LIVE UPDATES
Bota

FAKTET/ Pse nuk duhet të keni frikë nga efektet anësore të vaksinave anti-Covid

26 December 2020, 17:30 Nga DOSJA
FAKTET/ Pse nuk duhet të keni frikë nga efektet anësore të

Për një pjesë të njerëzve, marrja e vaksinave të para anti–Covid mund të jetë disi e sikletshme. Ato mund t’iu bëjnë të ndiheni të sëmurë për 1 ose 2 ditë, edhe pse nuk përmbajnë viruse të plota për t’iu infektuar.

Vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna-s, janë mjaft “reaktogjene”, gjë që do të thotë se ato stimulojnë një reagim të fortë imunitar që mund të shkaktojë dhimbje të përkohshme por të bezdisëse, ethe, dridhura dhe dhimbje koke.

Pra marrja e tyre vaksinave krijon njëfarë shqetësimi fizik, por ai nuk ka të krahasuar me simptomat që shkakton vetë Covid-19. Efektet anësore, ndodhin në një farë mase me të gjitha vaksinat, dhe ky nuk është në vetvete një shqetësim për sigurinë e tyre.

Tek e fundit, vaksinat funksionojnë duke e mashtruar trupin. Ato e bëjnë atë të mendojë se është infektuar, dhe këto “simptoma” që shfaqen, janë një tregues që e ka bërë gjë me sukses. Ethet, lodhja fizike dhe shenjat e tjera, që ne i lidhim zakonisht me të ftohurën e zakonshme,gripin sezonal apo edhe Covid-19, shkaktohen zakonisht nga reagimet tona imunitare, dhe jo nga vetë virusi.

“Një vaksinë reaktogjenike, nuk është e njëjta gjë me një vaksinë të pasigurt”- thotë Sad Omer, vaksinolog dhe drejtor i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Jeilit nëSHBA.

Krahasuar me vaksinat ekzistuese, ato të Pfizer/Biontech dhe Moderna– janë pak më reaktogjenike se sa vaksinat e gripit, por kanë afërsisht të njëjtin nivel reagimi me vaksinat kundër herpesit, dhe mund ta prishin disi përditshmërinë tek disa njerëz për disa ditë.  Vaksina e Modernës, duket të jenë pak më reaktogjene sesa ajo e Pfizer, ndoshta pasi doza e saj është më e madhe në sasi. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po nisin fushatën e tyre më të madhe dhe më të ndërlikuar të vaksinimit në histori, ekspertët thonë se kompanitë e vaksinave duhet të sqarojnë në detaje, atë çka i pret njerëzit që vaksinohen.

Nëse dikush që merr dozën e parë ka disa efekte anësor, për të cilat nuk është i informuar, mund të mos rikthehet në spital për të marrë dozën të dytë. Për më tepër përvoja e tyre, mund të ndikojë negativitisht tek familja dhe miqtë.

“Duhet të ketë një transparencë të plotë mbi atë që mund të përjetojnë disa njerëz”- thotë Debora Fuler, mikrobiologe dhe studiuese e vaksinave në Universitetin e Uashingtonit.Dhimbja muskulore, ethet dhe dhimbjet e kokës janë rezultat i imunitetit të lindur, e para nga dy degët kryesore të sistemit imunitar.

Imuniteti i lindur është një mjet i butë; që do të luftojë çdo gjë të huaj në trupin e njeriut. Kur merrni një vaksinë anti–Covid, qelizat në krahun tuaj marrin mARN që kodifikon një version të proteinës që vesh nga jashtë koronavirusin.

Virusi i përdor proteina të tilla si një çelës për të hyrë në qelizat tona, por pa u bashkuar nga pjesa tjetër e virusit, proteina nuk mund të infektojë dot asgjë. Teksa shumë qeliza imune futen në krahun tuaj, ato aktivizojnë edhe më shumë qeliza imune, që mund të shkaktojnë simptoma në gjithë trupin si ethe dhe lodhje fizike.

Disa nga ato qeliza imune do t’i përkasin degës së dytë të sistemit imunitar, imunitetit adaptiv. Këta janë vrasësit speficifikë në sistemin imunitar. Këtu përfshihen qelizat B, të cilat krijojnë antitrupa që mund të lidhen me proteinat virusit dhe qelizat T, që mund të njohin qelizat e infektuara.

Imuniteti adaptues, është ai që do t’iu mbrojë në mënyrë specifike nga Covid-19. Por për të arritur atje, duhet se pari që sistemi imunitar i lindur ta njohë proteinën e huaj, dhe të aktivizojë më pas sistemin imunitar adaptiv. Një vaksinë reaktogjene nuk është domosdoshmërisht një vaksinë më efektive, por është një shenjë që hapi i parë po funksionon.

Reaktogjeniciteti, është gjithashtu i dallueshëm nga anafilaksia, një reaksion i rëndë alergjik që ka ndodhur vetëm tek një pjesë e vogël e njerëzve që kanë marrë vaksinën Pfizer në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Edhe anafilaksia është një reagim imunitar, por ai fillon brenda disa minutash pas ekspozimit, me luhatjen e tensionit dhe vështirësi në frymëmarrje. Mbetet ende e paqartë se çfarë e shkakton këtë reaksion alergjik, megjithëse vaksinat përmbajnë sheqer në formën e një krioprotekanti dhe kripëra për të marrë aciditetin e duhur, përveç përbërësve aktivë.

CDC-ja amerikane rekomandon 30 minuta vëzhgim pas vaksinimit Covid-19 për cilindo me një histori të mëparshme të anafilaksisë, dhe 15 minuta për të gjithë të tjerët. Anafilaksia është shumë e shërueshme me epinefrinë dhe antihistaminë, dhe marrësit e vaksinës që e kanë provuar atë janë shëruar që të gjithë. /Marrë nga  The Atlantic – Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina anti-covid vaksina anti-covid

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin