LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Më fal”, Eni Çobani tregon fjalët e fundit para se të binte në humnerën e Tropojës, takimi me policin: Dikujt i ke d

30 April 2019, 16:29 Nga DOSJA
“Më fal”, Eni Çobani tregon fjalët e fundit para se

TIRANË– Avokatja Eni Çobani ka rifolur për aksidentin që bëri në janar te këtij viti. Makina e Çobanit ku udhëtonte së bashku me ish-Ministren e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri ra në humnerë nga një lartësi prej 24 metrash teksa udhëtonte drejt qytetit të Tropojës.

E ftuar në emisionin “Rudina” avokatja tregoi se fillimisht kishte kuptuar se frenat e makinës nuk punonin dhe pasi ishte përplasur me karrexhatën dhe kishte shkuar drejt humnerës.

Çobani tha se ishte mjaft me fat që ishte gjallë dhe se fjala e fundit që ka thënë para se të binte në humnerë ka qenë “më fal”. Ajo i kishte kërkuar falje Tahirit pasi nuk donte që takimi I tyre të përfundonte kështu.

“Është e vështirë të thuash që e ke kaluar. Kaloi momenti, patjetër, por trauma psikologjike dhe shpirtërore deri diku edhe fizike, do pak kohë të rikuperohet. Unë jam një natyrë që nëse kjo nuk do të bëhej publike, nuk do të flisja për të. U bë publike pa iniciativën time. Ka qenë një portal që nuk e di në ç’mënyrë arriti të marrë vesh që atë natë ndodhi një aksident në qytetin e Tropojës, më 27 Janar. Mediat kapën disa elementë, por kishte edhe pasaktësi. Më pas u bë publik nga bashkëpunëtori im Ardit Gjebra, i cili e bëri të vërtetë lajmin dhe unë nuk munda më të thosha ‘jo’.

Nga trauma e madhe që pësova nga aksidenti, as sot nuk e mbaj mend vendin ku kam bërë aksident. Më ofruan që ta shikoja vendin kur u ktheva, por nuk pata fuqi. I kam premtuar vetes që do shkoj sepse Tropoja është vendlindja ime e dytë, të parën kam Tiranën dhe të dytën Tropojën. Kaq e fortë ka qenë ngjarja. Aksidenti asnjëherë nuk bëhet për motive që do të bësh aksident, ai ndodh. Por sigurisht ka një shkak. Moti ishte i vështirë, rruga kishte ngrirë dhe kishte akull. Përgatitja jonë nuk është aq e plotë për rrugë të tilla dhe kjo bëri që unë të ecja shumë ngadalë atë natë, për më tepër që kisha në makinë një të afërme timen, Edita Tahirin.

Unë mbaj mend çdo gjë. Kam qenë me shpejtësi të ulët. Në momentin që ne u afruam tek kthesa e Xhanës, një kthesë e rrezikshme që kush ka rënë nuk ka dalë më gjallë, por në momentin që ne kemi rënë kemi qenë në koshiencë të plotë. Kanë qenë sekonda, por kur pashë që frenat nuk punonin, i thashë Editës: “Diçka po ndodh”. Makina nuk e mori kthesën dhe ne shkuam drejt në humnerë. Kur u përplasëm me karrexhatën, në atë moment menduam se çdo gjë mori fund dhe e vetmja fjalë që i kam thënë Editës ka qenë “më fal”. Nuk doja që takimi jonë të përfundonte në këtë formë. Disa ditë pasi e kam takuar më ka thënë: “Aksidentin e kam harruar, por nuk më hiqet nga mendja fjala jote’.

Fati ishte i madh, Zoti ishte i madh. Jam shumë e emocionuar tani që flas. Kur ndaloi makina u gjendëm të kthyera në anë dhe Edita ishte tek këmbët e mia. Pas pak minutash erdhi një polic, i cili sapo më pa tha: Zonja Eni gjallë jeni? Ai nuk e besonte dot që mund të isha gjallë. ‘Dikujt i ke dhënë bukë’, më tha. Kemi rënë në 24 metra humnerë dhe të dyja shpëtuam mirë. Do ngelet një nga momentet më të vështira të jetës time, ku Zoti më sprovoi fort. Motivin se përse më sprovoi e di vetëm ai, por unë kam nxjerrë mësime të mëdha. Ne duhet të kuptojmë që jeta dhe shëndeti janë të para,” rrëfeu Eni.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eni cobani kujton aksidentin rudina eni cobani kujton aksidentin rudina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin