LIVE UPDATES
Bota

Flet Vaclav Klaus, babai i euroskeptikëve: Si do të dalin zgjedhjet europiane

14 March 2019, 13:45 Nga DOSJA
Flet Vaclav Klaus, babai i euroskeptikëve: Si do të dalin zgjedhjet

Të flasësh për Europën me Václav Klaus do të thotë të konfrontohesh me atë që kontinentin e ka parë të përçarë, të copëtuar, të shqyer nga ideologjitë e ‘900 dhe në fund të bashkuar nën atë flamur blu me yje që e ka kritikuar qysh nga momenti i parë. Domethënë qysh kur ka nisur të hedhë farën e euroskepticizmit, jo vetëm si Kryeministër çeksollovak, por edhe si President i Republikës Çeke (nga viti 2003 deri më 2013). I tiji mund të përkufizohet si një mendim proto – sovranist, edhe pse si profil akademik shfaqet gjithmonë si një liberal i bindur. Thjesht, në mënyrën më politikisht korrekte të mundshme, thekson se për të shpëtuar Europën si entitet është e nevojshme të çinstalohet Bashkimi Europian si superstrukturë dhe të kalohet në një bashkëpunim të lirë midis vendeve që aktualisht e përbëjnë, duke ruajtur lirinë e lëvizjes pa hequr kufijtë. Gli Occhi della guerra e kanë takuar me rastin e vizitës së tij në Romë, i ftuar me librin e tij Të kuptosh emigracionin (shtëpia botuese Giubilei Regnani) në kuvendin Europa Sovraniste të organizuar më 9 mars nga think tank Nazione Futura.

Presidenti Klaus, e tejkaluar dikotomia e djathtë/e majtë, zgjedhjet e radhës europiane do të jetë ato të popujve kundër elitave?

Megjithëse ndarja themelore e politikës së sotme ka një dimension vertikal, nuk besoj se kategori si e djathtë dhe e majtë janë tejkaluar. Nuk do të jenë edhe në të ardhmen. Ndryshon vetëm forma.

Në çfarë mënyre?

Për shembull, elitat për të cilat flasim nuk janë aspak pa formë. Përkudnrazi, janë në të gjitha sepktet forca të majta, edhe pse shtiren sikur nuk e dijnë.

Dhe të flaken tej në sekretin e kutisë së votimit…

Nuk besoj. Pres që forcat euroskeptike të mund të arrijnë rezultate më të mira sesa në të kaluarën, por partitë proBashkimi Europian do të mbesin mazhoritare.

Domethënë, asnjë Europë të Kombeve?

Jo. Nuk do të ketë ndryshime kaq të thella. As formimi i një konstelacioni të ri potencial antiBashkim Europian brenda Parlamentit Europian nuk do të jetë i mjaftueshëm. Nevojiten ndryshime të thella në mentalitetin e qytetarëve.

Projekte si Internacionalja Sovraniste e Matteo Salvini dhe The Movement i Steve Bannon nuk mund ta përshpejtojnë këtë vetëdijësim nga ana e popujve?

Me hidhërimin tim më të madh, nuk e kam takuar kurrë zotin Salvini, që gjithsesi nuk e konsideroj një populist të djathtë. Idetë e Steve Bannon më pelqejnë shumë, jemi konfrontuar shpesh dhe mendoj se influenca e tij potenciale mund të jetë pozitive. Por do të tentoj që të mos e mbivlerësoj.

Cila do të ishte receta juaj për ndryshimin e Europës?

Problemet e Bashkimit Europian kanë shumë dimensione. Në nivel legjislativ, do të duhej të ktheheshim në një qasje paraMaastricht (dhe, natyrisht, t’i themi lamtumirë Traktatit të Lisbonës). Veç kësaj, të dyja shtyllat kryesore e “bashkimit” të epokës së fundit – Marrëveshja e Schengen dhe euro – do të duhej të rishikoheshin. Së fundi, duhet të kundërshtojmë emigrimet në masë dhe t’ua kthemë pushtetin vendimmarrës shteteve kombëtare.

Me pak fjalë, të rifillohet nga zero…

Mjafton të lexohet manifesti i Emmanuel Macron për të kuptuar faktin se Europa kështu siç është nuk kaa arsye të ekzistojë. Jo vetëm është e gabuar, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Në thelb, europeistët do të donin ta transformonin Bashkimin Europian në një subjekt akoma më të rregulluar, më të burokratizuar, më progresist. Vende si Italia – ashtu si Republika Çeke – duhet të luftojnë bashkë për të ndryshuar modelin aktual e integrimit europian. Në rast se përpjekja jonë e përbashkët do të dështonte, lënia e Bashkimit Europian do të bëhej një opsion. Për ta kuptuar, mjafton të shikohen dy dekadat e stanjacionit dhe të performancës së dobët ekonomike të pësuar nga vendi juaj pas adoptimit të euros.

Ju konsideroheni babai i sovranizmit në Europë. Për të përkufizuar teoritë tuaja politike është krijuar deri edhe një term: klausizmi. Kush lider europian e interpreton më mirë këtë doktrinë?

Më josh shumë fakti që konsiderohem si babai i klausizmi. Në realitet, 28 vite më parë, kur themelova Partinë Civile Demokratike, e quajta veten thjesht konservator nga pikëpamja politiko – kulturore dhe liberale në ekonomi. Në të vërtetë, mendimi im, që aq shumë u pëlqen bazave militante, nuk ka kaq shumë mbështetës në nivelet drejtuese të politikës. Le të themi se, megjithëse duke qenë ai klausist, konfrontohem shpesh me zotinOrbán. Kemi shumë pikëpamje të përbashkëta.

Ja, për sa i përket grupit të Vishegradit. Forcat e majta e të gjithë kontinentit mendojnë se ky bllok është një prej problemeve kryesore të Bashkimit Europian. Sidomos për sa i përket pozicioneve në temën e emigracionit dhe të rishpërndarjes së emigrantëve. Çfarë mendimi keni?

Rishpërndarja e emigrantëve është një ide progresiste e papranueshme që synon në ristrukturimin etnik të kontinentit tonë dhe në erozionin gradual të identiteteve kombëtare. Në vend që të mbrojnë kufijtë e Bashkimit Europian, elitat europiane propozojnë këtë projekt inxhinierie sociale që kërcënon historinë, kulturën dhe traditën e vendeve të veçanta. Vendet e Grupit të Vishegradit janë konfrontuar nga afër me ideologji të kësaj natyre dhe janë ngurruese në përsëritjen e përvojave të tilla të ngjashme.

Nga Shtetet e Bashkuara, tek Hungaria dhe deri në Australi, në të gjithë botën rriten masat e survejimit dhe të mbrojtjes së kufijve. Është ku drejtimi i duhur për t’u ndjekur që t’i jepet fund krizës së emigrantëve?

Të gjitha shoqëritë bazohen mbi kufij, tela me gjemba, mure. Është e pamundur që të çlirohemi prej tyre. Ne kemi jetuar për vite të tëra nga ana tjetër e Perdes së Hekurt, megjithatë nuk e kemi menduar kurrë që të teorizojmë një heqje totale të kufijve.

A nuk do të ishte rruga më e thjeshtë për ndalimin e emigrantëve ajo e mbështetjes më shumë e shteteve afrikane?

Jo me ndihmat humanitare, shpërdorime parashë në kuptimin e vërtetë të fjalës që përfundojnë në xhepat e politikanëve dhe të burokratëve të korruptuar. Forma e vetme më efikase e ndihmës është e ajo e tregtimit lirisht me këto vende, pa kuota, pa kufizime, pa barriera burokratike dhe pa imponuar standarde sociale, mkedisore dhe të çdo lloji tjetër.

Qeveria italiane akuzohet shpesh se i shkel syrin Rusisë. Ju që keni jetuar si protagnoist fazat më të pas passovjetike a arrini ta konsideroni si një bashkëbisedues?

Kemi vuajtur për dekada dominimin perandorak sovjetik. Për këtë arsye jemi ndoshta hiper të ndjeshëm ndaj Rusisë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur pas rënies së komunizmit. Duhet t’i pranojmë dhe t’i respektojmë. Nuk janë të mjaftueshëm, por as të anashkalueshëm. Jam i bindur se duhet qenë logjike pranimi i Rusisë si një vend me ambiciet dhe me interesat e veta. Italia ka mundësi që po vepron më mirë se shtetet e tjera europiane.

Po për sa u përket superfuqive të tjera? I konsideroni Kinën dhe Indinë si mundësi apo kërcënime potenciale?

Kina, India, Rusia dhe të gjitha vendet e BRICS-it duhet të jenë partnerë normalë. Atë që do të doja refuzoja me forcë është idea se duhet të luftohet një Luftë e Ftohtë e re. Ne i kemi qenë viktima, dimë diçka.

A ka një rrezik islamizimi të Europës?

Islami është një besim fetar, islamizmi është kërcënim. Është mirë që të frenohet dhe që të mos importohet – aq më pak qëllimisht – në Europë. Në përgjithësi, e konsideroj multikulturalizmin si një ideologji kolektiviste e majtë e epokës moderne. Por, për të qenë i ndershëm, më duhet të pranoj se multikulturalizmi është një pasojë e mënyrës tragjike e mendimit pasmodern, që përfshin edhe universalizmin artificial që parashikon dominimin e kulturës perëndimore.

Marrë nga Periskopi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota republika ceke vaclav klaus republika ceke vaclav klaus

Sondazh

Bota 14 March 2019, 10:12

Një vit koalicion i gjerë: Pasiguri e madhe

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze “Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin