"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë në debat e tja mbathë për Beograd
9 November 2021, 08:47Nga DOSJA
POGRADEC – Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se nesër do të dorëzojë zyrtarisht 4 mijë e 200 firma për mbledhjen e Kuvenit Kombëtar të Partisë Demokratike duke përmbyllur kështu misionin e nisur vetëm para dy muajsh. I pranishëm në Pogradec ku dhe zhvilloi foltoren e radhës e takimin me demokratët, Berisha tha se kryedemokrati Lulzim Basha do të duhet të përulet përpara firmave të demokratëve dhe të njohë mbledhjen e Kuvendit. Në fjalën e tij, Berisha dha dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama të cilin e ftoi në një debat televiziv, përmes të cilit tha se do t’i ‘jepte duart’ e do ta linte të arratisej në Beograd.
Berisha kritikoi edhe abstenimin e Opozitës për borxhin 700 milionë eurosh në Kuvend dhe tha se kjo nuk është mënyra me të cilën uftohet korrupsioni. Referuar fjalëve të Bashës, i cili është shprehur më herët se koha e Berishës ka mbaruar, ish-kryeministri tha se për kohën nuk mund të flasë dot një njeri që nuk e ka pasur kurrë atë. Ai shtoi se në zgjedhjet e Partisë Demokratike nuk ka garuar pas shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas nuk dëshironte që ta shihte PD-në si strehë, duke shtuar se nihëm nuk kërkon prej askujt, por veç nga Gjykata e Parisit ku po përballet me vetë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Berisha zbuloi dhe një bisedë të bërë me kryedemokratin Basha, pas shpalljes non grata. Ai tha se Basha ishte shprehur se vetë ambasadorja Yuri Kim i kishte bërë presion. Në përgjigjen e tij, Berisha tha se i kishte kërkuar Bashës që t’i thoshte Kim që presionet nuk janë mënyra e duhur për tu kuptuar me të. Lideri historik i PD-së tha gjithashtu se e dinte që Basha dhe kryeministri Edi Rama bashkëpunonin në projektin e George Soros kundër tij dhe sërish e ka mbështetur në fushatë.
Ish-lideri historik i demokratëve ka marrë nismën për grumbullimin e firmave të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha. Mes të dyve ka nisur një luftë e ashpër pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”.
POGRADEC– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv. I pranishëm në Pogradec, ku po mban foltoren e radhës me d...
KUKËS- Përmbaruesi i Qarkut të Kukësit, Satbere Shahu ka konfirmuar ndërprerjen e funksionimit të dy Hidrocentraleve në Valbonë. Me anë të njoftimi për med...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasit, duke mos lejuar kompaninë “Bio-Product” të ndërtojë një biznes agroturizmi, i cili pë...
TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë pandemia e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka...
VLORË– Personi që po shikoni në foto është Rubin Hekurani, shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës që u vu sot në pranga.Ai është arrestuar pasi ba...
TIRANË– Dy muaj pas plagosjes së e ish-kreut të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba janë zbardhur edhe targat e atentatorëve me motor. G...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e Call Center-ave. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka rikthyer një ...