LIVE UPDATES
Bota

‘Evropa e vetme nuk mund të marrë përsipër pasojat e situatës aktuale’, frika e një tjetër krize emigrantësh

24 August 2021, 07:55 Nga DOSJA
‘Evropa e vetme nuk mund të marrë përsipër pasojat e

AFGANISTAN– Gjashtë vjet më parë, më shumë se 1.2 milion emigrantë nga shumë pjesë të botës ikën drejt Evropës, duke udhëtuar qindra apo mijëra kilometra për të kërkuar një jetë të re në një krizë që ka lënë plagë të thella politike.

A do të përjetojë kontinenti një krizë tjetër refugjatësh, ndërsa miliona afganë përpiqen të shpëtojnë nga talebanët?

Disa udhëheqës evropianë kanë shprehur një frikë të tillë ditët e fundit. Në një fjalim televiziv më 16 gusht, Presidenti francez Emmanuel Macron tha “se të kujdesesh për ata që ikin nga talebanët do të ketë nevojë për një përpjekje të organizuar dhe të drejtë ndërkombëtare”.

“Evropa e vetme nuk mund të marrë përsipër pasojat e situatës aktuale“, shtoi ai.

Në Gjermani, sekretari i përgjithshëm i demokratëve kristianë në pushtet i tha kanalit n-tv se, “për ne, është e qartë se viti 2015 nuk duhet të përsëritet… Nuk do të jemi në gjendje ta zgjidhim çështjen e Afganistanit përmes emigrimit për në Gjermani”.

Në vitin 2015, shumica e atyre që hynë në Evropë po i largoheshin luftës në Siri. Pasi kalonin në Turqi, ata ishin në gjendje të hynin në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, ose duke kaluar me anije në ishujt grekë ose duke u përpjekur të shkelnin kufirin tokësor mbi lumin Evros që ndan dy vendet. Rrugëtimi më pas i çonte ata përmes Ballkanit dhe më tej në Evropën Perëndimore.

Emigrantët afganë që përpiqen të bëjnë një udhëtim të ngjashëm përballen me shumë pengesa të tjera. Turqia po ndërton një rrethim përgjatë kufirit të saj me Iranin, rruga kryesore për emigrantët afganë që shkojnë në Evropë.

Në mënyrë të ngjashme, Greqia ka përfunduar gjithashtu ndërtimin e një rrethimi kufitar përgjatë kufirit tokësor me Turqinë. Shumë emigrantë që përpiqen të arrijnë në ishujt grekë nga Turqia me anije, kanë mbetur të bllokuar në kampe të mbipopulluar refugjatësh.

Marrëveshja e emigrantëve e vitit 2016 e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë gjithashtu e ka bërë shumë më të vështirë për emigrantët ta bëjnë këtë udhëtim.

Duke vizituar rrethimin kufitar të shtunën, Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrisochoidis doli në mbrojtje të masave të qeverisë.

“Kriza afgane po krijon fakte të reja në sferën gjeopolitike, dhe në të njëjtën kohë, po krijon mundësi për flukset e emigrantëve. Dihet që ne si vend evropian marrim pjesë në institucionet e Bashkimit Evropian, dhe brenda këtij kuadri merren një sërë vendimesh. Por ne nuk mund të presim në mënyrë pasive për efektet e mundshme”, u tha zoti Chrisochoidis gazetarëve.

Helena Hahn, një analiste e emigrimit në Qendrën e Politikave Evropiane me seli në Bruksel, tha se shumë afganë do ta kenë të vështirë edhe të largohen nga vendi.

“Masat e ndalimit, si dhe masat e frenimit nga vendet fqinje dhe potencialisht edhe nga vetë talebanët ndërsa vazhdojnë të zbulojnë axhendën e tyre të vërtetë, në të vërtetë do t’i ndalojnë njerëzit të largohen nga vendi. Irani, për shembull, ka mbyllur vazhdimisht pikat kufitare dhe ka sugjeruar që kampet e refugjatëve të ngrihen brenda vendit, por nuk i lejon njerëzit të kalojnë kufijtë. Turqia ka ndërtuar një mur në kufirin e saj me Iranin dhe gjithashtu ka rritur kapacitetin e të ashtuquajturave qendrave të saj të riatdhesimit“, tha zonja Hahn për Zërin e Amerikës.

Pavarësisht masave, qindra afganë kanë arritur të mbërrijnë në Turqi javët e fundit. Murtaza Faqiri, një emigrant 19-vjeçar afgan që po mbahej në një qendër të ndalimit të emigrantëve në qytetin lindor të Vanit, i bëri thirrje Evropës për ndihmë.

“Dua t’i them, Evropës dhe vendeve të tjera, të na ndihmojnë. Ne jemi afganë. Ne nuk luftojmë. Ne duam të kemi një jetë të mirë“, i tha ai agjensisë së lajmeve Associated Press.

Turqia tha se ka ndaluar fluturimet e riatdhesimit për në Afganistan.

“Ne kurrë nuk kemi dërguar një emigrant drejt persekutimit ose vdekjes dhe nuk do t’i dërgojmë as në këtë proces“, u tha gazetarëve të dielën Ramazan Secilmis, zëvendës drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Turqisë për Menaxhimin e Emigracionit. “Ne i drejtojmë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje në krahinat e tyre të regjistruara (në Turqi) duke marrë kërkesat e tyre për mbrojtje. Pastaj, brenda kuadrit të programit të zhvendosjes, ne sigurohemi që ata të zhvendosen në vende të tilla si Bashkimi Evropian, Amerika dhe Kanadaja”.

Megjithatë, është e paqartë se sa refugjatë do të pranojnë këto vende. Duke vizituar një qendër pritëse për refugjatët afganë të dielën pranë Madridit, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u bëri thirrje shteteve anëtare të bëjnë më shumë.

“U bëj thirrje të gjitha shteteve që kanë marrë pjesë në misionet në Afganistan, evropianëve dhe të tjerëve, të sigurojnë kuota të mjaftueshme për zhvendosje dhe rrugëtim të sigurtë, në mënyrë që kolektivisht të mund të strehojmë ata që kanë nevojë për mbrojtje”, u tha zonja von der Leyen gazetarëve.

Deri më tani, shumica e të evakuuarve kanë punuar së bashku me forcat perëndimore në Afganistan. Evropa mund të bëjë më shumë, thotë analistja Hahn.

“Shtetet anëtare të BE-së mund të rrisin vullnetarisht kuotat e premtuara për të zhvendosurit. Tradicionalisht në dy vitet e fundit, sirianët kanë qenë një fokus kryesor. Por mund të shohim që këto përparësi gjeografike ndryshojnë”.

Ndërkohë, Polonia ka thënë se do të ndërtojë gjithashtu një gardh përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, e cila ka parë një fluks refugjatësh, ndër ta edhe afganë, javët e fundit.

Polonia pretendon se ata janë “emigrantë ekonomikë” dhe akuzon Bjellorusinë se po zhvillon “luftë hibride” duke i drejtuar ata drejt kufirit. Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Poloninë për shkeljen e Konventës së Gjenevës nëpërmjet injorimit të aplikimeve të emigrantëve për azil./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta ne afganistan ursula von der layen lufta ne afganistan ursula von der layen

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin