LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarja e qëlloi/ Flet mjeku grek: Na bëri jetën ferr, erdhi dhe rrahu gruan time

12 November 2021, 17:35 Nga DOSJA
Shqiptarja e qëlloi/ Flet mjeku grek: Na bëri jetën ferr, erdhi

GREQI – Xhorxh Neos, me profesion okulist, që nga dita e djeshme është duke luftuar për jetën e tij pasi u qëllua nga Klodiana Çelo në Chalandri, Greqi. Ai ka folur për herë të parë ditën e sotme dhe ka treguar si kishte agravuar situata. Sipas Protothema, mosmarrëveshja ligjore mes tyre ishte e ashpër. Ai vetë kishte folur vite më parë me Tatiana Stefanidou. Intervista nuk kishte dalë asnjëherë deri më sot.

“Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore. Kohët e fundit ajo është dënuar me katër muaj burg për shantazh , shumë procese gjyqësore kundër saj për mua dhe gruan sime, sepse ka ardhur dy herë dhe e ka rrahur. Kjo zonjë jeton duke shantazhuar njerëz të ndryshëm dhe duke marrë para. Më ka marrë mbi 100,000 €. Ka qenë vazhdimisht në spital, ka bërë bujë, tani ka shkuar në gjykatë dhe pritet kush do ta marrë. “Kam kërkuar që të kujdesem vetë për fëmijën, pasi ajo nuk është e përfshirë fare. Ne jetojmë në një dramë”, tha okulisti.

Okulisti përshkroi problemet që ai dhe familja e tij kanë kaluar nga 49-vjeçarja.

“Ka ardhur këtu, ka shkaktuar dëme tek makinat e familjes sime. Fëmija ka mbi një vit që jeton me ne, me intervale, sepse e braktis. Ne duam që familja ime ta marrim fëmijën, sepse fëmija vuan atje. Kjo zonjë shpik për arsye zhvatëse. Vjen në spital, shantazhon, vjen bën bujë poshtë shtëpisë, domethënë e gjithë familja ime po jeton një dramë”, përshkruan ai.

Ai iu referua posaçërisht edhe gjykatave që ishin ngritur për kujdestarinë e fëmijës.

“Për fëmijën ka pasur dy vendime për suport ushqimor, të cilat ia jap. Dhe ajo dëshiron më shumë. Ajo me sa duket kishte ndërmend që unë ta divorcoja dhe të shkoja të jetoja me të. Nuk ia doli qëllimit të saj dhe tani po përpiqet të hakmerret ndaj meje dhe të më prishë familjen. Ajo vjen dhe krijon episode në zyrën time dhe në spital” , shtoi ai.

Ai tregon se Klodiana Celo i tha se do ta shkatërronte dhe se i kishte fshehur detaje nga jeta e saj e vërtetë.

“Më ka thënë se do të më shkatërrojë financiarisht, profesionalisht dhe socialisht dhe këtë plan e ka vënë në zbatim. Unë nuk jam divorcuar kurrë, jetoj me familjen time dhe ka qenë një lidhje e rastësishme, siç ndodh në shumë njerëz. Zonja ma kishte fshehur që ishte e martuar, kishte fshehur origjinën, kishte fshehur emrin e saj. më tha emër tjetër dhe më tha se është italiane, gjithsesi… kjo lidhje zgjati rreth gjashtë muaj, gjithsej. Që andej e tutje mora përgjegjësitë e mia kur lindi fëmija, duke i dhënë rreth 2000 deri në 3000 mijë në muaj, para krizës.  Kur filloi kriza i thashë që nuk mund të të jap kaq shumë, sepse zonja duhet të ketë parasysh që jeton në një shtëpi të madhe në periferinë veriore, ka një makinë superluksoze pa punuar, as nuk ka punuar ndonjëherë ne jeten e saj… Kur fillova ti them se nuk mund te te jap kaq shume leke, duhet te fillosh te punosh dhe ti te kontribuosh, sepse tani me krizen me kane rene te ardhurat filloi te me shantazhoje duke më thënë se nëse nuk i jap këto lekë, do shkonte në polici për të thënë se kam tentuar ta përdhunoj dhe se kam abuzuar me fëmijën. Ajo është një person impulsiv dhe i pamëshirshëm” , pohoi doktori.

Ai tregon se edhe pse fëmija u regjistrua në emër të burrit të Klaudias, sepse ajo vetë nuk ishte divorcuar sërish e njohu vajzën si të tijën dhe që atëherë Klodiana merrte pa ndërprerje ushqimin dhe paratë e përcaktuara nga gjykata.

“Unë dua që fëmija të jetojë në një familje normale, sepse ajo mungon nga mëngjesi në mbrëmje, nuk e di ku shkon, fëmija kërkon të rrijë me ne, domethënë qan me zemër sa herë që vjen. Gjykata kishte urdhëruar ekspertizën e psikiatërve që e gjetën të paaftë për të qenë nënë. Psikiatri e gjeti atë si një person impulsiv, emocionalisht të paqëndrueshëm“, shton ai.

Sipas dëshmisë së mjekut okulist në atë kohë, gruaja “tentoi ta linte fëmijën në komisariat, duke thënë se ishte e sëmurë dhe se nuk mund ta rriste dhe se e kanë marrë nga komisariati dhe prokurori për të miturit.

“Kisha disa dyshime. Megjithatë, që në momentin e parë që lindi dhe para se të lindte, i dhashë para për të shkuar te gjinekologu, e mbështeta. Kam paguar qiranë e shtëpisë, kam paguar këstet e makinës, pra shumë para. Ngaqë mendova se kishte shumë mundësi që fëmija im të ishte i imi dhe ngaqë mendova se edhe unë isha përgjegjës për këtë situatë, për arsye humanitare, nuk e lashë të braktisur. Edhe pse ADN-ja nuk ishte bërë dhe kështu e konsiderova fëmijën si timin dhe shkova, e shihja shumë shpesh dhe kështu me radhë kjo zonjë donte që unë të largohesha nga shtëpia, të largohesha nga familja. I thashë që në fillim që nuk doja fëmijë por ajo më tha se ishte sterile e nuk mund të bënte fëmijë Gjithsesi, ajo synonte, pra që në fillim, të mbetej shtatzënë. Dhe për ta përdorur këtë për të pasur disa të ardhura dhe me shumë e ndoshta për të pasur një arsye për të qëndruar në Greqi.  Edhe gjyqtarët kanë ngritur duart lart. Shumë ndihmës shtëpiak kanë shkuar dhe janë ankuar në komisariat. I merrte për një javë dhe më pas i përzinte dhe i rrihte. Për të mos i paguar”, përfundoi okulisti.

Klodiana Çelo Pavlidou është shqiptarja, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Okulisti i njohur George Neos, është partneri i saj i cili po lufton për jetën në spital. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni greqi klodiana çelo klodiana celo pavlidou shqiptarja vret burrin ne greqi greqi klodiana çelo klodiana celo pavlidou shqiptarja vret burrin ne greqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin