LIVE UPDATES
Insights

Fatkeqësitë natyrore, pasojat psikologjike dhe trajtimi i tyre

24 September 2019, 12:42 Nga DOSJA
Fatkeqësitë natyrore, pasojat psikologjike dhe trajtimi i tyre

Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme. Rreziqet natyrore mund të godasin çdo moment. Mund të shkaktojnë humbje të konsiderueshme të jetëve dhe pasurisë. Të njohura në përgjithësi si fatkeqësi “natyrore”, tërmetet, vetëtimat, vërshimet e shpejta, zjarret e egra globale, shiu acidik dhe dallgët jonormale kanë intensitete dhe efekte të ndryshme. E përbashkët për të gjitha është se për një çast mund të shkatërrojnë një qytet, me të gjithë banorët, deri në gërmadha. Më e rëndësishmja e kësaj është se asnjë njeri në botë nuk ka fuqi që t’i luftojë apo të parandalojë asnjërën nga këto rreziqe.

Këto ngjarje janë të njohura si stresuese dhe traumatike kurse reagimet e njerëzve ndaj tyre jane te ndryshme. Stresi është përjetim i ngjarjeve si rrezik i mirëqënies fizike dhe psikologjike Në një klasifikim më të përgjithshëm, stresi ndahet në: Eustres(stresi pozitiv) dhe Distres(stresi negativ )ose i dëmshëm. Por, në varësi të kohës, kemi edhe stresin afatgjatë dhe stresin afat shkurtër. Stresi afat gjatë është shumë i dëmshëm, madje shkakton dëmtime dhe çrregullime në pjesët e ndryshme të organizmit. Stresi mund të ketë ndikim serioz në shëndet, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet sistemin nervor, zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin imunitar, deri në ankth dhe vështirësi në të kuptuar dhe vepruar.

Traumat vijojnë si pasojë e një ngjarje tepër stresante ose kërcënuese për jetën si në këtë rast ku termeti tronditi vendin tonë. Pasojat mund të jenë afatshkurtra dhe afatgjata. Trauma akute është reagim afatshkurtër i trupit pas ngjarjes traumatike. Trauma kronike është reagim i vazhdueshëm i zgjatur në kohë ndaj një ngjarje traumatike të përsëritur. Trauma komplekse është reagim i vazhdueshëm ndaj disa ngjarjeve traumatike të përsëritura, që shoqërohet me pasoja shumë të rënda në shëndetin mendor dhe në funksionimin normal të individit.

Pasojat më të zakonshme të një ngjarje traumatike janë ato fiziologjike, emocionale dhe psikologjike. Fizikisht, personat e tramatizuar mund të vuajnë nga trembja lehtësisht, rritje të shpeshta të rrahjeve të zemrës, lodhje kronike, axhitim, tension muskulor, etj. Në rrafshin emocional dhe mendor, vështirësi përqëndrimi, pagjumësi dhe/ose makthe, flashback të ngjarjes, mungesë besimi dhe dyshueshmëri, ndjenja epafuqise, ndjenja faji, turpi, ndjenja pashpresshmërie.

APA shpjegon se njerëzit me çrregullime ankthi, zakonisht kanë mendime ose shqetësime të përsëritura ndërhyrëse. Ato mund të shmangin situata të caktuara nga shqetësimet. Gjithashtu mund të kenë simptoma fizike të tilla si djersitje, dridhje, marrje mendsh ose rrahje të shpejta të zemrës.

Çrregullimet e ankthit prekin mbi 40 milionë amerikanë mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Për më tepër, një studim i vitit 2012 i botuar në revistën “Psychological Medicine”, vlerëson se një në trembëdhjetë njerëz vuajnë nga një çrregullim ankthi në mbarë botën. Edhe nëse ankthi dhe stresi mund të kenë simptoma të ngjashme, është e rëndësishme të kuptoni se ato nuk janë e njëjta gjë.

Por sipas një studimi të kohëve të fundit te botuar ne Journal of Personality and Social Psychology, rezultatet tregojnë se kush ka perjetuar situata të tilla, në rastet, kur këto kanë qënë të limituara, ështe në gjendje që ta shikojë të ardhmen me më shumë optimizëm.

Kështu duke perpunuar te dhena te marra nga afro 2.400 persona te pyetur gjate viteve 2001 dhe 2004, grupi i ekspertëve nën drejtimin e Mark Seery, i Universitetit te Buffalo-s ne SHBA, ka arritur në pëfundimin se vertet një jetë e e dominuar nga fatalitet të tilla, çon në lodhje të forta psikologjike, por brenda një limiti të caktuar, ato mund të bëjnë që personi, “armatoset” më mire për të përballuar momente të tjera të vështira

Po Cila është mënyra më e mirë për t’u marrë me pacientët e traumatizuar?

Nuk ka zgjidhje standarde, por është e rëndësishme të flitet për përvojën dhe për të ofruar ndihmë për ata që preken. Biseda duhet të jetë e respektueshme dhe e qetë, shumë njerëz duan të komunikojnë dhe kanë nevojë për dikë që t’i ndihmojë ata ose thjesht të jetë atje për ta.

Pacientët që marrin ndihmë te specialisti i shëndetit mendor(te psikologu)  rrallë zhvillojnë çrregullime të rënda mendore. Në përgjithësi kontaktet sociale janë shumë të rëndësishme për të gjetur rrugën në jetë. Ndonjëherë mendimi që ata të prekur mund të mbështeten tek ne ose madje edhe prania jonë është e mjaftueshme.Të kesh një terapist për të cilin mund të besosh gjithcka mund të jetë shumë çliruese per ta.

Trupi dhe psikika  duhet të jetojnë në një gjendje që ata nuk e dinë dhe që i frikëson ato. Prandaj, është shumë e rëndësishme për të sjellë një shkallë të lartë të ndjeshmërisë ndaj atyre të prekur.Por për disa njerëz, përpunimi ose elaborimi i traumës është një hap prapa sepse ata mendojnë se po bëjnë diçka vetëm për të trajtuar diçka të tmerrshme,por ta shikojne si një situatë të pandryshueshme si ndodhi por nga një këndvështrim më pozitiv dhe pranues. Do të ishte mirë të shkoni në terapi  nuk mund ta shtypni atë mendim atë ndjesi qe kaluat në asnjë rrethanë.

Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim( Jimmy Dean).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog frika nga fatkeqesite natyrore pasojat psikologjike valentina telhaj (kalemi) frika nga fatkeqesite natyrore pasojat psikologjike valentina telhaj (kalemi)

Sondazh

Insights 23 September 2019, 21:17

Mos hamë më çorbë derri!

Tërmeti po na bie në qafë, por duhet ta përballojmë me kurajo, me zemër të bardhë, me besim dhe mënçuri sa mundim!Po budallallikut pas tërmetit çf...

Insights 23 September 2019, 14:00

Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Jam argëtuar shumë nga një lajm që doli në Internet në lidhje me idiotët. Për ata që nuk e kanë ndjekur, u raportua në mediat online dhe në ato të shkruara se n...

Insights 23 September 2019, 08:06

Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë!

TIRANË- Të banosh në katin e 12 nuk përjeton frikë nga tërmeti. Eshtë diçka përtej frikës dhe ankthit. Mpirje. E megjithatë duhet të lëvizësh.Nga kë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin