtë vijojnë qëndresën në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë protestës së sotme v&e...
Mitropolit Anastas KORÇA- Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me hyrjen e policisë në oborrin e Kishës Ortodokse në ...
Foto ilustruese TIRANA- Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës s&eu...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilëve u kanë bërë me dije se nuk paguhen nga Kry...
Pamje TIRANA- Protestat studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa në mes të tensioneve dhe përplasjeve ...
Pamje TIRANA- Një incident është regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku dy efektivë të Policis&e...
Pamje TIRANA- 310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimi...
pamje nga tubimet në Evropë EVROPË- Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mij...